back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Perla është dhimbje e kuruar me dashuri – nga Francesca Zavaglia

Gazeta

Nje midhje dhe Perlat
Nje midhje… dhe Perlat

Perla është dhimbje e kuruar me dashuri

nga Francesca Zavaglia

Po duhet të dimë se janë frut i dhimbjes.
Perla është rezultat i plagosjes së një ostrike nga një grimcë rerë e mbetur brenda sajë.
Një ostrikë e paplagosur nuk munde të prodhojë një perlë.
Në pjesën e brendëshme të ostrikës gjendet një substancë që quhet “Madreperla” dhe kur grimca e rërës mbetet brenda ostrikes, ajo për t’u mbrojtur… e vesh me madreperla.
Rezultati është formimi i një perlë të shkëlqyer dhe të bukur.
Ndjehesh e plagosur nga fjalët apo veprimet e ndokujt?
Të kanë vënë në gojë fjalë që s’janë tuat?
Nuk i kanë marrë në konsideratë apo kanë hedhur poshtë idetë e tua?
Të kanë fajësuar për gjëra që nuk i ke bërë?
Qëllimet e tua janë keqinterpretuar në ndonjë situatë të veçantë?
Ke vuajtur ndonjëherë nga idiferenca?
Të kanë plagosur dhe në mënyrë të veçantë ata persona që nuk e prisje?
Nuk të kanë vlerësuar ashtu siç e ke merituar në të vërtetë?
Atëhere… fale, dhe bëje dhimbjen tënde një perlë!
Vishi plagët e tua me shtresa të shumta dashurie.
Dhe ta dish se sa më të mbuluara të jenë… aq më e paktë do të jetë dhimbja.
Në të kundërtën… nëse nuk e mbulon me dashuri, kjo plagë do të ngelet e hapur, dhe çdo ditë që kalon dhimbja do të shtohet.
Do të infektohet me mllefin… me hidhërimin dhe më e keqja plaga nuk do të mbyllet kurrë.
Në mes nesh, mund të ndeshemi me “ostrika boshe” jo se nuk janë plagosur, por nuk kanë ditur të falin… të mirëkuptonin dhe ta kthenin dhimbjen në një perlë!
Një perlë është dhimbje e kuruar me dashuri.
.
Sjellë në shqip nga Izota Rexho – Haruni

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.