Pak rreshta nga skeda dhe një foto e Beqir Çelës
Beqir Çela nga Karbunara e Lushnjës, ishte njëri ndër të ekzekutuarit në procesin e parë të “grupit të deputetëve” më 10.10.1947, në moshën 34-vjeçare dhe u dënua me pushkatim.
Më 1933, mbaroi Shkollën Teknike Amerikane.
Shërben si mësues në vitet 1933-1934 në Krujë, dhe më 1934-1941, në Durrës.
Më 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarsisë së Shtetit Shqiptar, u shpall autor fitues i tekstit të Himnit të ri Kombëtar.
Më 1944-’45 punon në seksionin e arsimit të Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës Durrës.
Më 1945, është mësues në Fier, po është gjithashtu përkthyes i anglishtes në ATSH e më pas edhe gazetar në gazetën “Bashkimi”.
Më 1945-’46 drejtor shkolle në Durrës.
Akuzohet se kish qenë “nënkryetar i komitetit qendror të organizatës tekniko-sabotatore, e cila ishte ngritur dhe drejtohej nga amerikanët, me qëllime informacioni dhe sabotazhi”, etj.
U pushkatua me 11 nëntor 1947..
Marrë nga muri i FB i Kastriot Dervishi, 20 tetor 2021
.
Ps. Biblioteka Ime ka lënë edhe këtë shënim:
Beqir Çela përktheu nga anglishtja “Liza në botën e çudirave” dhe shkroi “Himnin e flamurit” për të cilin fitoi edhe konkursin e shpallur për këtë qëllim.
Bijtë e tij dhe gruaja e tij e nderuara mësuese Erveheja (halla e Rinush Idrizit), kaluan me kokën lart, të gjithë kalvarin e persekutimit komunist.
.