Për të lindur secili prej nesh, janë dashur:
2 – Prindër
4 – Gjyshër
8 – Stërgjyshër
16 – Stër-stërgjyshër
32 – Katragjyshër
64 – Gjyshër të pestë
128 – Gjyshër të gjashtë
256 – Gjyshër të shtatë
512 – Gjyshër të tetë
1024 – Gjyshër të nëntë
2048 – Gjyshër të dhjetë
Vetëm për 11 brezat e fundit u deshën 4094 paraardhës, e gjithë kjo në një hark kohor prej rreth 300 vjetësh para se ti, unë o secili prej nesh të lindte!
Ndaluni për një moment dhe mendoni…
Nga erdhën?
Sa beteja bënë ata?
Sa vuajtën?
Sa luftëra kanë përjetuar?
Sa vështirësi kanë kapërcyer paraardhësit tanë?
Nga ana tjetër, sa forcë, dashuri, gëzim dhe sa stimulim lanë si trashëgimi?
Sa nga forca e tyre e mbijetesës ka transmetuar brenda nesh secili prej tyre, për të na lejuar të jemi këtu sot, të gjallë. Ne ekzistojmë vetëm për shkak të gjithçkaje që secili prej tyre ka përballur.
Prandaj është detyra jonë të nderojmë paraardhësit tanë!
Duhet të kemi Mirënjohje dhe Dashuri për të gjithë Paraardhësit tanë, sepse pa ta secili prej nesh nuk do të kishte fatin ta njihte këtë botë tokësore dhe të shijonte jetën!
Faleminderit të gjithëve atyre që na dhuruan jetën.
Marrë nga Little Stories, 28 shtator 2024