back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Përmbajtja e pikave të Traktatit të Shën Shtjefnit në Turqi” – Traktati i Shën Shtjefnit (Sankt Stefan) 1878

Gazeta

Hartat e San stefan Kongresit te Berlinit - 1878
Hartat e San stefan Kongresit te Berlinit – 1878

“Përmbajtja e pikave të Traktatit të Shën Shtjefnit në Turqi”

Pazarllëqet Ruso – Osmane (turke) kundër Shqypnis

Traktati i Shën Shtjefnit (Sankt Stefan) 1878

1.Malitzi i zgjanohet kufini prei Dobrosite qi i u dha në Konferencen e Stambollës, nëpër Bilek deri në Koritë; prej këndej deri në Gacko tue u njitë kah veriu e në Drî e Lim. Kufini linduer ndjek Limin e tue kalue nëpër Mal të That shtîn në rreth të Malitzi Rogovën, Plavën e Gusijen; ndjek mandej vargun e maleve e del deri tu maja mâ e nalta e Maleve të Namuna. Prej këndej kufini del tu liqêni i Hotit; e tue kalue përmjedis të liqenit të Hotit e të Kastratit këput Liqenin e Shkodrës për të dalë përanë Bune. Nikshiqi, Gacko, Shpûza, Zhabjaku e Tivari i jesin Malitzi.
Rregullimi i Lundrimit të Bunës i lehet komisjonit.
2.Porta e Lartë e njeh definitivisht pavarsinë e Malitzi.
3.Serbija bahet e pavarshme e i epet Nishi, lugina e Drinas e Zvorniku i vogël; Jeni Pazari, lugina e Ibarit,
4.Myslimanët qi kan pasunina ndër tokë qi i ipen Serbis e qi don të dalin nga kjo princni, mund i apin me qira tjervet. Nji komisjon tyrko-serb nën nji komisar rus ka për të da çashtjet e pasunitvet të myslimanvet mbrenda dy vjetvet, e mbrenda tri vjetvet ato qi i përkasin Vakufevet.
5.Porta e Lartë e njeh pavarsin e Rumanis, e cila ka per të pasë të drejtë me lypë nji shpërblim në marrveshtje mjes dy palvet.
6.Bullgarija përbahet nji Princni autonome nën haraç të Tyrkis, me qeveri të kështënë e nji ushtri kombtare. Kufitë e Bullgaris shtrihen në Shqipni deri në Kumanovë, Koçanë, Tetovë, Krrab e Dri të Zi; Ohër, Korçë, Starovë, Gramos; liqe të Kosturit e deri tu Vardari.
7.Princi i Bullgaris do të zgidhet lirisht prej popullit.
8.Ushtrija tyrke nuk do të qindrojë ma në Bullgari e gjith kalanat e moçme do të prishen me shpenzime të qeverris së vendit.
9.Sasija e haraçit për t’u pague ka për t’u caktue nëpër nji marrveshtje të qeveris ruse e otomane. Ky haraç do të caktohet në temel të mjesit të të himevet të tokvet pi i përkasin kësaj Princnije.
10.Porta e Lartë ka të drejtë rruge nëpër Bullgar për bajtje ushtrish, municjonesh e zahire për n’ato krahina të vendosuna përtej Princnije.
11.Pasanikët myslimanë mund ruejnë të drejtën e pronsimit edhe në kjoftë se nuk don të rrin në kët vend. Komisjonet tyrko-bullgare do të mblidhen nën rojë të komisarvet rusë, për të da me fuqi sovrane mbrenda dy vjetvet mbi t’gjitha rragatjet e pasunivet ku mund të jen interesa myslimane o tjera. Ashtu dhe mbi Vakufe.
12.Gjith kalanat e Tunës do të rrënohen e nuk do të ndërtohen të tjera mbi Tunë e as do të lshohen ani lufte mbi kët lum.
Të drejtat e komisjonevet ndërkombtare në Tunën e poshtme rrin të paprekuna.
13.Porta e Lartë merr përsiper m’e ba të lundrueshëm Sulimen e me shpërblye privatët.
Faqe 450
.
The 1878 San Stefano Treaty and the Albanians
The 1878 San Stefano Treaty and the Albanians

14.Do të zbatohen pa vonesë në Bosnje e Hercegovinë propozimet europjane qi u komunikuen fuqiplotvet në të parën mbledhje të Stambollës.

