Ogur
Desiderata prej Max Ehrmann
Kalo qetsisht mes zhurmës e ngutit,
e venia mendjen sa shum paqe mundet me pasë heshtja.
Për aq sa të mundesh pa e ulë vedin,
ji në marrdhanie të mira me të tanë njerzit.
Thueje të vërtetën paqsisht e me kjartësi;
e ndigjoji të tjerët, edhe të mërzitshmit e injorantët;
edhe ata kanë nji histori me kallzu.
Shmangi harbutët e të egrit; ata ta ndrydhin shpirtin.
Po u krahasove me t’tjerët, rrezikon me rritë te vedi mburrjen dhe inatin,
se ka me pasë gjithmonë njerz ma poshtë e ma nalt se ti.
Gzoju me rezultatet e me projektet e tua.
Rueje interesin për punën tande, sado e përvujtun kjoftë ajo;
veç njatë ke primend në dorë për me e ndrru shortin e kohës.
Ji i matun në shkëmbimet e tua, ngase bota asht mbushë me kurthe.
Por kjo mos t’ta verbojë aftësinë tande me e dallue virtytin;
shum njerz luftojnë për idealet e veta, e kudo jeta asht e mbushun me heroizëm.
Ji vetja jote.
Kryesorja mos u shtir në ndjenja e mos ji cinik kundrejt dashnisë:
se pavarsisht bjerrjes dhe zhgënjimit ajo asht e pamort si bari.
Pranoje mirsisht shpirtzbutjen që vjen me moshë,
duke i lanë me buzqeshje të paqtueme gjanat e rinisë.
Kalite forcën e shpirtit që t’i bajsh ballë fatkeqësisë së papritun.
Por mos e torturo vedin tue hamendësue.
Shum frikna lindin prej lodhjes e prej vetmisë.
Përtej nji disipline morale, ji në paqë me vedin.
Ti je nji bir i universit, jo ma pak se pemët e se yjet;
ti ke të drejtën me qenë ktu. Dhe pavarsisht në e ke a jo të kjartë,
nuk ka dyshim se universi asht tue ta hapë rrugën si duhet.
Prandej ji në paqë me Zotin, sidoqë ta mendojsh,
e cilatdo kjoshin betejat e aspiratat tua,
rueje paqën e shpirtit tand edhe në rrëmujën e potershme të jetës.
Me tana mashtrimet, me punët pa mirënjohje e andrrat e grisuna,
kjo prapseprap asht nji botë e mahnitshme.
Mos harro. Mundoju me kenë i lumtun.
Marrë nga muri i Fb i Astrit Canit, 28 dhjetor 2021
.