back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Përmbysja e klasës qytetare historike shqiptare dhe triumfi i idiotizmit kriminal fshatar! – nga Genci Hoti

Gazeta

Gjergj Fishta midis Intelektualeve Shkodranë 1924
Gjergj Fishta midis Intelektualeve Shkodranë 1924

Përmbysja e klasës qytetare historike shqiptare

dhe triumfi i idiotizmit kriminal fshatar!*

nga Genci Hoti

(Ose ndryshe: Përse përgjegjësia historike
e zhvillimit të shoqërisë shqiptare bie mbi këtë klasë,
por nuk thuhet saktë se mbi cilin segment të zhvillimit të saj!
Kjo është arsyeja e vetme përse shqiptarët pas 1945,
nuk mund të bëjnë dot kurrë shtet demokratik).
 .
Këtë vit akademiku ynë, Profesor Artan Fuga, botoi përfundimin e kërkimeve të tij disavjeçare me titull “Shoqëria Piramidale”, ku shpalosi pikëpamjet e veta filozofiko-historike mbi zhvillimin e shoqërisë shqiptare pas 1991, pa na treguar më së pari se kujt krahu filozofik i takon: Analizës Materialiste të Historisë së Njerëzimit apo Idealizmit manipulator? Sepse sot më shumë se kurrë në shoqërinë shqiptare ka zënë vend, gati në mënyrë sunduese, formalizmi idealist filozofik si “thelbi” formal i të kundërtës së materializmit filozofik, që në Shqipëri gabimisht konsiderohet si materializmi dialektiko-historik i shkollës bolshevike (me materializëm filozofik do të kuptojmë një mendim konkret mbi një ekzistencë konkrete jashtë marksizmit filozofik apo leninizmit politik). Në realitet pas 1945-ës shqiptarët nuk i takojnë asnjë krahu filozofik, pasi është i vetmi popull europian që, pas 1945-sës, mohoi historinë e përjetuar 3000 vjeçare në mënyrën me antinjerëzore të mundshme.
Ajo që më ra në sy ishte një përfundim interesant që lidhet, në mënyrë antihistorike dhe të shtrembër, me historinë reale të shqiptarëve të sotëm, por dhe më mendimin politik që udhëheq shoqërinë e sotme shqiptare. Sipas akademikut tonë:
“Jemi një shoqëri pa qytetarë…
duhet rikthyer qytetari në vendimmarrje politike!
duhet vendosur qytetari në qendër të shoqërisë!” (f. 318, 319).
Analiza kritike e këtyre rreshtave qëndron në tre probleme: njëra e karakterit filozofik (që fshihet pas fjalës “rikthyer”), tjetra e karakterit historik (që fshihet pas frazës së parë: “Jemi një shoqëri pa qytetarë”), por e treta është shumë-shumë më e thellë dhe lidhet me të njëjtin problem që patën shpalosur komunistët në gusht 1972, prej nga filloi kasaphana në gjirin e PPSH, por dhe dishepujt e tyre pas 1991-shit. Ndoshta problemi i fundit ka qënë pika detyruese për t’iu përgjigjur akademikut tonë me po të njëjtën monedhë edhe pse jam i bindur që nuk do t’i pëlqejë.
Në fakt, me këto rreshta, akademiku ynë ka fshehur një Krim historik që vihet re shumë lehtë mbas veprimit të epokës komuniste (1945-1991), por që pas 1991, trumbetohet si inekzistente dhe shpaloset “e reja” klasore qytetare si një arritje sociale e shoqërisë shqiptare.
Të flasësh sot për ndarjen klasore të shoqërisë shqiptare, ku te veçohet qytetaria, dhe të mos marrësh për bazë historinë e kaluar, të paktën ndër këto 400 vjetët e fundit (ky është kushti thelbësor kohor i zhvillimit të shoqërisë shqiptare), është më tepër se një tallje ordinere dhe është shumë-shumë më tepër se një veprim antihistorik, antishkencor dhe antishqiptar, dmth i bie të jetë anti-njerëzor; – ky është pozicioni real i intelektualëve shqiptarë të epokës komuniste dhe postkomuniste.
