back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Pak dritë mbi figurën e Qazim Mulletit nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Qazim Mulleti - Prefekt i Tiranes
Qazim Mulleti – Prefekt i Tiranes 

Historia duhet shkruar ashtu siç është…

Pak dritë mbi figurën e Qazim Mulletit

nga Adriatik R. Dosti

Nuk e di saktësisht nëse Bashkia e Tiranës… apo Këshilli i saj që përbehet nga socialistë, lësëistë e demokratë… të jetë marrë ndonjëherë me vlerësimin real a rivlerësimin historik të disa prej figurave më të rëndësishme të jetës politike, shoqërore e sociale që kanë drejtuar Kryeqytetin e shqiptarëve që prej themelimit të tij më 1925 e në vazhdim…
E politizuar deri në ekstrem, sidomos nga diktatura gjatë periudhes 1944-1991, shqiptarëve u është servirur gjithmonë dhunshëm historia e gënjeshtërt e Kombit të tyre si dhe u janë denigruar për qëllime të caktuara sërish politike qindra figura të shquara të historisë kombëtare të Shqipërisë.
Në këtë kuadër në pak radhë të këtij shkrimi – kujtesë për Bashkinë e Tiranës… dua t’ju sjell ndërmendje drejtuesve të saj, pavarësisht ngjyrimit politik të cilit i përkasin që…
…është në nderin dhe dinjitetin tuaj, të rivlerësoni ashtu siç ka qënë në të vërtetë, siç është e siç i duhet servirur opinionit publik kryeqytetas e atij mbarëkombëtar shqiptar… figura intelektuale e patriotike e ish Prefektit të Tiranës gjatë Luftës së Dytë Botërore: Qazim Mulleti! Figurë të cilën në mënyrën më të paturpshme e antinjerëzore, por edhe antishqiptare regjimi komunist e degradoi në mënyrën më poshtëruese e më të qëllimshme…
Eshtë në nderin e Bashkisë së Tiranës, fjala vjen që Sheshi i rinovuar i Pazarit të Ri, të marrë emrin Sheshi Qazim Mulleti… si dhe diku aty pranë ku ka jetuar familja kryeqytetase, patriotike, intelektuale e atdhetare… Mulleti… të ngrihet e të vendoset edhe një bust a statujë e tij…
Them për këtë shesh, pasi aty pranë ka qenë shtëpia e famëshme patriotike dhe intelektuale e tij dhe e Familjes së Mulletëve…
Gjithashtu, ju propozoj që të miratoni më anë të një ligji a dekreti të veçantë… ndalimin e rishfaqjes së Komedisë Prefekti… në të gjitha llojet e mjeteve vizive kombëtare… që duke denigruar figurën e Qazim Mulletit e të familjes së tij patriotike i shërbeu vetëm, ideollogjisë përçarëse e antikombëtare shqiptare të Diktatorit e Diktaturës së tij kriminale!
.
Hasan Prishtina (në rreth) me tre miqtë të tij: Qazim Mulleti, Beqir Valteri e Azis Çami, pak para atentatit ndaj Mbretit Zog, Vjenë 1932
Hasan Prishtina (në rreth) me tre miqtë të tij: Qazim Mulleti, Beqir Valteri e Azis Çami,
pak para atentatit ndaj Mbretit Zog, Vjenë 1932

Ja cili është Qazim Mulleti i vërtetë…

I papërlyer me ngjyrimet politike…

Lindi në Tiranë me 20 dhjetor 1893, dhe vdiq në Romë me 28 Gusht 1956.
Ndoqi studimet në Gjimnazin e famshëm ”Zosimea” të Janinës, e më pas ne Kolegjin turk të Stambollit ”Gallatasaraj”, ku i përfundoi ato me Medalje Ari.
Më pas në studime speciale do të dipllomohej në Vjenë edhe për Dipllomaci ushtarake të luftës.
I ditur, i kulturuar, qytetar i dorës së parë, atdhetar e patriot i orëve të para.
Zotëronte e fliste lirshëm 9 gjuhë të huaja si: italisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, arabisht, serbo -kroatisht, greqisht, latinisht dhe osmanisht…
Së bashku me një grup studentësh tiranas, me 1912 merr pjesë në ngritjen e Flamurit Kombëtar në Tiranë…
Më 1920, merr pjesë në Kongresin historik të Lushnjes.
Po me 1920, do të ishte në krye të Vullnetarëve kombëtare, si Komandant i tyre kundër hordhive serbe.
Më 1921, është pjesmarrës tepër aktiv në Kongresin e Bashkimit Kombëtar në Vlorë, së bashku me patriotët e shquar të kohes Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Maçi… si përfaqësues të Shoqërise atdhetaro – patriotike ”Lidhja Kombëtare”.
Shtëpia e tyre e Mulletëve… në rrugën e sotme ”Qemal Stafa”, në Pazar të Ri, në ato vite jo vetëm që shërbeu edhe si godina e parë e një Ministrie shqiptare asaj të Bujqësisë, por u bë edhe një ndër Rezidencat e para të Qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes, duke strehuar provizorisht edhe përfaqësuesit e parë të Tiranës si Kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë…
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Qazim Mulleti (që për arësye të ndryshme pak vite më parë qe radhitur në krahun antizogist…) do të ishte Prefekt i Tiranës, duke ndihmuar jo pak një numër jo të vogël nacional-çlirimtarësh të asaj kohe dhe patriotësh e intelektualësh shqiptarë e sidomos kryeqytetas e nga zonat e Shqipërisë së Mesme, me të cilët Fashizmi kishte qartazi llogari të hapura.
.
Kutia metalike me eshtrat e Qazim Mulleti
Kutia metalike me eshtrat e Qazim Mulletit

E ripërsëris, është koha për të mos thënë se si kudo e në çdo gjë jemi të stërvonuar që ne shqiptarët të rishkruajmë qartësisht dhe egzaktësisht, të zezën mbi të bardhë… Historinë tonë të vërtetë kombëtare duke i dhënë secilit atë çka i takon… çka do të thotë …atë që ka bërë e ka lënë në të mirë a në të keq të Kombit e të popullit të tij…

E thënë me dy reshta: Qazim Mulleti i vetëm dinte aq gjuhë të huaja sa çdinte e gjithë Byroja politike e Enver Hoxhës… marrë së bashku… Kishte lexuar aq libra sa ç’kishte lexuar i gjithë Komiteti Qendror i Diktatorit… dhe kishte aq kulturë, qytetari e civilizim… sa që Khmeret e Kuq të Diktatorit të Zi shqiptar… nuk e patën dot Kurrë…
Ndaj mjaft më me politizime ekstreme, banale, bajate e te neveritëshme… ku tradhëtarët ende i kemi Heronj të Kombit dhe Heronjtë e Vërtetë të Kombit i kemi zbritur dhunshëm nga piedestalet!
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.