back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Pa përfaqësim… s’mund të ketë demokraci! nga Jozef Radi

Gazeta

28 Janar 2017 - Pallati i Kongreseve
28 Janar 2017 – Pallati i Kongreseve
Me 28 janar 2017, isha i ftuar me shumë dashamirësi
për të përshëndetur krijimin e Partisë më të re “Aleanca Popullore për Drejtësi”.
Iniciatorët e Saj i njihja drejtpërdrejtëdhe kisha folur disa herë me ta,
dhe sigurisht e përkrahja guximin e tyre për të bërë diçka të re,
në llumin ku na ka zhytur komunizmi dhe postkomunizmi.
Statutin dhe Programin e Partisë së Re e kisha lexuar lexuar me shume kujdes,
rrethanat në të cilat ndodhet politika shqiptare i njoh mjaft mirë,
po më mirë njoh probemet e thella te krijura nga kjo politikë
shtresave të gjera e në veçanti asaj shtrese që i përkas edhevetë.
Konceptet politike dhe idetë e krijimit të kësaj frymë të re të Bilal Kolës,
i njihja mirë dhe sigurisht isha shprehur qartë në mëndimet e dyshimet e mia.
Ajo çka vlerësoj më shumë te ky djalosh i ardhur nga jeta e kampeve,
është njohja e mirë e problemeve, shpirti juridik i trajtimit të tyre,
konceptet e qarta të këtij projekti afatlargët
si dhe fryma anglosaksone e eksperiencave të tij të shtruara për zgjidhje
të terrenin e thyer malor të politikës shqiptare të këtyre 26 viteve.
Në kët zhgënjim dhe çorodi të madhe të politikës shqiptare,
ku lulëzon dukshëm fryma e përjashtimit dhe e mospërfaqësimit
të krejt atyre që nuk mendojnë komunisçe, më shtyu dhe do të më shtyjë
ta përkrah jo thjesht APD-në,
por frymën e daljes nga zhgënjimet dhe demagogjia postdiktaturë
Sigurisht një bashkësi e madhe njerzish vullnetmirë,
që kanë një emërues të përbashkët,
kanë të drejta absolute përfaqësimi për krejt pësimet e gjata,
të cilat vazhdojnë të shtyhen në kalendat greke me një madhështi kriminale…
Të qenit optimist ndaj diçkaje të re, dhe bashkangjitja e energjive
në emër të një të nesërmeje ndryshe, për mua është një motiv jete!
Përse të mos e dëshmoja energjikisht kët parim timin,
aspak të verbërt ndaj kesaj çeshtjeje absolutisht e drejtë!
Pikërisht kjo përshëndetje e imja më 28 Janar 2017,
në një sallë Kongresesh të mbush plot,
është thjesht, ajo çka unë e ndjeja së thelli brenda vetes!
jozef radi, 5 shkurt, 2017

Censurë komuniste...
Censurë komuniste…

Pa përfaqësim… s’mund të ketë demokraci!

nga Jozef Radi

(në konventën e hapjesë së Aleancës Popullore për Drejtësi)

