back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Për Njeriun dhe Artistin Bujar Asqeriu, në një ditë të rrebelimit të tij… nga Jozef Radi

Gazeta

Bujar Asqeriu 2018
Bujar Asqeriu 2018

Për Njeriun dhe Artistin Bujar Asqeriu,

në një ditë të rrebelimit të tij… nga Jozef Radi

Fjalën e Bujar Asqeriut të një viti e kusur më parë e dëgjoj edhe sot me shumë kënaqësi, bile mund të them se ditët e fundit e kam ridëgjuar dhe e vlerësoj si ndër më të bukurat shpërthime që mund të bëjë një qytetar ndaj një padrejtësie, e cila cënonte publiken dhe kujtesën kolektive… Bujar Asqeriu, në atë shpërthim të tijin s’ka asgjë prej artisti po ka gjithçka prej Njeriu që befas mund të quhet art. Prej Njeriu që ndjen, që vuan, që vuan e ndjen njëherësh shpërthen në një ligjërim të rrallë, si një “këngë mjelme”, të cilën kohrat s’do të munden ta harrojnë kurrë… Unë do të dëshiroja të vazhdonin ta dëgjonin me mijra, sepse s’ka të vërtetë më të thellë, më grruese, më të sinqertë, me heroike, më sfiduese, më të gjëmuar me shpirt, pa asnjë libret të përgatitur, pa asnjë shtysë demagogjike, ashtu gurgulluese që të bën të rrëqethet shpirti, me kumtin e saj thellësisht human…

Aktori Bujar Asqeriu shperthen...
Aktori Bujar Asqeriu shperthen…

Por, (gjithnjë gjendet një por) ndokush prej jush mund të thotë se: Bujar Asqeriu kaherë e ka braktisur këtë që ka shprehur me ashk të shpirtit… Unë ju them: Jo kurrë! Bujar Asqeriu s’e ka braktisur kurrë atë që ka thënë shlirtë në një ditë grafulluese e të sinqertë të jetës së tij, ai s’mund ta braktisë kurrë një ligjëratë në të cilën është shpirti i tij, pasioni i tij prej Njeriu… dhe nëse e ka braktisur atë ligjëratë, e ka braktisur vetëm artisti Bujar Asqeriu, ajo pjesa realsoce që i ngulfoi diktatura ndër shpirtrat e artistëve, që ua diktoi recitativën, atë të pasinqertën, që e presonte dhe e blente artistin, që e lartonte dhe e gremiste sa herë që asaj i duhej… kurse Njeriun Bujar Asqeriu, ligjëratën e tij të pashoqe e kemi pjesë të shpirtit dhe eshtrave, pjesë të dhimbjes dhe revoltës… pjesë të historisë sone të dhimbshme.. Ajo ligjërate nuk është thjesht e njeriut Bujar Asqeriu, po e çdonjerit prej nesh, që të jetuarit në këtë vend, na është një betejë e ndërgjegjes me mbijetesën si krijesa por mbi të gjitha si qytetarë… Ndaj e dëgjoj Bujar Asqeriun në revoltën e tij, dhe nuk meriton në jetë të jetëve të braktiset ai gulsh i sinqertë i Bujar Asqeriut, ajo pjesa e vjedhur është raporti ende i paçliruar i Artistit me Pushtetin, vogëlsia e tij dhe e çdonjërit prej nesh, por jo ai ligjërimi i sinqertë, më i guximshmi i jetës së tij… për të cilën çdonjëri prej nesh është pjesë e tij…
korrik 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.