back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Partia Demokratike – midis së djeshmes dhe së nesërmes… – refleksion politik nga Jozef Radi

Gazeta

Jozef Radi - dhe Perkthimi i Ungarettit
Jozef Radi – dhe Perkthimi i Ungarettit

Partia Demokratike – midis së djeshmes dhe së nesërmes…

refleksion politik nga Jozef Radi

Partia Demokratike në rrjedhë të kohës dhe betejave politike u sanksionua si Parti e Sali Berishës, i cili mbas 23 vitesh që ai e drejtoi kët parti, më shumë në fitore se në disfata, ia la në mirëbesim të kushtëzuar Lulëzim Bashës, duke sfumuar me mënyra herë diplomatike e herë jodiplomatike, mjaft prej pretendentëve, të cilëve nuk mund o nuk dëshironte t’ua linte fronit të tij! Berisha edhe kur e la fronin e Partisë, ndenjti gjithherë i pranishëm në gjithçka që ndodhte si brenda edhe jashtë kësaj partie, duke e mbrojtur qoftë edhe me hijen e tij të rëndë, ngrehinën e Partisë së cilës ai i kishte përkushtuar jo vetëm energjitë e tij po edhe heqjen dorë përfundimisht nga profesioni. Drejt me thënë: Partia Demokratike e Lulëzim Bashës nuk ka lulëzuar fort as me dritën e tij… dhe as me hijen e Berishës… Në disa raste ajo ka mbrritur deri në kufijtë e shprishjes, duke ia kërcënuar fronin Lulëzim Bashës, (jo hijen Sali Berishës), i cili me kohë e duke ndjekur edhe rrethana vendimmarrëse, u fut në një lloj dualiteti edhe interesat e Berishës, duke ia lejuar hisen e vet. Pse e dinte fort mirë që Partia Demokratike, kishte një jetë historike të vetën, ku gjithçka kishte qenë nën dritën po edhe nën hijen e Sali Berishës…
Duke qenë se në këtë dualitet të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha qysh herët përfaqësonte një degëzim të Sorosit, ndërkohë Sali Berisha (qoftë edhe formalisht), ishte shfaqur dukshëm antisorosist, çeshtja në fjalë, s’kishte shteg tjetër veçse të hynte në një konflikt, i cili simbas meje do të jetë më i thelli në historinë e kësaj Partie.
Partia Demokratike s’mund te jetë njëherësh edhe sorosiste edhe antisorosiste, edhe bashiste edhe berishiste, ky përbën thelbin e skenës dhe prapaskenës së sotme, ku tashmë janë ndërfutur edhe “të tretët e pakëndshëm” si shteti amerikan me disa nga ambasadorët e tij të fundit, (dukshëm kundra Berishës), po edhe Europa s’mbetet pa gjë në këtë valle…
E keqja më e madhe e Partisë Demokratike, dhe e shqiptarëve është se ndërkombëtarët në taktikën tyre, kanë përcaktuar si “target të së keqes” Sali Berishën…
Ok! Po e pranojmë se Sali Berisha është e keqja e Shqipërisë dhe e gjithë shqiptarëve dhe për një çast (ndoshta edhe më tepër) po e xhveshim atë edhe nga koraca e deputetit të opozitës, (i vetmi atribut i mbetur i tij), dhe po e çojmë në “shenjtninë e tij” të heshtjes…
Çfarë do të ndodhë mbas këtij veprimi…?!
A ka ndonjë mendje sado e varfër, që mendon se korrupsioni mbas këtij akti, do të pësojë ndonjë goditje fatale?!? A mendon ndokush se cilësia e këtij parlamenti dhe vendimeve që ai do të marrë mund të përmirësohen… A është ndokush që beson se ky pushtet, i grryer e i përlyer, i së tretës legjislaturë, mund të japë ndonjë shkëndijë të trajtimit me seriozitet të “nyjes gordiane” të problemeve shqiptare…?!?
Unë besoj se jo!
Mbas këtij akti Partia Demokratike do të jetë po aq sorosiste sa edhe Partia Socialiste, pra, (edhe nën maskë), do të jenë nën të njëjtin emërues të përbashkët, ku numëruesi do të anojë gjithnji e më dukshëm nga krahu “Rilindas” i Partisë Socialiste, e cila mbi bazën e piketave të vendosura edhe brenda PD, shpejt idenë e pluralizmit shqiptar, do të përpiqet në mos ta asgjesojë, ta lerë thjesht si një fasadë o si një karkasë, me të cilën ne po përballemi përditë!
Çeshtja shtrohet a do ta pranojë kokfortësia e malësorit të argasur ndër beteja komuniste e postkomuniste që prona e tij, t’i vidhet në këtë mënyrë?!
Unë mendoj se jo… Ose ajo çka unë kam vëzhguar në këto 31 vite postdiktaturë, më thonë se “…ai s’mund ta pranojë diçka të tillë, edhe pse rrethi i tij i ndikimit po aq sa vjen duke u ngushtuar po aq mund të vijë duke u zgjeruar…”
Me ikjen e Berishës nga Parlamenti, nuk përmbyset bota, (sikur ai të kishte luftuar për një shtet normal, do të ishte rehatuar me kohë në pasionin e leximeve) thjesht këtij pushteti te diskredituar deri në qelizë, (ku ka një dorë edhe Berisha), nuk i mbetet tjetër veçse të shpikë ciklikisht armiq nga vetvetja…
Kjo lojë tashmë ka filluar, dhe ne po shohim “grimasa disidence” të shërbëtorve të zellshëm të pushtetit të djeshëm.
Në këtë “valle shpatash”, Berisha s’duhej të kishte bëre asgjë më shumë, veçse të kish treguar këtij populli,. shtegun për një opozitë të vërtetë!!
9 gusht 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.