back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Përkthimi “tradhëtor” Homerik – nga Leka Ndoja

Gazeta

Iliada e Homerit - Gjon Shllaku
Iliada e Homerit – Gjon Shllaku

Përkthimi “tradhëtor” Homerik

nga Leka Ndoja

Në vitin 2000 i qeshë kushtue leximit të veprave albanologjike. Dorëzova në TVSH, Sinopsin e nji cikli prej 6 dokumentaresh titullue: “Mitet” pastaj të ciklit “Qytetërimi në emblema”, “Durrësi” dhe “Në kërkim të Albanopolisit”. Ilustrimet i sigurova në Muzeun Historik Kombëtar me dashamirësinë e Moikom Zeqos që e kisha bashkëpunëtor të rregullt shkencor. Kur i thashë se po lexoj Hammondin me tha “Po më kujton rininë djalë…”
.
Studiesi Leka Ndoja
Studiesi Leka Ndoja
Një ditë kur nisa t’i përktheja dy studimet e tij për Epirin takova në Muze arkeologun e famshëm Frano Prendi, i cili m’u bë redaktor me Moikomin i librit të Hammondit “Epiri”. E nisa përkthimin e teorisë së doktoraturës së viteve ’37 të Hammondit mbi teorinë e pushtimit të Dorëve të Greqisë antike nga drejtimi Veriut. Në vitin 2003, e përfundova përkthimin, por hasa në vështirësi të paimagjinueshme. Mendova me anë simbolesh shkronjat greqisht të kompiuterit dhe m’u desh të gjeja një tastierë e program të posaçëm, pasi Hammondi citonte në origjinal Homerin, Pindarin e burimet e antikitetit grek. Hammondi citonte mikrotoponimet dhe unë nuk i gjeta ato në përkthimin e Gjon Shllakut dhe kështu gjeta një botim origjinal në greqisht. Kështu për krahinën e Beotisë mikrotoponimet që citonte teksti ishin të Pindarit. Kisha një seri përkthimesh të klasikut botëror Ettore Romagnoli, ku as teksti i tij italian s’i kishte mikrotoponimet, as të Odeve të Pindarit, sikundër të “Iliadës” së Homerit. Aty dyshova se përkthimi i “Iliadës” nuk përputhej me origjinalin dhe mund të ishte bazuar në përkthimin e famshëm në hendakosilab – 11 rrokësh nga poeti Vincenzo Monti. Ato mikrotoponime i kishte zëvendësuar edhe Ronagnoli në përkthimet e tij të Iliadës dhe Odisesë, me emrat përgjithësues të krahinave si Beotianisë e të fiseve, popuj: Danajtë për Akeasit. Këtë pietet e bajnë rëndom si përkthyesi Romagnoli, për hir të ruajtjes së masës së vargut.
Monedhe e Epirit
Monedhe e Epirit
Unë gjeta mikrotoponimet në tekstet origjinale dhe nuk mendoj se përkthimet janë transformuar qëllimisht nga botimet e Sh. B. “Naim Frashëri” por 12 redaktorët që u caktuen për redaktimin e Iliadës së përkthyeme nga Gjon Shllaku, kanë pasë për matricë përkthimet e Montit dhe Romagnolit, por edhe tekste të përkthyeme nga gjuhë të dyta. Mikrotoponimet i shërbyen Hammondit dhe studiuesve të tjerë për arritjen e hipotezës, fjala vjen: Hammondi kërkonte rrugëtimin e Dorëve, përmes tumave në studimin në konfetencën që mbajti në Tiranë më 1973. Ndërsa murin pellazgjik ne atriumin ne oborrin e Muzeut të marrë nga rrënojat e Qafe Botës mbi Butrint e kujtoj kur intervistoja asokohe Moikomin, ngrënësin më të madh të librave. Në këtë mur 4000 vjeçar do ketë kalue familja e Kutelit – Pasko, kur emigroi nga Arta – këtë e përmenda kur kremtuem përvjetorin e tij në një konferencë, tetorin që shkoi. Por muri kodifikohet në emrin “mur pellazgjik” që ndërtohet me gurë të thatë si në Persqop-Petrelë dhe nuk ka lidhje me teorinë e prejardhjes së shqiptarëve.
.
Marrë nga muri i Fb i Vrethee Lnika, 12 nëntor 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.