back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Përkujtohet 110 vjetori i vrasjes së Papa Kristo Negovanit

Gazeta

Përvjetori i 110 i Vrasjes së Papa Kristo Negovanit
Përvjetori i 110 i Vrasjes së Papa Kristo Negovanit 

Përkujtohet 110 vjetori i vrasjes së

Papa Kristo Negovanit

Për herë të parë pas 70 vitesh, u përkujtua me anë të një shërbese përshpirtjeje, At Kristo Negovani, në 110 vjetorin e vrasjes së tij nga forcat shoviniste greke. Aktivitetet u organizuan nga Klubi i Patriotëve të Rinj, shoqata “Foleja Kombëtare” dhe Muzeu Kombëtar i Arsimit, dhe morën pjesë pasardhës të drejtpërdrejtë të rilindasve, si Mitrush Kuteli, Mihal Grameno, Gavril Pepo, Hil Mosi, Marigo Posio, Jovan Kosturi, Petro Luarasi, Atë Stath Melani, etj. Po ashtu, morën pjesë zyrtarë vendorë, ndër të cilët, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, Kryetari i Bashkisë Ersekë, etj.
Aktivitetet nisën në orën 11:30 në Muzeun Kombëtar i Arsimit, ku u çel një ekspozitë me botimet origjinale të Papa Kristos dhe vëllait të tij martir Papa Theodhosit, fotografi dhe dokumente, të prezantuara për herë të parë. Po ashtu u paraqit gravura e vitit 1905, që paraqet çastin e vrasjes makabre të dëshmorit.
I nipi i Papa Kristo Negovanit, Prof. Dr. Kiço Negovani, përshëndeti të pranishmit me anë të një videomesazhi, pasi mosha e avancuar përtej të 90-ve i pamundësoi praninë fizike. Ai u shpreh i emocionuar për nderin që i bëhet familjes dhe gjyshit të tij dhe përgëzoi organizatorët për aktivitetin. Stërmbesa e Atë Stathi Melanit, Zana Karafili shprehu në emër të pasardhësve domosdoshmërinë e zhvillimit të aktiviteteve të ngjashme, që do të përkujtojnë figura të mëdha që dhanë gjithçka për atdheun.

Në nderim të veprës së Papa Kristo Negovanit
Në nderim të veprës së Papa Kristo Negovanit

Ardit Bido, në emër të organizatorëve, deklaroi se fakti që përshpirtja e fundit për Atë Kristo Negovanin ishte bërë përpara 70 viteve rrëfente shumë, për harresën ku janë lënë figurat e mëdha kombëtare dhe u angazhua se do të vijojnë aktivitete të ngjashme edhe për personalitete të tjera që dhanë jetën për Atdheun.
Drejtori i Muzeut, Niko Kotherja vlerësoi se ekspozita e çelur përbënte përpjekjen e parë të këtyre përmasave për shfaqjen e staturës së plotë të atdhetarit të madh dhe të punës që ai kishte kryer në lëmën e arsimimit dhe meshimit në gjuhën shqipe.

Martirët e Gjuhës Shqipe
Martirët e Gjuhës Shqipe

Në orën 12:00, u zhvillua përshpirtja e parë pas 70 viteve për Atë Kristo Negovanin. Ajo u zhvillua veçanërisht në Katedralen e Korçës, pas lejes së posaçme të marrë nga Mitropolia për këtë figurë të madhe kombëtare, teksa zakonisht përshpirtjet zhvillohen në një kishë më të vogël. Mbi 100 besimtarë dhe personalitete e tejmbushën Kishën, duke marrë pjesë në shërbesën e kremtuar nga tre priftërinj. Në fund, u zhvilluan edhe homazhe përpara Luftëtarit Kombëtar.
Papa Kristo Negovani u vra më 12 shkurt 1905, në fshatin shqiptar Negovan, në afërsi të Follorinës, që sot ndodhet në Greqi. Vrasja e tij nga qarqet shoviniste greke erdhi pasi prifti kombëtar kishte hapur disa shkolla shqipe në Negovan dhe Ballkamen, kishte mësuar gjuhën shqipe dhe kishte shpërndarë abetare të hartuara prej tij. Dy ditë para se të vritej, ai kishte meshuar në gjuhën shqipe, duke sjellë përplasje të drejtpërdrejtë me dhespotin e Kosturit, prej edhe nga varej. Martirizimi i tij shërbeu si pikën e kthesës për lëvizjen kombëtare shqiptare, në fushën e arsimit dhe në fushën kishtare.
Organizatorët e aktiviteteve mendojnë se prania e korçarëve do të jetë e lartë, duke respektuar Papa Kriston, që veç të tjerash është dekoruar pas vdekjes me titullin “Nderi i Kombit”.
12 shkurt 2015
Marrë nga http://www.sot.com.al/

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.