back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

PD-ja si aset kombtar… nga Astrit Cani

Gazeta

Shkrimtari Astrit Cani
Shkrimtari Astrit Cani

PD-ja si aset kombtar…*

nga Astrit Cani

Zonja Kokalari u shfaq në Vlonë ngat Berishës, jo për me hipotekue PD-në, n’emër të PR-së amerikane, por me ndihë me e lirue PD-në nga hipoteka e randë që i ka vendosë Sorosi me lakejt e tij, dhe me i hapë rrugën ristrukturimit të PD-së në modelin e konservatorizmit të krahut sovranist të republikanve amerikanë. PD-ja, si u tha, ka mrritë minimumin historik, minimum që s’e ka prekë as në ’97-n, falë gërrymjes së mbrendshme, simbas nji entropie politike që i ngjan ma shum nji posesioni vampiresk se nji logu idesh dhe kuvendesh.
PD-ja asht aset kombtar, dhe Berisha ka qenë ndër të paktët politikan t’arealit tonë, që e ka formulue kjartë idealin kombtar, pa u marrë si të tjerët, me shënime në fund të faqes. Kjo e ban atë figurë të nivelit kombtar. Kompromiset, gabimet, gjynahet dhe teprimet, i ka ai si i kanë të tjerët, por të tjerëve, iu mungon stofi kombtar. Në periudhën e dytë të qeverisjes së tij, ka tregue botnisht se arrin me e mposhtë patetizmin e tij, pra edhe t’tonin, me vepër. Pamvarsisht ndonji note patetike inerciale, si torta e pamvarsisë, platforma e promovueme prej tij ishte e orientueme jo thjesht drejt zhvillimit, po drejt progresit. Qeveria aktuale, ka politika zhvillimi (zhvillimi i bazuem kryesisht mbi pastrimin e pareve), por nuk ka as idenë ma të vogël të progresit (progresi don ide të pastra jo pare të pista).
Në demokraci progresi fillon prej opozitës.
Kemi nji opozitë që ka qenë gjithë kto vite pseudopolitike dhe rrezikon me u ba krejt parapolitike, teksa partia e ardhun në pushtet me struktura paralele si “patronazhistët”, synon me u ba parti-shtet. Sigurisht nuk bahet fjalë për parti-shtet të tipit enverist, por për parti-shtet të tipit globalist, pra për nji agjenci të politikave globaliste, që synon me e kanalizue (hendekizue) Shqipninë në diktatin e agjendës 2030.
Bahet fjalë pra për nji politikë mbisunduese të shkombtarizimit globalist, forca centrifugale e të cilës, nuk kursen as vetë ekzekutorët e ktij tmerri.

Evi Kokalari & Sali Berisha në Vlorë
Evi Kokalari & Sali Berisha në Vlorë

.
Nji pjesë e mbështetsave të Bashës u sulën me insinuata dhe paranoja zonjës Kokalari, pse doli haptas me idenë e ristrukturimit të PD-së, problem ky i kthyem në urgjencë tashma, sikurse edhe dihet nga i madh e i vogël. Asht e kjartë se ndërhymja e nji republikanje trumpiane në favor të ksaj kauze, vjen jo për shkak të llogarinave makiavelike personale të ndokujt, por se ky rast, përban çeshtje të interesit kombtar.
Asht lobue randshëm prej Sorosit dhe tarafit që ai përfaqson, me ia hangër Trepçën Kosovës. Si Haradinaj ashtu edhe Berisha, ashtu edhe disa të tjerë, dolën kundër ktij plani grabitqar, që do t’ishte vula e të gjitha poshtërsive që janë ba në dam të kombit tonë. Pati lobim n’Amerikë, por edhe ma tepër n’Evropë. Linja të vjetra që konverguen në shtysa reale aktuale. Mos harroni kur Sarkozy thoshte “se duhet t’i japim edhe Serbisë diçka”. Pyetja asht: pse pak i keni dhanë ndër shekuj?! Ku asht sot Sarkozy? Shum figura që kanë ba aventura në trojet tona, herët a vonë kanë thye qafën në humnerat e historisë.
Sot ma shum se kurr, sovranizmi shqiptar duhet artikulue si politikë e mirëfilltë e progresit real, që vetëkushtetohet jo n’individë a në kulte personaliteti, por n’individualizmin e lirë të të gjithë idealistave.
Për mendimin tem, baza duhet të tregohet shum ma e sertë, si u tregue deri diku në Fier, por jo si në Vlonë (me patetizmat e origjinës shqiptare të herojve amerikan!); e sertë, se Berisha nuk ka ardhë me shpërnda tortë, por me kërkue ndihmë, ndihmë për me përçansue edhe njiherë interesin kombtar, si puna e parë e çdo politike aktive.
Nse Pd-ja asht aset kombtar, nji pjesë e meritës për ktë i tokon Berishës. Por meritën bazë e ka vetë baza, të cilës i kërkohet me qenë në nivelin e vetes.

Marr prej murit te i FB i Astrit Canit, 30 shtator 2021

*Titulli redaksional: radiandradi.com

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.