Akademiku ynë, pa dyshim me qëllim të paramenduar, ka anashkaluar anën Historike të problemit (problemi i dytë) sipas pyetjes: Cila është historia e Klasës Qytetare Shqiptare, të paktën e asaj të shek. të XX-të, ku dallojmë shumë-shumë qartë tre faza cilësore të zhvillimit të saj (flasim për Klasën Qytetare në shtetin e sotëm shqiptar duke anashkaluar Klasën Qytetare në popullatën shqipfolëse jashtë kufijve shtetërorë shqiptarë: në Kosovë-Prizrenin, Gjakovën e Pejën, në Maqedoninë e Veriut – Shkupin e Manastirin, në Greqi – Janinën dhe në Malin e Zi – Ulqinin e Tivarin)?
N.q.s. do të analizojmë historinë e Klasës Qytetare Shqiptare përgjat shek. të XX-të do të dallojmë tre faza zhvillimi dhe lindje, çuditërisht të prera me thikë, të cilat në raport me njëra-tjetrën kanë një dallueshmëri cilësore të theksuar, sidomos faza e parë me të tjerat, edhe pse ato sot bashkëjetojnë sëbashku prej 30 vjetësh në mënyrë poshtëruese kundrejt njëra-tjetrës në të gjitha drejtimet sociale dhe ekonomike. Karakteristikat social-kulturore të tyre janë të tilla që vënë në dukje moralin njerëzor brenda një shekulli në tre drejtime: në ndërtimin e Historisë, në realizimin e krimit (vrasje) dhe në përvetësimin e të mirave materiale (grabitja):
1.Klasa Qytetare Historike (me prejardhje nga shek. XVI-të dhe ekzistencë deri me 1944).
2.Klasa Qytetare me formim nga epoka e komunizmit (nga 1945 dhe ekzistencë deri me 1991).
3.Klasa Qytetare me formim nga epopa postkomuniste (nga 1992 dhe ekzistencë deri më sot).
Sot sasia numerike formale e qytetarëve nëpër këto tre faza flet në favor të këtyre të fundit (bile më saktë në favor të fazës së fundit – 1992/2020) dhe kjo është arsyeja më kryesore përse të tre fazat e Qytetarisë shqiptare janë të diferencuara thellësisht në aspektin cilësor të produktit të tyre, por që nuk merret parasysh në asnjë element konkret, ku shqiptarët e sotëm kujtojnë se duke jetuar në qytete, apo jashtë shtetit, janë bërë Qytetarë pa përcaktuar se nga rrjedhin, ku shkojnë dhe çfarë dinë të bëjnëe. Pikërisht kjo e fundit përcakton qenien Qytetar në Racën Njerëzore, por që për shqiptarët shoqërorë, sidomos për të Marrët e madhështisë shqiptare, nuk ka asnjë vlerë.
Por pas këtij momenti shtrohet pyetja: Për kë Qytetarë e ka fjalën akademiku ynë, për qytetarët e Klasës Qytetare sipas pikës 1, 2 apo 3; dhe a e di akademiku yne Historinë përkatëse të tyre dhe, në fund të fundit, a e di akademiku ynë se çfarë do të thotë klasë Qytetare?
Këtu fillon ajo që nuk u pëlqen shqiptarëve të sotëm në mënyrë masive (kjo vihet re në tendencën që kanë shumë shqiptarë për të fshehur paaftësinë e tyre pas madhështisë iluzore që na paskan pasur krahinat prej nga rrjedhin gjithseicili, pa pasur asnjë lidhje me Qytetarinë dhe civilizimin, dy kushtet parësore për të qenë një popull i zhvilluar, gjë që, përsëri, nuk merret parasysh nga të Marrët e madhështisë shqiptare!
Analiza e klasës Qytetare shqiptare mund të bëhet, të paktën, nga dy këndvështrime:
1.nga ana Historike (e publikuar ne qindra botime përpara 1945-ës) dhe 2.nga ana Politike (e fshehur dhe tjetërsuar në po aq botime pas 1945-ës).
.

1.Analiza Historike

Kur flitet për Qytetarì shqiptare përgjat shek. të XX-të kemi parasysh as më pak e as më shumë vetëm Pesë qytete shqiptare me ndikim konkret mbi Historinë e shqiptarëve, pasi shumë të tjerë (Fieri, Gjirokastra, Tirana, Vlora, Kukësi, Peshkopia, etj, etj.) nuk kanë histori përtej shek. të XIX-XX, të renditur sipas alfabetit, ku jepen dhe popullatat e tyre afër ekstremeve të shek. të XX-të dhe në shek. e XXI (1926, 1990 dhe 2008), mbi çbazë edhe mund të përcaktohet dinamika e tyre përgjat atij shekulli e ne vazhdim, sipas cilësisë politike:
Banorët – 1926(1) – 1990(2) – 2008(3)
Berati – 8.505 – 43.800 – 63.701
Durrësi – 8.866 – 85.400 – 193.310
Elbasani – 10.408 – 83.300 – 135.560 (2005)
Korça – 19.461 – 65.300 – 87.637
Shkodra – 22.784 – 81.800 – 113.624
Marrë nga 1.1926, sipas “Shqipria me 1927” 2.1990, sipas Vjetari statistikor i Shqipërisë, 1991. 3.2008, sipas “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”; Vëll. 1, 2 – Tiranë 2008; Vëll. 3 – 2009.
Duke parë diferencimet e popullatave ndër qytete, sipas ekstremeve shekullore, lind nevoja e interpretimit të tre fazave historike të formimit të tyre, çka nënkupton dhe zbulimin e mënyrës cilësore të formimit të Qytetarisë shqiptare në fillim të mijëvjeçarit të tretë, por që akademiku ynë nuk e merr parasysh për arësyet e tij. Pa dyshim që në këtë rast ai ka fshehur zanafillën e qytetarisë së vet klasore.
Duhet pranuar që këto pësë qytete nuk janë produkt i zhvillimit të shoqërisë parashqiptare të largët apo të afërt, por i imponimit politiko-shoqëror të atyre shoqërive që e kanë pasë kaluar me kohë shkallën e zhvillimi primitiv dhe u relatuan me vendasit autoktonë në një gjendje shoqërore përtej primitivizmit. Të paktën katër qytete (Berati, Durrësi, Elbasani, Shkodra) disponojnë kështjella me ndërtime pellazgjike në themelet e tyre, çka tregon mbi ekzistencën e një gjeneze qytetare, mbi 2500 vjeçare përtej mundësive sociale të vendasve autoktonë, por që është e aftë të na e sjellë deri në ditët tona në mënyrë Historike duke na argumentuar se fillesa e Qytetarisë në trojet e banuara nga shqiptarët e sotëm nuk ka lidhje as me ilirët, as me dardanët, as me epirotët dhe as me arbërit në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Që të jemi realistë ajo ka lidhje me imponimin pellazg-helen-romak-bizantin (kalatë në Shkodër, Durrës, Elbasan, Berat janë vepër e pellazgëve dhe jo e ilirëve apo epirotëve; ato karakterizohen nga themelet më të lashta prej mureve qikllopike ose pellazgjike), prej nga rrjedh në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjeneza qytetare shqiptare e sotëm, por me një zhvillim që nuk është varur kurrë nga shoqëria shqiptare dhe parashqiptare. Mos vallë kjo është aresyeja që të Marrët e madhështisë shqiptare e lidhin gjuhën shqipe të sotme me pellazgjishten primitive (e bëjnë se u vjen turp të jenë pjesë e njëe popullate inproduktive apo për arësye politike të ardhshme ku kërkohet të ndryshohet Historia e identitetit kombëtar shqiptar, duke ja bashkangjitur identitetit grek apo vlleh?! Të paktën tre nga përfaqësuesit më të deklaruar të te Marrëve të madhështisë shqiptare: Eva Brinja – Antikiteti, – Tiranë 2005; Elena Kocaqi – Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo-Ilire, -Tiranë 2018 dhe Agron Dalipaj – Greqishtja: një bijë e shqipes, – Korçë 2019 [janë të tillë sepse e kanë shprehur hapur marrinë e tyre] pretendojnë, ose e nënkuptojnë, se grekët janë dhe rrjedhin nga ilirët).
Me fjalë të tjera Qytetaria në trojet ku banojnë sot popullatat shqipfolëse nuk është rezultat i zhvillimit të saj, e cila në një fazë të caktuar të këtij zhvillimi, kërkoi kalimin e jetës sociale nga fushat bujqësoro-blegtorale drejt jetës qytetare. Në këtë rast është e nevojshme përcaktimi i ekuacionit dinamik të jetës sociale nga zanafilla deri në fazën Qytetare, për të cilin problem, shkenca shqiptare e Historisë ka heshtur në mënyrë të qëllimshme, sepse klasa politike e shtetit shqiptar komunist dhe postkomunist ka qënë gjithmonë me zanafillë fshatare të afërt, që presupozon shumë pastër krimin politik me zanafillë vitin 1945, për të cilin heshtet qëllimisht. Por fshatarët shqiptarë, të bërë qytetarë në mënyrë artificiale, nuk e dinë akoma se ka një ekuacion shoqëror që argumenton mënyrën se si formohet klasa e fshtarëve në historinë e Njerëzimit, nga ku rezulton se fshatari shqiptar është tej masës i sfazuar nga forma klasike e formimit të fshatarit historik. Dhe po të mendosh se nga kjo gjendje e sfazuar historike e fshatarëve shqiptarë ka lindur qytetaria komuniste duhet te merret me mend se çfare produkti social ka lindur dhe ku po shkojmë me këtë produkt krejtësisht të paaftë dhe krejtësisht antishqiptar.
Analiza Historike e Qytetarisë shqiptare e lidh këtë të fundit me katër grup-strukturash politiko-sociale që kanë vepruar mbi Kombin Shqiptar në mënyrë të pandërgjegjshme për shqiptarët përgjat 400 vjetëve (koha e domosdoshme e formimit të Qytetarisë shqiptare të sotme, pasi rastësia qytetarë ndër shqiptarë dhe parashqiptare është mbi 2500 vjet, por pa asnjë ndikim konkret në të sotmen), por për interesat politike të relatoreve jo parashqiptare apo shqiptare. Ato janë: Patriarkana Ekumenike e Kostandinopolit + Perandoria Otomane + subjekti Vlleh (Beratin), Perandoria Otomane + subjekti Vlleh (Elbasanin), Perandoria Otomane + Patriarkana Ekumenike e Kostandinopolit + subjekti Vlleh (Korçën), Republika e Venedikut + Perandoria Otomane + Politika Europiane – ku përfshihet Republike e Venedikut nga koha e Kastriotit deri me 1796, Selia e Shenjtë me qendër në Romë nga 1512 deri me 1912, Perandoria Austro-Hungareze nga 1825 deri me 1918 dhe Italia përgjat shek. te XX-te deri me 1943 (Durrësin dhe Shkodrën); në këtë rast subjekti Vlleh përfaqëson kulturën që ka ndikuar në lulëzimin e Qytetarisë shqiptare, të paktën domosdoshmërisht në tre nga pesë qytetet më të rëndësishme historike, pasi ndikim rastësor subjekti Vlleh ka realizuar edhe mbi Durrësin dhe Tiranën (në këtë argument pikëpamjet e Kristo Frashërit, Historia e Tiranës, vëll. I, Tiranë 2004, janë krejtesisht ireale dhe manipulatore). Nuk është vështirë të dallohet që veprimi politik i Perandorisë Otomane përbën madhësinë më të dukshme (absolute) të përcaktimit cilësor të Qytetarisë shqiptare në të gjithë territorin e popullatës shqipfolëse dhe kjo është arsyeja e vetme që i diferencon pesë qytetet kryesore shqiptare midis tyre. Në këtë drejtim nuk flitet me fantazi, por me përmasat e botës së relacioneve që përcaktojnë cilësinë e Qytetërimit shqiptar dhe në këtë drejtim ekzistojnë edhe disa subjekte jo shqiptare që kanë vepruar mbi cilësinë progresive të qytetarisë shqiptare diku në mënyrë direkte e diku në mënyrë indirekte me anë të klasës fshatare: subjekti Goran (Kryesisht në komunën e Shishtavecit me popullsi 5.531 banore – sipas Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëll. 3-Tiranë 2009, por një masë, ndoshta më e madhe, e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Ky fakt rezulton në sajë të popullatës të krahinës së Gorës në vitin 1938 ku numëroheshin mbi 7.000 banorë, me 2005 kishte 6.940 banorë, me 2008 kishte 5.116 banorë – sipas Enciklopedisë së Kukësit, Tiranë 2018), Gollobordas (vendosur kryesisht në krahinën e Gollobordës, por popullsia e së cilës është e shpërndarë në të gjithë Shqipërinë), Grekë (35.829 banore), Maqedonas (4.148 banorë), Malazes (678 banorë) dhe Vllehë (bëhet fjalë për jetën fshatare, por këto gjashtë subjekte kanë një veçanti: nëqoftë se pesë të parat e pranojnë hapur që nuk janë shqiptarë, subjekti Vllehë nuk e thotë hapur përkatesinë nacionale [më 2001 eështë pranuar që numri i vllehëve në Shqipëri është 992 banorë, kur në realitet e suprimon nga pikëpamja sasiore orthodoksinëe shqiptare deri në atë masë sa është tepër e vështirë të saktësosh përkatësinë nacionale të ortodoksëve edhe vetëm në një fshat]. (Të dhënat statistikore janë marrë nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëll. 3-Tiranë 2009).
Instituti Shqiptar i Studimeve - Tirane 1942
Instituti Shqiptar i Studimeve – Tirane 1942

