“Përmbusha amanetin e tim eti” –
Poeti Jozef Radi i dhuroi Bibliotekës Françeskane, veprën e plotë të babait të tij
Njeriu i penës, Jozef Radi i dhuroi në këtë fundvit Bibliotekës Françeskane në Shkodër Veprën e Plotë prej 14 vëllimesh të babait të tij, Lazër Radi.
Ky i fundit përjetoi ferrin e diktaturës përmes një kalvari internimesh.
Radi thotë se dhurimi i kolanës është përmbushja e një amaneti.
Prej 13 vitesh, poeti ka edhe blogun e tij, ku hapësirë të rëndësishme zë Shkodra e identifikuar përmes kulturës dhe historisë.
Krijimtaria e poetit Jozef Radi i ka fillesat në vitet ‘70.
Ajo është një krijimtari realiste e mbushur me problemet e jetës së përditshme.
Përmes saj autori jep me nota kritike jetën shqiptare të kohës së diktaturës komuniste dhe të kohës së tranzicionit.
Marrë nga RTSH Shkodra, 20 dhjetor 2024