back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025

Për Rozanën e “Dinastisë”… – refleksione mbi aktoren, nga Jozef Radi

Gazeta

Rozana Radi - Finalistja e Parë e Bb Vip Albania 2025
Rozana Radi – Finalistja e Parë e Bb Vip Albania 2025
Për Rozanën e “Dinastisë”
refleksione mbi aktoren, nga Jozef Radi

Në BB e sivjetëm, nji prej lojtareve ma luftarake, në Shpinë e madhe të betejave asht edhe Rozana Radi, e cila krahas qindra detajeve personale mbrenda asaj Shpie ka deklarue se loja e saj s’mund të zbresë në nivele banale, për arsyen e thjeshtë, se mbas saj asht nji “Dinasti vlerash…” ku ajo asht mbështetë në jetë dhe i duhet me i mbrojtë e me i naltue, në nji lojë ku s’asht e lehtë me i mbrojtë vlerat e me qenë fituese përballë nji konkurimi që bahet gjithnji e ma i ashpër, po edhe konkurentësh mjaft të spikatun si: Gjesti, Laerti, Danja, Egli, Gerta, Aldo e ndonji tjetër…
E vetmja lojtare që mbrenda asaj Shpie s’e ka thjesht emnin Rozi (Rozana), por nji idenditet ma të plotë: Rozana Radi, çka do të thotë se asht e përfaqësueme me emën e mbiemën në thuejse çdo komunikim të saj. Vërtet, emni i saj asht kapitali i saj, dhe unë besoj se e ka mbrojtë ma së miri, shpesh e ndodhun në stuhi konfliktesh e kacafytjesh, kurse mbiemni i saj s’asht thjesht veç kapital i saj po edhe i nji përfaqësie dinjitare me disa personaliteteve, që kanë kontribue në fusha të ndryshme të kulturës shqiptare, të cilët ajo me mjaft dinjitet i ka shpalosë, pse jo edhe i ka mbrojtë me thelbin e shpirtit të saj prej luftëtareje e paepun dhe guximtareje të suksesshme.

Motrat: Rozana dhe Andeta
Motrat: Rozana dhe Andeta

Për termin “Dinasti”, më duhet me shpjegue edhe pak histori! (Edhe pse asht nji shkrim i gjatë, i gjetshëm lehtësisht në Google “Legjenda e Radëve”. Shpjegoj se, mbas katër vitesh, në tetor të 2029, familja Radi, e ardhun prej Prizreni, ka me festue plot nji shekull, që jeton mbrenda territorit të sotëm shqiptar. Në fillim të vitit 1700, pra rreth 330 vjete ma parë (nën Perandorinë Osmane) fisi i Radëve u çvendos prej Oroshit të Mirditës, në rrethinat e Gjakovës, pra në tjera zona shqiptare nën perandori, dhe kanë themelue ngulimet e tyne (sot në Bishtazhin janë rreth 20 familje të këtij fisi). Stërgjyshi i Rozanës, Prend Çup Radi, i mbetun jetim e fillikat, 13 vjeçar u vendos në qytetin e Prizrenit. Prej tij sot jena ma shumë se 100 nipa e stërnipa, ndaj Rozana Radi, e thotë me za të naltë se asht bijë fisi, e s’mundet me u shlye me nji t’rame lapsi, as me nji fshimje gome, sepse përgjat këtij shekulli, Radët kanë nxjerrë muzikantë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, aktorë, regjizorë, sportistë etjerë. Ata s’janë marrë kurrë me partina e politikë, edhe pse politika asht marrë mjaft me ta!

