Pёr debatin e dialekteve dhe gjuhёs standarte
nga Gёzim Zilja
Kam lexuar shpesh në f.b. mendime të ndryshme mbi dialektet e gjuhës shqipe dhe shprehjet “revolucionare” të disave, që gjuhë zyrtare duhet të jetë ajo e veriut, e jugut, një shartim i të dyjave etj. etj. Gjuha shqipe zyrtare është vendosur me ligj në vitin 1972, nga gjuhëtarë dhe albanologë të përgatitur, njohës të thellë të dialekteve të shqipes dhe është ajo që kemi sot. Të gjitha shtetet e përparuara ose jo kanë shumë dialekte dhe vetëm një gjuhë zyrtare. Dialektet e pasurojnë shqipen, duke e kthyer atë në një gjuhë hyjnore dhe unike. Një këngë popullore arbëreshe, arvanitase, çame, shkodrane, vlonjate, kosovare, dibrane, tropojane etj, mund të tingëllojë mahnitëse vetëm në atë dialekt që këndohet dhe jo ndryshe dhe ashtu do të mbetet. Kohët e fundit janë botuar dy vëllime me poezi prej përkthyesve Jozef Radi me titullin: “Nektar prej lirikës botnore” dhe Bajram Karabolli me titull: “Poetë të shquar hispanikë”.
Kam hedhur një poezi të Pablo Nerudës, njëra e përkthyer në dialektin verior dhe tjetra në atë jugor. Për mua janë si dy ngjyra të një ylberi.
Buzëqeshja jote
Përkthim nga Jozef Radi
Edhe bukën mundesh me ma hjekë
edhe ajrin mundesh me ma ndalë
veç mos ma hjek njat trandafilin tand
njat shigjetë që m’shpon tejpërtej
e befas ujnat shpërthejnë prej haresë tande
n’at spirale dallgësh t’argjanta që ty të lind.
E ashpër beteja ime, unë mbrrij me sy t’lodhun
Shpesh tuj e pa njat tokë që s’ndryshon,
Po tuj u shfaq ti, buzëqeshja jonë ngjitet qiejsh
Tuj kërkue me m’i hapë krejt portat e jetës…
Buzagazi yt
Përkthyer nga Bajram Karabolli
Po të duash më lër pa bukë
edhe pa ajër më lër, veç
mos më lër pa buzagazin tënd.
Mos më lër pa trëndafilin,
pa shigjetën që aq ëmbël shpon
pa ujin që papritmas
shpërthen te buzagazi yt,
si dallgë e beftë bime
që të gjallëron.
I paepur luftoj dhe kthehem
me sytë këputur së lodhuri
sa herë që shikoj
tokën që nuk ndryshon,
por dije se buzagazi yt
në qiell ngrihet e më kërkon
e atëherë para meje
hapen gjithë dyert e jetës.
.
Marre nga muri i FB. Gezim Zilja, 19 Janar 2020