Nuk është e lehtë, që mbas 26 vitesh pluralizëm politik, t’i rikthehemi edhe njëherë asaj kauze, e cila prej kohësh duhej të kishte gjetur shtratin e vet të zgjidhjes në rrjedhat e politikës shqiptare. Duke besuar se në politikë fitojnë gjithnji alternativat e reja dhe figurat e prespektivës në përballje jo të lehtë me partitë tradicionale përplot me dritëhije të lavdisë së tyre, apo individë të brejtur nga pushteti dhe klanet, për të cilët vetë historia në vazhdimësi na mëson, se ciklet e tyre mbarojnë dhe mbyllen një ditë dhe ata i kalojnë për shqyrtim gjakftohtësisë historike.
Koha na ka dëshmuar se duhen gjithnji energji të freskëta, ide alternative dhe figura të reja për t’i vënë në lëvizje motorët e jetës politike, përmes shpresës së një bote më të mirë dhe, një besimi të ri për t’u projektuar në të ardhme.
Unë besoj, se ne shqiptarët nuk jemi popull aq i pafat sa ne mendojnë për veten tonë! Asnjëherë s’duhet të harrojmë se jemi ndër popujt më të rinj në Europë – në pikëpamjen demografike, ndër popujt më të lashtë – në pikëpamjen historike, dhe ndër popujt më dinamikë – në pikëpamjen e mundësive ekonomike; të gjitha këto bashkë të mjaftueshme për t’u projektuar dinjitetshëm në nji të nesërme ndryshe.
Sigurisht, të gjithë ne këtu, jemi koshientë për gjithë çka ndodhur në këto 26 vite postdiktaturë. Secili prej nesh ka vektorin e vet të gjykimit për pozitiven apo negativen e kësaj epoke, por ajo çka unë gjykoj dhe besoj se na ka shtyrë të mblidhemi këtu, është gjykimi me realizëm i fakteve dhe përbashkëta e vektorëve negativë të ndodhur mbi ne dhe ndaj nesh. Pikërisht kjo gjë nuk na lejon të mbetemi në kohë të pafundme pritjesh e në ndërdyshje të mëtejme alternativash.
Pa përfaqësim... s'mund të ketë demokraci!
Pa përfaqësim… s’mund të ketë demokraci!
Sigurisht kjo parti e re politike, kjo frymë e re politike, siç edhe projektohet “Aleanca Popullore Për Drejtësisë”, e ka krejt të qartë këtë tabllo politike, prandaj përgëzimi im u përket krejt guximtarëve, të cilët morën përsipër t’i futen kësaj beteje të gjatë e të vështirë në politikën shqiptare, që një ditë të merrnin përsipër ndërtimin e shtëpisë së tyre!
E theksoj Ndërtimin e Shtëpisë Sonë të Përbashkët!
Nji parti e re politike, në kët skakierë shahu, ku pothuaj gjithë vendet janë të zëna kahera, mund të mos zgjojë shumë emocione dhe shumë besim në njerëz! Unë mendoj se nuk është kështu! Kjo skakierë politike tashmë e ka kryer misionin e vet, dhe duhet o një rivendosje e ashpër mbi këtë skakiere… o ofrimi nji skakiere të re ku të projektohen ide të reja, një frymë e re, alternativa shpresëdhënëse që të mos ndjehemi më të përjashtuar..!
E vështirë?!? Sa të duash! Deri në kufijtë e së pamundurës! E domosdoshme?! Si ajri, si uji, si buka: që kërkon guximtarë, vizionarë dhe përbashkues për krijimin e Shtëpisë sonë!
Sa e mundur është kjo, dhe kur mund të realizohet një gjë e tillë, unë s’mund ta përcaktoj, por di të them, se koha dhe një masë gjithnji e madhe njerëzish e kërkojnë me urgjencë ndërmarrjen e një veprimi të tillë, mjaft më me fasada demagogjike dhe premtime në prag fushatash elektorale!
Zgjedhjet e reja të këtij viti e kanë bërë më të ngutëshme këtë alternativë, edhe pse koha e mbetur nuk premton shumçka…! Si shumë prej jush të mbledhur këtu, edhe unë mendoj se kjo është një domosdoshmëri jetike që nuk pret.
Por, përpara se të flasim për këtë alternativë të re, le të shpjegojmë pse ajo është sot më e domosdoshme se kurrë…
Po përpiqem të jem sa më konçiz në mendimin tim.
Me dështimin e regjimit komunist u hap një epokë e re pluraliste e shpresëdhënëse. Pjesa më idealiste, më e gatshme për sakrifikim ishin shtresat që kishin pësuar dhunën komuniste. Këta ishin jo vetëm ish të përndjekurit politikë, dhe pronarët e ligjshëm në fshat e në qytet, po edhe krejt ajo shtrese që nuk e kishte përcjellë me entusiazëm diktaturën komuniste.