Dy miqtë "armiq" Rozana & Gjesti
Dy miqtë “armiq” BB 2025 Rozana & Gjesti

Prandaj e uroj më gjithë zemër Rozana Radin që në këtë betejë të saj, të edicionit e sivjemë, BB Vip 2025, të jetë ajo fituesja për betejën e madhe, sepse emni i saj asht mbështetun fort edhe mbi supet e mjaft figurave me kontribute jo të pakta për kulturën shqiptare, të cilat ajo me tanë pasionin e shpirtit i ka përmendë me krenari, disa herë gjatë këtij rrugtimi e duke iu bashkue me të drejtë termit “Dinasti”…
26 Mars 2025

Rozana Radi - etyd
Rozana Radi – etyd

Rozana Radi prej sot asht Finalistja e Parë e Big Brother VIP 4 Albania, e këtij formati ku beteja për fitimin e titullit asht e trazueme me betejën e vlerave, aftësitë e rrëfimit, thurjen e strategjive, tendosjen e durimit, mposhtjen e kushteve të izolimit të plotë dhe lojës së ashpër në tehun e limiteve e mos me ra në banalitete. Nji realitet i ekspozuem në sytë e miliona njerëzve dhe i gjykuem objektivisht, po ma së shumti subjektivisht. Prandej sot, e gjej rastin me e urue nga zemra Rozana Radin, e cila gjatë krejt këtij BB, ka përdorë nji term të sajin, (sigurisht guximtar, jo fort adekuat, por gjithsesi sinjifikativ të: “Dinastisë Radi”) për të cilin jo vetëm unë po edhe shumë të tjerë të gjallë e të vdekun i jemi mirnjoftës, e çka më shtyu me ba edhe do shpjegime të nevojshme, ku fortësia e saj si lojtare, shpirti i betejës dhe intrigës, përcaktimi i aleatëve dhe rivalëve në kët format jo të lehtë, po mbrrinë në ditët finale, e ku ajo asht fokusue qartë me “lojën e ashpër” tue na dëshmue jo vetëm karakterin e fortë po edhe strategen largpamse, ku vërtet, tjerë para saj, gur mbas guri i kanë ngritë nji pidestal, po ajo vetë si vazhduese e denjë ka tana mundësitë me u ngjitë në naltësitë e fitores për të cilën ajo maja! Ndaj e quej të drejtë që asht investue e gjitha dhe ka vendosë në Synin e Ciklonit edhe shprehjen: “Dinastia Radi” pse edhe ata që kanë ikë, edhe ata që vazhdojnë rrijnë pip në në kambë, prej kësaj vazhdimësie!

11 shkurt 2025 - Dhimbja e nji humbje të madhe...
11 shkurt 2025 – Dhimbja e nji humbje të madhe…

Rozana Radi asht e lindun si shpirt djali n’nji trup femne, dhe asht trajtue e mbështetë në krejt veprimet e veta “si djali i shpisë” e asnjiherë ajo s’e ka përjashtue kët pjesë karakteri nga formatimi i saj. I ati i saj, Nand Radi e kishte dëshirue thellësish ta kishte nji shok të përmasës së vet, dhe vërtet, Rozana i erdh vajzë po ai gjithë jetën e trajtoi si shokun e vet, edhe në kundërshitë mes tyne. Prandej Rozana Radi vazhdon të jetë shoku ma i mirë e ma i devotshëm i Nandit e jo thjesht vajza e tij. Shembull i nji njeriu me shpirt e humori dhe ironie, me shpirtin kolektiviteti po edhe beteje plotësue me nji dëshirë të paepun fitoreje!
Shumë urime Rozana Radi!
Herët i kam ndje betejat e tua, fillue qysh në konkurimin e Parë, në “Miss Plazhi 1993”, ku ende pa mbushë 13 vitet, u fute me kurajo gare edhe ia mbrrite te podiumi i tre finalisteve!
S’mund ta harroj as faktin, kur 11 vjeçe, e merrje Nandin nga mbas me motorrin Vespa, dhe e shetisje nëpër rrugët e Tiranës e kur ndaloje para portës sonë e fusje kokën dhe thoje: “Jua solla…!”
Rozanë më dhemb që herët mbete pa krahët e fluturimit, po ti ke guxue gjithnji në lirinë tande, dhe ke fitue betejën e madhe të dashnisë, ndaj uroj të jeshë ma e mira e këtij Edicioni të BB Vip Albania, mbasi ke ende edhe mjaft beteja!
Urime fillimisht si finaliste Rozanë, po ma së shumti uroj të  jeshë fituese: Rozana Radi!
6 prill 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen