back to top
4.5 C
Tirana
E hënë, 16 Dhjetor, 2024

Partia e Djathtë – nga Erl Kodra

Gazeta

Drejt misterit të natës
Drejt misterit të natës

Partia e Djathtë

nga Erl Kodra

Për të djathtën dhe të majtën kam shkruar shumë herë. Për fat të keq, megjithse ka një shtresë të tërë të persekutuarish politikë, e djathta shqiptare akoma nuk ia ka dalë t’i imponohet politikës/shoqërisë shqiptare.
Elektorati gjendet në një lloj agresioni propagandistik permanent dhe të sofistikuar. Megjithse jemi nën një regjim grotesk dhe të rrezikshëm, megjithëse shumica absolute e votuesve nuk e mbështesin më Edi Ramën, përsëri propaganda ia ka dalë të krijojë një diversion pervers dhe të shpikë fabula të paqena, duke lëkundur besimin e votuesve të djathtë tek lidershipi i Partisë Demokratike.
Rezultat i këtij aksioni propagandistik të pazakontë janë më së paku 100 deri 200 mijë votues të djathtë, të paqartë dhe të lëkundur se kujt mund t’ia besojnë votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Më së paku janë tre parti të krijuara nga ish eksponent të Partisë Demokratike, parti të cilat e kanë ngritur retorikën e tyre kundër PD-së. Bamir Topi, Gjergj Bojaxhi dhe Astrit Patozi vijnë nga e djathta, por çuditërisht ata më shumë sulmojnë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, se sa Rilindjen dhe Edi Ramën.
Narrativa e ngritur kundër PD-së përfshinë një fantazi frenetike, ku brenda një fjalie përshkohet Amerika, Europa, Azia dhe Afrika; preken të gjitha skemat politiko-ekonomike, dhe të gjithë personazhet e rëndësishëm të globit. Deri më tani nuk është sajuar ndonjë narrativë me alien kundër Partisë Demokratike.
Në këto rrethana, çfarë duhet të bëjnë të djathtët që nuk janë të bindur nga PD dhe lidershipi i saj? Cila do të ishte rruga e duhur për të bërë hapin e duhur politik; të imponohen politikisht, por edhe të përfaqësohen denjësisht, duke kontribuar në fitoren e demokracisë?
.

Revolucione Francez si karikaturë e shfrytëzimit
Politika dhe populli
Krijimi i një partie të re, të djathtë reale konservatore, që beson në vlerat e perëndimit, lirinë dhe dinjitetin njerëzor;
Shoqëria shqiptare është e etur për kauza të vërteta, të dinjitetshme. Pastrimi i politikës shqiptare nga ish-komunistët, kuadro të shtetit terrorist dhe dekomunistizimi i shoqërisë mund të ishin dy kauza serioze. Është e turpshme se si ish komunistë, deri edhe vrasës të regjimit komunist qëndrojnë akoma në krye të institucioneve të shtetit. Gramoz Ruçi e ka vendin në librin e zi të komunizmit, jo në krye të Parlamentit.
Vlerat e djathta mund të ringjallen, edhe pse vendi ynë është kthyer në një mjedis ku gëlojnë spekullatorë gjithëfare, të gatshëm për t’ia shitur shpirtin djallit për një grusht dollarë. Shumë personazhe kontraversë po bredhin në qytet, duke përlyer edhe kauzat më të pastra.
Gazetarët dhe analistët me shumicë ushqejnë denigrimin, duke varrosë pa lindur çdo shpresë se e djathta nuk ka vdekur. Kësaj gjendje duhet t’i jepet fund, jo duke sharë opozitën dhe Lulzim Bashën, por duke iu imponuar lidershipit aktual.
Asnjë votë e djathtë nuk ka pse shkon për LSI, ose për parti renegate si “Bindja Demokratike”. Vota e djathtë le të shkojë djathtas, dhe pas kësaj, ti ke të gjithë të drejtën e Zotit t’i imponohesh Partisë Demokratike.
Po ashtu, ky boshllëk nuk duhet të lejohet që të mbushet nga lëvizje të ekstremit të majtë si VV, Organizata Politike dhe Nisma të tjera.
Të djathtët, së pari antikomunistët duhet të bashkohen, por jo të sulmojnë Partinë Demokratike.
Unë besoj se tani është çasti që do të shenjojë 30 vitet e ardhshme!
28 maj 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.