Mbas 26 vitesh postdiktaturë, duke e parë me kujdes këtë pëlhurë të endur me mjaft diabolizëm, shumë prej kësaj shtrese vërejtën gjithnji e më qartë se shumçka qe e projektuar në mënyrë tinzare. Me kalimin e viteve krejt ajo shtresë e gjerë, të përndjekurish politikë, pronarësh të ligjshëm dhe shtresa që s’bëri kompromis me diktaturën, pra, opozita e vërtetë: ajo e dënuara, e përjashtuara, e heshtura… u solidarizua me Partitë e Shpresës së Madhe.
Me makinacione politike nga më të rafinuarat, në mënyrë konstante e të vazhdueshme ajo vazhdoi të pësojë një trajtim të maskuar përjashtues, së pari në seleksionim, së dyti në vendimmarrje, e më pas, dora dorës nga krejt hallkat e strukturës së pushtetit qëndror e lokal, duke mbetur jo minorancë, por ndodhi nji asgjësim i plotë i pranisë së saj politike!
Alternativa më e re: "Aleanca Popullore për Drejtësi"
Alternativa më e re: “Aleanca Popullore për Drejtësi”
Në zgjedhjet e fillimeve politike, kjo shtresë, edhe pse e përzgjedhur me piskatore, pati figura përfaqësuese e mbiemra të njohur si: Arbnori, Spahia, Dosti, Toto, Golemi, Llaftiu, Butka, Ypi, Kauri, Juka, Çoku, Topalli e mjaft të tjerë, të cilët me kalimin e legjislaturave erdhën duke humbur çdo gjurmë e këtij përfaqësimi, derisa mbrritën në situatën e sotme, ku përfaqësimi është pothuaj zero!!
Dhe pa përfaqësim, s’mund të ketë demokraci! E theksoj edhe nji here: Pa përfaqësim, s’mund të ketë demokraci!
Pikërisht kjo frymë e dukshme përjashtuese, prej partive që mbetën vazhduese të partisë komuniste, po edhe më pas prej partive që fillimish qenë të hapura ndaj këtyre shtresave, po me kalimin e viteve morën trajtën e hinkës… çoi në kufijtë e mbylljes së plotë.
Kjo e bëri të domosdoshme, një frymë të re opozitare dhe disi rebele ndaj krejt politikës së sotme. Lindja e partisë “Aleanca Popullore Për Drejtësisë”, uroj të ketë në themel idenë e Shtëpisë Sonë të Përbashkët.
Unë besoj te fryma e opozitarizmit të këtyre shtresave – të manifestuara me aq dinjitet në të gjitha kohrat! Unë besoj te kriteri i domosdoshëm i përfaqësimit në çdo hallkë të jetës politike – së paku në ato përmasa që ajo gëzon në terren; Unë besoj te lufta e pakompromis kundra korrupsionit – një gangrenë e rrezikshme që po e grryen mbarë shoqërinë shqiptare!
Mbetem i bindur se një nismë e tillë do të gjejë përkrahje gjithnji edhe me të gjerë nisur edhe prej faktit të mospasjes së asnjë përgjegjësie, për gjithë aferat korruptive ku janë përfshirë hallka shumta të pushteteve prej legjislativit dhe ekzekutivit, e deri te pushteti lokal, gjyqsor e mediatik…
Bunkeri me Figurat e Intelektualëve të Ekzekutuar
Bunkeri me Figurat e Intelektualëve të Ekzekutuar
Së pari unë besoj në mundesinë e përfaqësimit dinjitoz të kësaj shtrese që ka pësuar prej politikës dhe që mund t’i shërbejë një politike ndryshe… së dyti besoj se pjesmarrja e saj në vendimmarrje do të jetë një nga hallkat kryesore e ekuilibreve dhe paqes sociale; së treti mendoj se koha e përjashtimeve dhe përzgjedhjeve me piskatore, ka marrë fund njëherë e mirë!
Mbetem i bindur se kjo shtresë e gjerë sociale, sa brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka dëshmuar e do të vazhdojë të dëshmojë se ka dashuri dhe sakrifica të thellë, se ka ende dhimbje dhe përkushtim për këtë vend, po ka edhe alternativa që meritojnë të vlerësohen dhe respektohen…
Dëshiroj që gjithë partitë e spektrit politik të djathtë në fqinjësi me këtë parti të re, ta shohin atë një simotër të tyre në këtë betejë të vështirë e të përbashkët dhe jo si shemër.
“Aleanca Popullore Për Drejtësisë”, kjo forcë e re politike, le të jetë vazhdim i nji traditë të hershme politike opozitare, le të bëhet Shtëpi e Përbashkët e së Djathtës, një alternativë e suksesshme opozite po edhe pushteti…
Që të mbrrihet te realizimi i këtij projekti, ajo do të ballafaqohet me beteja të vështira e të shumta, me kundërshtarë shpesh jolealë, me aleanca të nevojshme e të matura, për t’u dalë zot alternativave të reja, me të cilat do ta ballafaqojë e arthmja…
Le të besojmë të gjithë së bashku në Ndërtimin Shtëpisë sonë të Përbashkët

Jozef Radi, Tiranë, 27 janar 2017

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.