15.Porta e Lartë detyrohet të zbatojë me ndërgjegjë të Gjinit rregullimin organik të vj. 1868, tue mbajtë parasysh dishirin e popullit si e pat shprehë.
16.N’Armeni do të zbatohen riformat e ngarkohet qeverija tyrke për sigurimin e Armenvet kundra Kurdvet e Çerkezvet.
17.Amnisti e plotë u epet gjithë nënshtetasvet otomanë qi janë komprometue në kohen e ndodhjeve të fundit.
18.Porta e Lartë ka për të pasë parasysh opinjonin e komisarvet të Pushtetevet ndërmjetse mbi shka i përket pronsisë së gjytetit Klistur, e ka për të hap punimet qi e caktojnë kufinin tyrk-persjan.
19.Damshpërblimet e luftës e damet që shkaktua Rusis, të cilat N.M.T. Perandori i Rusis i lypë janë:
a)900 miljon rubla shpenzime lufte;
b)400 miljon rubla shpërblim për dame shkaktue tregtis;
c)100 miljon rubla për zaptim të Kaukazit.
ç)10 miljon rubla për rindërtime e interesa për nënshtetasit e për institutet ruse në Tyrki.
20.Tue pa ngushticën financjare të Tyrkis e tue pëlqye dishirin e shprehun prej Sulltanit, Perandori i Rusisë pranon qi damshpërblimi të mund të paguhet me lëshimin e sanxhakut Tultscha.
21.Porta merr përsipër të rregullojë miqsisht ankimet e nënshtetasvet mbetë pezull.
22.Ambashatat e konsullatat ruse kanë për t’ushtrue protektoratën mbi shtegtarë, mbi murgarë rus e mbi pasunit e tyne në Tyrki. Privilegjet e Malit Athos rrin të paprekuna.
23.Të gjithë traktatet e konventat vleftsohen si përparandej.
24.Bosfori e Dardanelet rrin të hapuna si në kohë lufte si në kohë pagje avulloreve të shtetevet asnjanëse.
25.Heqja e gjithë ushtrivet Ruse nga Tyrkija e Europës, e heqja n’Azi mbas gjashtë muejsh.
26.Ushtritë ruse derisa të jen aty do t’administrojnë vendet, prej së cilash do të largohen.
27.Porta ep fjalën qi mos më keq përdorë nënshtetasit qi patën marrëdhanje me ushtritë ruse.
28.Lirim i shpejtë i robvet të luftës porsa të ratifikohet ky traktat. Ashtû dhe mbi kët bazë do të lirohen robt mjes Tyrkis, Rumanis, Serbia e Malitzi
29.Ky dokument do të ratifikohet nga N.M. e Tyne Perandorët e Rusis e, të Tyrkis mbrenda 15 ditvet.”
Bâ në Shën Shtjefen me 19 fruer (3 marc) 1878.
 
Nënshkrue Konti N. Ignatieff – Safvet
(L. S.) (L. S.)
 
Nënshkrue Nelidoff – Saabdullah
(L. S.) (L. S.)
Fq. 451
 
Подписание_Сан Стефанского договора 1878
Подписание_Сан Стефанского договора 1878
Shënim: Bep Martin Pjetri kopjoi saktsisht nga Revista L.E.K.A. – Dhetuer 1938 – (Botue në Shtypshkroja “Zoja e Papërlyeme” – Shkodër) në faqet 450 – 451.
U ba kjo punë e masipërme me kënaqsi dhe me përgjegjsi për t’ja dhurue atyne lexuesve qi adhurojn Vërtetsitë historike, qi prej 29 nandor 1944 e deri më sot 3 shkurt 2018, u fshehë duke i mashtrue brezave si dhe në të ardhmen vazhdon kjo mashtrim të shkruejtun edhe në librat shkollore e të gjitha niveleve falë edhe qeverisë së Tiranës si vazhduese e denjë e sistemit komunist-mashtrues të popullit.
Kjo ndodhë se të gjithë ata historianë qi morën tituj shkencore dhe jo shkencorë në periudhën e diktaturës komuniste u kanë dhanë fëmijve dhe nipave tituj shkencorë pas 1992, deri në profesorë me qëllim që të kenë rroga të majme si dhe të jenë gardianë, roje fanatike të ruejtjes së librave historike me mashtrime mbi lojën e turqve dhe rusve në kurriz të popullit shqyptar etnik.
Vetëm klerikët dijetarë katolikë dhe nji pjesë e atdhtarve shqyptarë ishin transmetues të saktë të Traktave Antishqyptare, prandej ndërhyn dhe urdhëruen sllavët dhe turqit mbas 29 nandorit 1944 te qeveria e Tiranës bolshevike të shfarosnin nëpërmjet gjenocidit atdhetarët-dijetarë meshtarët, prelatët e Kishës Katolike Shqyptare.
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.