back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

PD-ja vdiq… ndoshta më mirë kështu… Ajtanga Lubonja

Gazeta

Ajtanga Lubonja
Ajtanga Lubonja

PD-ja vdiq… ndoshta më mirë kështu…

nga Ajtanga Lubonja

Nji shënim mbasi e lexova kët shkrim:
Ky që do të lexoni nuk është nji shkrim po nji shfrim! është dhimbje, është ofshamë, është zhgënim i shfaqur si klithma e nji gruaje, dhë dëshpërim i nji nëne shqiptare, që ka besuar gjithnji në drejtësi e në Zot… Sado shfrim të ketë në këto fjalë, zhgënjimin e saj e ndjej s’i zhgënjim i nji shumice, që prej kohesh ndrydh e përpëlit në vetvete, mjaft prej së vërtetës së ndodhur në këto 24 vite postdiktaturë…
Nuk e di sa vetë mund të ndjehen brenda klithmës së zemërimit të kësaj gruaje idealiste, të sakrifikuar e pa pretendime, po për nji gjë jam i sigurt: që ata janë shumë… shumë më tepër se mund të besojë secili prej nesh… j.r.

Kongresi i PD (27-28 shtator 2014) - fota lsa
Kongresi i PD (27-28 shtator 2014) – fota lsa

PD-ja vdiq… ndoshta më mirë kështu…

nga Ajtanga Lubonja

Dje, u ndjeva e lumtur që jam vetëm!
Kam qarë me ligje Partinë time, që dje përfundimisht vdiq për mua! Kisha, një parandjenjë që do tronditesha dhe mundohesha ta evitonja Kuvendin e Demokratëve, që deri dje e quaja dhe timin! Sado e dëshpëruar të isha…gjithmonë thoja: “Jam e Djathtë”, dhe për Sali Berishën, flisja me admirim!
Po dje, tek e dëgjoja të fliste, më rridhnin lotët çurk… o Zot, me sa vetmohim e kam ndjekur pas… isha kthyer në një… si u thonë atyre: “pilotët e vdekjes”, që shkonin drejt saj… me emrin e vendit të tyre në goje! Edhe për mua Sali Berisha, personifikonte Shqiperinë!
Vitet shkonin… dhe urra këtu, urra atje… njerëz të panjohur, pa asnjë vlerë, kapnin majat e pushteteve, lindnin bizneset e tyre… lulëzonin ata… pasuroheshin ata…  e ktheheshin oligarkë… rrotull pushtetit!
Kurse unë, mbeta në një konvikt… në mëshirë të fatit… dhe së fundi kur kërkova ndihmë, më treguan Azilin!
U distancova përfundimisht… u futa në rrjedhë të jetës “si të vijë, le të vijë”… Heshta!!
Kur u ndrruan pushtetet, m’u duk vetja sikur vdiqa… sikur diçka më qe larguar nga trupi, por jetoja…!
Një mikja ime tropojane më tha në një nga ato ditët e mija të zisë “Hajd, mos u mërzit… se ishin bërë si uji që s’ecën…!” Dhe mua m’u kujtuan bataqet e ujrave të ndenjura që qelbnin erë! Hajde, – thashë se do ytë reflektojnë, dhe do t’i ndreqin gabimet… dhe do të luftojmë për pushtet të pastër! Prit e s’ka, prit e s’ka…
Berisha u largua… Obobo, – më zuri paniku! Ay mori përsipër gabimet e humbjes… Burrëri!!
Dhe ja Kuvendi, pasi foli Berisha, me lajmërua në celular se “U largua Topalli, nga Kuvendi…!!!!
Ooouuu, po pse…? Dhe fillova të pres… prisja emrat e antarëve të Këshillit Kombtar… po aty vura kujën… ik babai… hajde djali, dhëndri vajza, kushërira, miku…!!! Dinastia po linte trashëgimtarë!
Dhe njerzit që i dhanë jetën kësaj partie, njerëzit e persekutuar, ata që ende s’i dinë  varret e familjarëve të tyre, njerëzit e ndershëm… Asnjë!
Dhe vura kujën, dhe qava me ligje… Shqipëria, udhëton drejt së panjohurës!!!
marrë nga http://www.lajmishqip.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.