back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Për me kenë Vagabond i mirë… nga Dom Lazër Shantoja

Gazeta

Lazër Shantoja (foto Marubi)
Lazër Shantoja (foto Marubi)

Për me kenë Vagabond i mirë…

nga Dom Lazër Shantoja

Nji shkrim i shkruem dje (75 vjet ma parë!!)
prej Dom Lazër Shantojës
por me siguri që i vlen edhe së sotmes,
po edhe ma e sigurt asht se ka me i vyejtë
edhe atyne që do të vijnë nesër…j.r.

Për me kenë Vagabond i mirë lypset:

1.Mos me pasë tjetër zanatë…

2.M’u quejtë atdhetar i flakët e me i diftue gjithkujt se e ka ba aj Shqypninë.

3.Mos me ndejtë kurrë pa punë, d.m.th. pa rrogë, nën çfardo sundimi.

4.M’u ba me mà të fortin.

5.Me vue në gojë Klerin, e përgjithsisht me mohue besimet.

6.Me përçapë shumë gjuhë të hueja, e me folë me fjalë ekzotike.

7.Me pasë maninë m’u ba deputet o ministër, o mà…

8.Me folë mbi gjithçkafen, e mos me dijtë kurrgjà…

9.Me dijtë me luejtë poker…

.

Vagabondi i Shantojës (arkivi B. çoba)
Vagabondi i Shantojës (arkivi B. çoba)

10.M’u veshë elegant; me këmisha (dersa të jetë e mundun) edhe me te lindta te mëndafshta.

11.Me e kalue të shumtën e motit ndër dhena të hueja, tuj ju shitë hallkut për konta, barona, princa…

12.Mos me mbarue kurrnji shkollë si duhet, e me kthye në Shqipni me titullin “Profesor” (Titull i blemë për 500 korona o aty pari…)

13.Me kenë i shkruem në shoqni të Masonisë…

14.M’u rrahë, m’u burgosë e me u mërgue për shërbime të bamuna Atdheut të dashtun…

V.o. Kush i ka këto 14 pikë, mundet m’u njehë Vagabond me fe! Për me hi në kategori të Vagabondizmit, nuk lypsen të tana këto 14 pika, ndonëse ma të shumtën e herës vagabondave tonë nuk u mungon asnji, përpos atyne pikave qi kena harrue t’i shënojmë…
(Nga rubrika “Ora ndër valle”)
(Y. – Pseudonim i Dom Lazër Shantojës)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.