back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“O liri, o vdekje” – Ç’mitizimi i Lirisë, nga Havzi Nela – esse nga Emrije Krosi

Gazeta

Havzi Nela - ndër fotografitë e fundit
Havzi Nela – ndër fotografitë e fundit
“O liri, o vdekje” – Ç’mitizimi i Lirisë, nga Havzi Nela
esse nga Emrije Krosi

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due te vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Studiuesja Emrije Krosi
Studiuesja Emrije Krosi

Një ndër poetët më të “krisur”, që sfidoj një nga diktaturat më të egra në Europë, ishte mësuesi patriot, demokrat dhe liridashës, Havzi Nela.

Havzi Nela...
Havzi Nela…

Poezia “O Liri, o vdekje”, është simfonia më gjumuese dhe klithma që çau ferrin komunist, kur liria ishte “dënuar” me kokëprerje. Sfida e poetit, për të “gjetur” lirinë dhe të vërtetën, ishte miti i ekzistencës dhe ekzistencializmit, qëkur Albert Camy pohoj se: “liria është e rrezikshme, sa e rëndë për t’u jetuar aq edhe ngazëlluese” ashtu si vargjet: nuk them se jam trim, jo as frikacak,/ Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;/ Vdekja për liri nuk më tremb aspak,/ Si e duron robninë zemra e nji trimi?! ku revolta e Unit të poetit, është e thellë, se vjen që nga thellësia e shpirti, ku bashkë me guximin, nuk e pranon as robërinë as frikën. Thyerja e mitit të lirisë ose dekostruktimi i lirisë, nëpërmjet vargjeve: “pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!/ Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!/ T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh/ kurrë serbes,/ Këtë s’ia fali vetes,” kjo më ban me u mendue, poeti është i bindur, se vdekja e tij, është afër, por nuk e tremb fare, se ujëdhesat e rrugtimi të tij, ishin bërë mure të kapërcyeshme. Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue, në atdheun ku sfidohet frika, tmerri, vrasja, burgimet, errësira, poeti ndihet fajtor, se nuk ka fuqi të ndryshojë, e quan marrì, se nuk ia “fal vetes”, në vargjet: këtë s’ia fali vetes, metaforizon të huajin e Camy-s, se duhet të vdesësh kot, kur nuk pranon rregullat e shoqërisë. Të “thyesh” disa mite, si: miti i rremë i lirisë, miti i “shoqërisë së lumtur”, miti i “fshatit socialist”, miti i vdekjes për lirinë/ ndaj lirisë, miti i qëndresës, se Kamy thotë: “liria nuk është asgjë, përveçse një shans për të qenë më mirë”. Kjo quhet një liri absurd. Një liri mendimi, nuk është heqja dorë nga shpresa dhe e ardhmja. Në një farë mënyre, poeti e “fakton” edhe me gojën e tij: “deri kur durim, deri kur me shpresë?/ Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due./ Me durim e shpresë nuk due te vdes./ Si jeta dhe vdekja duhen meritue…” Pra, poeti është i lirë, kur heq dorë nga shpresa dhe e ardhmja, duke u përballur në mënyrë të pandërmjetësuar, d.m.th., poeti Havzi Nela, me botën dhe shoqërinë komuniste të kohës. Tekstet poetike të Nelës, janë të vetmet që në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të njëmentën dhe të vërtetën e ka thënë pa “veshje metaforike”, përmes një niveli diskursi të lartë të metrikës dhe figurshmërisë së vargut popullor. Mungesa e shpresës, jo vetëm e njeriut ekzistencialist, por edhe shpërfaqja e dimensionit të mungesës së shpresës dhe ardhmërisë, sipas Camy-s, “kjo mungesë shprese e ardhmërie shënon rritjen e lirisë së njeriut”. Kur poeti e dinte së vdekja, ishte e vetmja liri, madje duke besur se as varr nuk mund të kishte (si Fishta): “le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!/ Liria më thërret, vdekja nuk më tund…” Vdekja e paralajmëruar, nuk e “mposht” poetin. Po e mbyll, me thënien e presidentit anglez, Rusvelt: “më parë do vdekur në këmbë, se sa të jetojmë në gjunjë”. Përsëritja e fjalëve: [vdekje/ varr/ vdes/ liri/ shpresë/ durim/ ngushëllim/ trim/ frikacak/ jetë], janë fjalët kyçe që përfaqësojnë mjeshtërisht këtë poezi.

Marrë nga Muri i FB Emi Krosi, 10 gusht 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.