Padër Meshkalla para gjyqit komunist
nga Viki Frani
Gjykatësi mbas procesit të At Pjetër Meshkallës, e pvet për herë të fundit:
“I pandehuri Pjetër Meshkalla, a keni gja për me shtue?”
At Meshkalla iu përgjigj:
“Ne jemi dy vija paralele që nuk takohen kurrë, e jueja do ta ketë nji fund shumë shpejt, kurse kjo e jemja asht e pafund…”
Në sallë ra heshtja!
Mbas nji pauze nji prej oficerave e pshtyu priftin, dhe piklat e pshtymës i ranë në ballë…
At Meshkalla me qetësinë ma të madhe, me mangën e xhaketës së vjetër e fshiu ballin e tij, dhe ju drejtue oficerit!
“Mue, kurgja s’më bani pshtyma jote, porse ti diftove edukatën tande!”
.
Marrë nga muiri i fb i Viki Frani, 21 nantor 2019
.