Panteoni i librit shqip krijuar nga bisnesmeni Hasan Gigollaj
nga Ndriçim Kulla
Ne shqiptarët, realisht nuk po lexojmë shumë. Sipas informacioneve mediatike vitin e kaluar rreth një milion qytetarë në Shqipëri nuk kishin lexuar asnjë libër. Një fakt tragjik për të ardhmen e kombit, ku në çdo vend perëndimor do të kishte krijuar alarm për shoqërinë dhe shtetin. Por këtu nuk pipëtin asgjë. Është për të ardhur keq që shteti shqiptar në Shqipëri, nuk po bën atë detyrë që paralajmëronte dikur shkrimtari dhe ekonomisti i shquar Dhimtër Pasko, alias Mitrush Kuteli, i cili sipas një studimi të tij thoshte, se për shkak të tregut të vogël, shteti shqiptar duhet t’i “bëjë sytë katër” dhe ta marrë nën patronazh librin. Për fat të keq shteti shqiptar, si këtu në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, nuk e ka bërë dhe nuk po e bën “qejfin qeder”. Libri shqip po vuan në fatin e tij të keq.
Por fatmirësisht ndonjëherë ja ku po na vjen edhe ndonjë lajm i mirë, ndoshta edhe si një sfidë për këtë “armiqësi” të heshtur të shtetit me librin shqip.
Shikoni se çfarë Panteoni i ka krijuar librit shqip bisnesmeni Hasan Gigollaj.
.
Librari “Altera” e inauguruar këto ditë në qytetin e Prizrenit me hapësirat e saj të mëdha me arredimin e mrekullueshëm tregon se me gjithë pavëmëndjen e politikave shtetërore, për ta marrë nën mbrojtje botimin dhe shpërndarjen e librit shqip, ka individë të spikatur që thurin ëndrra me të.
Urime, zotit Hasan Gigollaj që po jep një mesazh plot guxim me bisnesin tënd, për t’i kthyer vëmendjen librit në të gjitha trevat shqiptare.
Kjo është me të vërtet një inisiativë e pastër shqiptaro- europiane
.
Marrë nga muri i Fb, i Ndriçim Kullës