back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Për nji frymë të re letrare në Fakultetin e Letërsisë nga shënimet e Dr. Lazër Radi (1916-1998)

Gazeta

Dr. Lazër Radi (1916-1998)
Dr. Lazër Radi (1916-1998)

Për nji frymë të re letrare në Fakultetin e Letërsisë

nga shënimet e Dr. Lazër Radi (1916-1998)

Ndonëse në fillim të viteve ’90,
Dr. Lazër Radi i kishte kaluar të 75 vitet ai punonte pa u ndalur.
Ndërkohë që merresh me shkrime pafund,
ai në bashkëbisedim edhe me Rinush Idrizin kishte përgatitur plan pune,
për nji organizimin të ri të disa konferencave në Fakultetin e Letërsisë.
Rinia studentore ishte nji nga projektet më për zemër që ai kishte.
Përkthimi i Veprës së Platonit (1991-1992),
Përkthimi i Enciklopedisë së Historisë së Botës (1990-1994), 
dhe botimi “Shqipëria e Viteve ’30” (1995) e shtynë që të bënte një plan të detajuar
të ndryshimit të kursit të përjashtimit që u ishte bërë figurave të mëdha të kulturës shqiptare.
Një projekt që do të kishte ndryshuar shumë gjëra në fushën e kulturës dhe letërsisë…
po si duket projektet afatlargëta të shtetit dhe kulturës shqiptare ishin të tjera…!! j. r.
.
Lazër Radi - Shqipëria në vitet ‘30
Lazër Radi – Shqipëria në vitet ‘30

Plan-pune për organizimin disa e konferencave

në Fakultetin e Letërsisë

Katër Konferenca për vitet ’30-të:
a)Faza e dytë aktive e letërsisë pas asaj të Rilindjes duke konsideruar fazë të parë idealin për formimin e Shtetit të pavarur shqiptar fazë të dytë konsolidimin e nji shteti kushtetues, demokracinë dhe ekonominë.
b)Letërsia në vitet ’30-të – Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Ali Asllani, Et’hem Haxhiademi, Vinçenc Prennushi etj.
c)Letërsia e të rinjve në vitet ’30-të me autort rinj: Petro Marko, Sterio Spasse, Andrea Varfi, Chri-Chri (Nonda Bulka), Nexhat Hakiu, Mustafa Greblleshi, Mit’hat Araniti, etj.
ç)Kultura dhe lëvizja mendore e viteve ’30-të: Branko Merxhani, Vangjel Koça, Ismet Toto, Anton Harapi, Krist Maloki, Odhise Paskali, Stefan Shundi, etj.
.
Një Konferencë: Masakra në kulturën shqiptare.
Burgimet, interrnimet dhe pushkatime – emrat dhe veprat e tyre.
.
Ernest Koliqi i ri (1903-1975)
Ernest Koliqi i ri (1903-1975)
Katër Konferenca për Ernest Koliqin:
a)Ernest Koliqi njeri i shtypit (Revistat Illyria, Shkëndija, Shenjzat) kulturës (veprat dhe botimet letrare) dhe i arsimit (mësues dhe ministër).
b)Ernest Koliqi poet – vepra poetike.
c)Ernest Koliqi novelist.
ç)Ernest Koliqi përkthyes.
.
Tre Konferenca për Migjenin:
a)Migjeni dhe Europa – nji këndshikim i ri mbi poetin e “Vargjeve të Lira”.
b)Tre momente nyje në jetën dhe krijimtarinë e Migjenit.
c)Historia e botimit të parë të “Vargje të Lira” dhe “Shtypi i kohës dhe Migjeni”.
 
Dy Konferenca për Dom Ndre Zadeja krijuesin e Melodramës shqiptare:
a)Shfaqja dhe muzikimi i melodramave nga Dom Mikel Koliqi
b)Analiza estetike dhe kombëtare e tri veprave të tia.
 
Një Konferencë për Dom Lazër Shantojën:
a)Esseisti dhe përkthyes i Faustit të Goethes. Tragjedia e vdekjes së nji kolosi.
 .
Monsignor Vincenc Prennushi (1885-1949)
Monsignor Vincenc Prennushi (1885-1949)
Dy Konferenca për Vinçenc Prennushin:
a)Biografia e jetës, përkushtimi atdhetar dhe intelektual.
b)Prennushi si përkthyes dhe si poet.
.
Dy Konferenca – Polemikë e kulturuar:
a)Polemikat fetare: Gjergj Fishta, Hil Mosi, Fulvio Cordignano, Nikollë Mazreku, Mark Ndoja, etj.
b)Polemikat laike: Ismet Toto, Tajar Zavalani, Branko Merxhani, Stefan Shundi, etj.
 
Një Konferencë për Anton Logorecin:
a)Anton Logoreci novelist, eseist dhe kritik letrar.
 
Një Konferencë për Musine Kokalarin:
a)Musineja shkrimtare dhe eseiste
 
Një Konferencë për Mustafa Krujën:
a)Mustafa Kruja si gjuhtar dhe puntor palodhur i kulturës shqiptare.
(nxjerrë nga arkivi dhe dorëshkrimet e Dr. Lazër Radit)
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.