back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Parajsat Artificiale & Shkrimtaret Temporale – esse nga Leka Ndoja

Gazeta

Studiuesi Leka Ndoja, në mbrëmjen e diskutimit të librit "Pa Moshë" të Kafexhiut
Studiuesi Leka Ndoja

Parajsat Artificiale & Shkrimtaret Temporale

esse nga Leka Ndoja

Peshkatari – metaforë e përjetëshme e kërkuesit të gjallesave fillimisht për nevojat e mbijetesës – në kohët e civilizimit profesioni i dikurshëm i tij u kthye në art. Peshkatari a gjuetari fillimisht përcakton zonën e gjuetisë – ndërsa në kohët e themelimit të shtetit ligjor – dmth vendosja e tij në funksion të forcës, zona e gjuetisë përcaktohej nga enti i epër. Konstitucioni nuk lejon gjuetinë e lirë.
Në kohët moderne peshkimi asht kthye në sport, gjuetia ndonëse e kufizueme, i imponohet gjuetarit përmes shtrëngimeve ligjore. Nga ana e tij peshkatari e gjuetari nga këto kufizime e rithemeloi statusin e tij nga gjuetar në sportist.
Ai që dikur prenë e sapokapur në rrjete e shqyente për përmbushjen e nevojave thelbësore, tashmë e shohim ta ktheje prenë në habitatin e vet. Ai përfton tashme veç zbulimin dhe përjetimin e mistereve të gjuetisë.
Gjithsesi në dëshirën e tij ai zgjedh varietetin që do të lejohesh për t’u gjuejtë dhe në përgjithësi ai rezervon më të mirën për veten e familjen e tij dhe ato specie që nuk i interesojnë qyshkeve të tija ai i rihedh në det ose i çliron nga kurthet që u ka pasë ngrite në zonën gjithmonë të kufizueme nga ligji.
Analogjia e tematikave te shkrimtarit nën diktaturë nuk mund të ishte ndryshe nga ajo e zgjedhjes së specieve për t’u konsumu dhe të specieve të paprekshme.
Tema për t’u konsumu ishin ato që u shpërfaqen në realitetin artistik për 50 vite – tema e paprekshme ashtu si speciet e rralla ka qënë e vërteta ose realiteti faktik.
Speciet e paprekshme ishin të vërtetat dhe “pretë e konsumueshme” ishin temat e luftës se klasave. Konsiderohesh talent ai shkrimtar që zbulonte ndonji specie të laryshme nga të tjerët ose temë ekzotike.
Koha në këtë rast e 50 viteve nuk ka kurrfarë kuptimi ashtu si edhe hapësirat mbasi siç thekson Heideggeri koha nuk ka kuptim sepse ngjarjet i japin kohës kuptimin e vërtetë.
Shkrimtari ka qenë i detyruem përmes kufizimeve – si të gjuetarit – të tematizojë në mjedise të kufizueme dhe artificiale ndërsa ngjarjet ndodhnin jashtë këtyre oazeve ku gëlonin shkrimtarët temporalë – të përkohshëm në “parajsat artificiale”.

Marrë nga Muri i FB i Vrethee Lnika, 28 prill 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.