Pak rreshta emocionues ndaj Kombëtares Shqiptare – në Europa 2024
nga Denis Baxhaku
Kur je rrugëve të qyteteve ku luan Shqipëria, s’e përshkruan dot me fjalë se çfarë emocionesh të përcjellin!
Na u dukte Dortmundi, sikur po luanim në Tironë! Kudo flitej shqip, kudo valviteshin flamuj shqiptarë, makinat ishin përplot me flamuj kuqezi… Dëgjoje toskë e gegë… dëgjoje Preshevë e Konispol; Kostur e Tropojë, Gjakovë e Mitrovicë; Bujanovc e Gjirokastër; Korçë e Tivar, Ulqin e Berat; Gostivar e Vlorë, Fier e Pejë; Lushnje e Tironë, Durrës e Tetovë, Shkodër e Shkup dëgjoje shqiptarë nga Australia, nga Zelanda e Re, nga Kanadaja, nga Amerika pa folur për taa që vijnë nga Europa, të ardhur apostafat për ndeshjet e Kombëtares sonë në këtë Europian të Dytë! Qanin nga gëzimi, nga emocionet… ndaj edhe lutena kur do të vijë dita që të gëzojmë të gjithë kështu bashkë edhe në tokën tonë dhe jo si emigrantë…
Marrë nga Muri i Erion Kristos, 20 qershor 2024