back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Për të tretën ditë vazhdoi në Tiranë dhe Durrës protesta të rinisë antiqeveritare…

Gazeta

Protesta në Tiranë  për vrasjen e e të riut Klodian Rasha
Protesta në Tiranë për vrasjen e e të riut Klodian Rasha

E respektoj këtë kërkesë të rinisë

nga Vehap Kola

U desh të kalonin 30 vite që të rinjtë e Shqipërisë të vihen edhe njëherë përballë një tufe të moshuarish që kërkojnë qetësi për ditët e fundit të jetës.
E respektoj këtë kërkesë biologjike të tyre.
Por, edhe më shumë do ta kisha respektuar nëse Robert Ndrenika, Spartak Ngjela apo Edi Rama do ta kishin kaluar këtë 30 vjeçar, duke u përpjekur për ta bërë Shqipërinë më të rehatshme për këta të rinj.
Për fat të keq, ata e përdorën këtë kohë për të përmbushur interesat personale.
Prandaj s’më intereson aspak ajo që thonë.
E kanë kullotur livadhin e tyre.
.
Policia në rrugët e Tiranës - Dhjetor 2020
Policia në rrugët e Tiranës – Dhjetor 2020

Për të tretën ditë vazhdoi në Tiranë dhe Durrës protesta të rinisë antiqeveritare

nga Tanush Kaso

Si në Tiranë edhe në Durrës parullat kryesore që hodhën demonstruesit, ishin:
-Rama ik
-Poshtë Diktatura
-Drejtësi për Klodianin
U përdor dhuna policore, gazi lotsjelleës dhe pompat e ujit për shpërndarjen e demonstruesve. U arrestuan një numër i madh i pjesëmarrësve në revoltë.
Por, është e qartë se dhuna policore nuk i zgjidh problemet social-politike, ekonomike dhe nuk e shuan dot urrejtjen e grumbulluar ndër vite nga qeverisja djallëzore e Edi Ramës.
Nuk shuhet me ujë pakënaqësia mbarëpopullore ndaj politikës postkomuniste në përgjithësi, gjatë këtyre 30 viteve.
Nëse e shtyp sot një protestë, në rastin më të parë do të këtë një tjetër, siç edhe ka ndodhur me studentët, me minatorët, me të pastrehët e Unazës, me artistët dhe popullin e Tiranës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, etj..
E vetmja zgjidhje, si fillim, është: Rama ik!
.
Protestat e Dhjetorit 2020
Protestat e Dhjetorit 2020

.

Ndërkohë, mediat e “kazanit” nuk e pasqyruan këtë ngjarje, por vijuan programet e tyre për të larguar vëmendjen nga kjo ngjarje që rrezikon interesat dhe mirëqenien e “aristokracisë së re” ish-komunistë, ku bëjnë pjesë edhe pronarët e mediave kryesore dhe një numër gazetarësh të shitur e hipokritë.
Ndërsa tek TV Neës 24, ishte thirrur “mendjendrituri” Nazarko për t’u dhënë mend protestuesve, Ramës dhe popullit shqiptar!!
Ndër të tjera, ai tha: “Kjo protestë është pa kokë!”.
-Ky nuk ishte ndonjë zbulim që bëri Nazarko. E tillë ka qënë edhe ajo në Amerikë. Po ashtu ishte edhe ajo e Tiranës, kur u shemb shtatorja e diktatorit. Askush nuk mundi të merrte autorësinë e saj. Ishte urrejtja ndaj diktaturës komuniste, e grumbulluar gjatë 46 vjetëve, që e bëri atë mrekulli, në mënyrë spontane.
Edhe kjo e fundit është spontane, e vetorganizuar nga djalëria shqiptare, e ringjallur tanimë.
Megjithatë, Rama kërkon më kot, t’i verë “kokë” edhe këtyre protestave, duke ia faturuar presidentit Meta dhe PD-së!!
Gazetari Nazarko këshillon Ramën që “të dialogojë”. -Po me kë të dialogojë, kur nuk ka “kokë”?!
Pastaj, është provuar “dialogu” mashtrues i Ramës, që kthehet në “monolog”.
Ai i qan hallin edhe policisë, e cila, thotë se “është e stërlodhur!”
Na tregon edhe diçka që ai mendon se nuk e dinim: “Vendi s’ka opozitë institucionale!”
Përsëri e këshillon me dashamirësi Ramën, që të përdorë “një gjuhë propozuese”, që e përkthyer shqip do të thotë: mashtruese!
Faleminderit Nazarko, për gjuhën tënde prej gjarpëri të fshehur në kënetën e Ramës!
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.