back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Për cilët vlen Festa e 29 nëntorit?! – nga Eduart Veçani

Gazeta

28-29-nentor!?
28-29 Nentor!?

Për cilët vlen Festa e 29 nëntorit?!

nga Eduart Veçani

E vërteta të bën të lirë!
Një thënie që duhet të na bëjë mendjehapur.
Sot është dita e festës së çlirimit. Qysh fëmijë gëzoheshim kur afronin festat e nëntorit dhe jo më kot, ishin dy ditë bashkë pushimi dhe kur rastisnin me të dielën afër bëheshin tre ditë dhe kjo ishte një arsye më tepër për t’u gëzuar… Por tej atmosferës festive shoqëruar kjo një herë në 5 vjet me paradat ushtarake që na bënin krenar, qëndronte një vërtetë tjetër që ne nuk e dinim dhe nuk mund ta dinim…
Propaganda zyrtare nuk linte vend për alternativa, çensura dhe autoçensura lulëzonin. Por sot duhet të kemi guxim ta shohim të vërtetën në sy.
A është 29 Nëntori dite feste që bashkon gjithë shqiptarët? Për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, të gjithë shqiptarët bien dakord, është festa e të gjithëve që ndihen shqiptarë, pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Qëndron ndryshe diskutimi për 29 Nëntorin. Tej asaj nëse është kjo dita kur u çlirua qyteti i fundit, data 29 nëntor 1944, shënon zyrtarisht ditën kur shteti i shqiptarëve ishte tashmë një diktaturë, pohuar kjo nga të gjithë: shteti i diktaturës së proletariatit! A mund të jetë festë për të gjithë dita e instalimit të një diktature? Të paktën për ata mbi të cilët kjo diktaturë ra pa mëshirë, për familjarët e atyre që u pushkatuan me gjyq dhe pa gjyq, që u burgosen vetëm pse ishin të pasur apo se mendonin ndryshe, që u shpronësuan, që u nxorrën nga shtëpitë e tyre, që u hodhën tej në një cep të shoqërisë dhe që për 50 vjet iu mohua çdo e drejtë, kjo nuk mund të jetë ditë feste! Për çfarë arsye duhet që ata të festojnë? Për ato që cituam më lart? Po a janë ata shqiptarë si dhe ata që u ndjenë fitues me datë 29!? Kjo është jashtë çdo diskutimi. Por a është data 29 Nëntor, datë për të cilën fituesit duhet të jenë krenarë? Jo!
.
Shteti shqiptar - me 29 nentor
Shteti shqiptar – me 29 nentor 2019
Dhuna, diktatura nuk të bëjnë krenarë. Të krenohesh se ke vrarë, se ke shpronësuar, se ke internuar, etj? Duhet të jeshë sadist! Por edhe për një pjesë jo të vogël të fituesve kjo nuk rezulton dite feste. Ata ranë në ingranazhet e diktaturës që instaluan po vetë dhe e pësuan po si kundërshtarët e tyre, u vranë, u internuan u burgosën dhe si të gjithë shqiptarët brenda kufijëve ju mohua çdo e drejtë njerëzore. Pra dhe ata nuk kanë asnjë arsye të festojnë. Po a qëndrojnë ato që propaganda zyrtare e deri fund viteve ’80 propagndonte? Jo! Shqiptarët nuk e çliruan vendin e tyre pa ndihmën e huaj!
Ishte ndihma britanike në të holla, në veshje, ushqime, armatime dhe qindra ushtarakë britanikë që kontribuan në luftë, pa këtë ndihmë rezistenca shqiptare do tretej si vesa në diell. Po a ishte kontributi i shqiptarëve ai që qëndronte si e vërtetë zyrtare? Po përmendim vetëm një shifër 28 mijë dëshmorë!! Eshtë evidente se kjo shifër është zmadhuar disa herë, po kështu dhe dëmet materiale. Po a pati përplasje civile? Edhe kjo është e njohur tashmë: ofensiva e divizioneve partizane në Veri është prova më e qartë, përveç se në jug ishin ndjekur dhe vrarë me qindra shqiptarë vetëm pse ishin nacionalistë.
A është data 29 nëntor ditë feste për shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë? Data 29 shënon instalimin e genocidit ndaj shqiptarëve të Greqisë dhe Jugosllavisë! Pra edhe për këta nuk është një ditë feste! Po për kë është? Numerikisht rezulton shumë pak, në fakt për asnjë: të gjithë dolëm të humbur nga data 29, datë kur u instalua diktatura, datë kur shqiptarët humbën çdo të drejtë qytetare, datë kur pushteti i instaluar bëri që shqiptarët në fund të tij të iknin nga vendi i tyre me një eksod biblik, pamjet e së cilit janë unike në planet, eksod që edhe pushtuesi më barbar nuk jua bëri shqiptarëve! Kush e ndjen veten të fituar nga data 29 Nëntor, është i lirë të festojë…
Jemi në demokraci, jemi më të lirë!
.
Marrë nga muri i fb i Eduart Veçani, 29 nëntor 2019
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.