back to top
13.4 C
Tirana
E enjte, 27 Mars, 2025

Përkujtimore e dyfishtë – Një mikeshë e shtrenjtë u largua prej nesh! Sandra Tasi! Pushofshi në paqe o shpirtra të bukur! – nga Denisa Daka

Gazeta

Aleksandra Tasi
Aleksandra Tasi
Përkujtimore e dyfishtë – Një mikeshë e shtrenjtë u largua prej nesh! Sandra Tasi!
Pushofshi në paqe o shpirtra të bukur!
nga Denisa Daka

ky shkrim i pesë viteve të shkuara, është bërë me shumë dhimbje dhe dashuri nga Denisa Daka per Sandra Tasin, në kohën tragjike të Covid 19, kur e keqja e madhe mori jo vetëm një grua të re, fisnike dhe të hijshme, po edhe një nënë që luftoi me gjithë energjitë e saj për ta mposhtur të Keqen. Dhimbja shtohet sepse ajo kohë e vështirë s’na lejoi as mundësinë t’i hidhnim një grusht dhè te varri apo t’i vinim një tufë lulesh te kryet e saj. Dëshpërimi bëhet edhe më i madh, sepse edhe autorja e këtij shkrimi, Denisa Daka, mbas dy vitesh (20 shjetor2022) krejt e re dhe në kulmin e energjive të veta si juriste dhe avokate do ta humbte edhe ajo betejën me Sëmundjen e Shekullit! Ndaj sot, gjej rastin përmes këtij shkrimi të saj, t’i përkujtoj këto dy nëna, dy gra të reja fisnike dhe dy miket e mia, të cilat e kanë pasur gjithnji vend me shkrimet e tyre, në faqen e portalit tim…
Pushofshi në paqen e amshueme, o shpirtra të rinj e të bukur: Sandra e Denisa!
jozef radi, 25 mars 2025

Avokatja Denisa Daka
Avokatja Denisa Daka

Krejt e re, fisnike e pashoq, nënë dhe bashkëshorte unike! Ajo nuk ia doli dot betejës së madhe, teksa vdekja i kish zënë pritë në krye të udhës!
Por deri në fund ajo luftoi fort, në emër të jetës, të dashhurisë, dhe sakrificave! Ajo bëri gjithçka mundi, me vullnet të fortë, dhe mrekullisht si një zonjë që kurrë nuk u ankua për fatin e saj!
Optimiste e pashoq, qytetare dhe fisnike si pakkush rrotull, ajo kish trashëguar mrekullisht rrënjët e bukura të familjes Tasi, e i mbante si stoli kudo..
Na pikëllove fort Sandra…
Ike kaq shpejt… me mori malli që tani për ty!!!
Kur para pak kohësh, kujtova me një Memorie të posaçme gjyshin e saj, eruditin e intelektualin e shquar Koço Tasi, ajo më shkroi një mesazh:
“Të falenderoj fort Denise që kujtove sot Koço Tasin… Jam prekur shumë nga statusi yt! Mendova se askush nuk e kujtonte më. Do të takohemi së shpejti. Përqafime Sandra!!”
Por nuk munde… nuk mundem të takoheshim sërish, e mira Sandra..
Nuk shqetësove askënd, askujt nuk iu ankove, por si fisnike e pashoq, përballove me durim e besim, dhimbjet, trishtimin e humbjen deri në fund…
Në një kohe të errët, n’ato në vite të vështira për shumëkënd, ti dhe familja jote elitare, i mbijetuat si pakkush persekutimit të gjatë e vuajtjeve të pashoq, ndërsa fati nuk u tregua bujar me ju!
Djali yt, motra, vëllai, gjithë të dashurit, ne miqtë e tu gjithashtu, humbëm sot një njeri të zgjedhur si ti…
Por një gjë është e nuk e luan as topi!
Ti do jesh perhere prane nesh Sandra e dashur, e gjalle dhe e bukur, permes kujtimeve te vyera e me vlere!
Buzëqeshja jote ish unike…
Kështu do të të mbaj mend ngahera…!
Pushofsh në paqe shpirt i bukur e i lehtë të qoftë dhêu mike e vyer!
Denisa Daka, 25 mars 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Buy Me A Coffee
Dhuro per mirembajtjen