back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Palok Traboini – 14 korriku 1951 – dita e fundit e tij në jetë

Gazeta

Kolec P. Traboini
Kolec P. Traboini
Palok Traboini
14 korriku 1951 – dita e fundit e tij në jetë

Palok Luc Çeku – Gojçaj, i rritur në familjen e mësuesit Andrea Skanjeti dhe bashkëshortes së tij Motrës Tone Idromeno – Skanjeti, ishte mësues nga viti 1908 -1912 në Prizren, bashkëpunëtor i gazetës “Koha/ Bashkimi” 1910, e Dom Ndoc Nikajt, sekretar i Dedë Gjon Lulit e luftëtar i Pavarësisë, përmes Dalmacisë solli Flamurin në Deçiq me 6 prill 1911, dhe autor i poemës “Lufta e maleve” dhe luftëtar në Luftën e Koplikut, 1920.
Varri i tij është në Rrmaj, Shkodër, eshtrat e gjyshërve në Traboin të Hotit. Me la 5 vjeç, por kurrë s’më ka munguar sepse bëmat e baballarëve janë udhërrëfyes për fëmijët e pasardhësit.
Lum ai që lë pas vepra që bëjnë dritë për ata që vijnë pas.
Kolec Palok Traboini

Palok Traboini (foto Marubi)
Palok Traboini (foto Marubi)

14 & 15 Korriku – Dy data në jetën e Palok Traboinit
(Familja Çekaj – fisi Gojçaj i Traboinit të Hotit)

Pasi mori pjesë në të gjitha luftimet kryengritese në 1911-1912, më 15 korrik 1912 mësuesi luftëtar Palok Traboini u plagos në luftën e Haramisë në përleshje me forcat ushtarake turke, të cilat Hoti e Malësia e Madhe i përballoi me trimëri të pashoqe.
Ma poshtë janë kronikat e luftimit të korrikut 1912, ku përmëndet edhe Palok Traboini.

Përpjekja e Samoborrit
Natën e 11 korrikut 1912 rrethueme Samoborrin dhe e mormë pa lind dielli. Më 12 korrik u ramë 50 nizamëve që po ktheheshin prej Bukoviçit, ku kishin çue ushqim. I qitme fare, gadi krejt, veç disave që ranë në dorë. Mbeten dekun prej nesh Lek Ded Vuji dhe u varrue Zef Met Haxhia.

Përpjekja e Nokonjelit
Në at gjak të nxehtë, mbas një çerek sahati, rrethueme Nokonjelin, nji kodër me istikam përballë Bukoviqit.
Mark Ded Gjo Staka, Palok Traboini dhe unë ja mbrrime buzë istikamit. Nji nizam qiti mauzerren për frangi për t’na çartë. Mark Ded Gjo Staka i ndëj gati e i kapi pushkën.
Nizami s’e lëshoi, Por Marku, burrë i lidhun i dha vedit e ra ledhi me gjithë nizam.
Paloka pa lanë kohë ndërmjet vrau oficerin turk. Atëherë Hoti u turr nëpër  ledh e afër 80 nizamë ranë në dorë se s’ kish kush t’i udhëhiqte.

Marrë nga libri: “Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912”, Tiranë 1962, fq. 446-448, / dëshmi nga Martin Ujk Çeku, vëllai i dëshmorit te kryengritjes Gjon Ujk Çeku, përgatitur nga Petraq Pepo.

Marrë nga muri i Kolec Traboinit 14 korrik 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.