Periudha Historike e Qytetarisë shqiptare (deri më 1944)

Pa i dhënë rëndësi cilësisë dalluese të këtyre pesë qyteteve (kjo cilësi ka ekzistuar në mënyrë tepër të dukshme përgjat shek. të XIX dhe gjysmës së parë të shek. të XX-të) kundrejt njera-tjetrës, pasi ato përbëjnë themelin e Qytetarisë shqiptare dhe zhvillimin social të shqiptarëve sipas civilizimit modern Botëror. Mirë-keq kjo Qytetarì ka udhëhequr zhvillimin e Kombit Shqiptar, të paktën në këto katër shekujt e fundit. Kjo Qytetarì proklamoi shtetin e parë shqiptar me 1912, përballoi devijimin e këtij shteti në Monarki me Mbret Princ Vidin e I-rë (1914-1924) të vendosur nga Europa, rimëkëmbjen e tij por në Monarki Parlamentare (Lushnje -1920), kalimin në Republikë Parlamentare (mars 1924) dhe shtetin Monarkik me Mbret Zogun e I-rë (1928-1939). Analiza e Parlamentit dhe Klasës Politike shqiptare (1912-1944) tregon se Qytetaria shqiptare ishte trashëgimtarja e veprimit politik të Përandorisë Otomane, subjektit Vlleh, Selisë së Shenjtë dhe Shteteve Europiane përgjat këtyre 400 vjetëve ku koha e veprimit të tyre përcakton rigorozisht dhe cilësinë e Qytetarisë shqiptare deri me 1944. Më pak fjalë kjo është Historia e Qytetarisë shqiptare të formuar nga veprimi i politikës Otomano-Europiane mbi popullatën shqipfolëse. Në këtë drejtim nuk mund të flitet se çfarë më pëlqen apo kam simpati, por ky është fakti historik për të cilin duhet menduar pak më seriozisht kur e analizojmë. Por, pikërisht këtë lloj analize akademiku ynë nuk e ka bërë, kështu që jam i detyruar të analizoj etapat e formimit të Qytetarisë shqiptare përgjat shek. të XX-të.
Nëqoftëse do të analizonim sasinë e banorëve për këto pesë qytete do të dallonim një anomali të vogël sasiore (tabela poshtë) sipas së cilës rezulton që vetëem qyteti i Korçës ka një disheze të konsiderueshme midis 25-26% në viteve 1923-1926 që përkon me lëvizjen politike antishqiptare të Fan Nolit, kur Elbasani për 3-4 vjet qëndron në të njëjtën kuotë sasiore (mund të jetë dhe gabim shtypi, por që nuk e ndryshon tendencën). Këto dy raste duhen marrë për bazë kur analizojmë periudhat e mëvonshme nëpër qytetet shqiptare.
Banorët 1923(1)-1926(2)-1938(1)
Berati: 8.000 – 8.505 – 9.584
Durrësi: 4.785 – 8.866 – 10.506
Elbasani: 10.408 – 10.408 – 12.718
Korça: 25.598 – 19.461 – 21.221
Shkodra: 21.580 – 22.784 – 25.293
1.1923,1938, sipas Vjetari statistikor i RPSH, 1964; 2.1926, sipas “Shqipria me 1927”.
Më 1927, Shqipëria ka pasur 39 bashki të vendosura në ato vende ku ka pasur, sipas ligjit relativ, 250 shtëpi, por me bashkimin e dy-tre katundeve të afërta është realizuar numri i përafert i kushtit të pasjes së bashkive. Kështu janë diferencuar qytetet e mëdha (Berati, Durrësi, Elbasani, Gjinokastra, Korça, Shkodra, Tirana, Vlona, Fieri) nga 32 qendrat e banuara të konsideruara si qytete me bashki. Ndërsa numri i fshatrave në të gjithë Shqipërinë ishte 2361, të quajtura në atë kohë si katunde.
Në Shtator 1923, popullata shqiptare ishte 803.959 banorë prej të cilëve 127.595 shtetas me banim në qytet dhe 676.364 shtetas me banim në fshat, e shprehur në përqindje 15,9% qytetare dhe 84,1% fshatare.
Në fund të vitit 1926, Shqipëria kishte një popullatë prej 828.593 banorë.
Ne fund te vitit 1927 Shqiperia kishte nje popullate prej 839.727 banore.
Sipas mesatares vjetore të përllogaritur më 1938, popullata shqiptare ishte 1.040.353 banorë prej të cilëve 160.000 qytetarë dhe 880 353 fshatarë, e shprehur në përqindje 15,4% qytetare dhe 84,6% fshatarë (Ky është trendi natyror i raportit qytetarë/ fshatarë në shtetin shqiptar të asaj kohe).
Gjendja intelektuale e Qytetarisë shqiptare sipas arsimit deri më 1927 ishte si më poshtë:
Në vitin shkollor 1926-1927 në Shqipëri kishte:
536 shkolla fillore shtetërore,
50 private,
6 Internate,
10 gjimnaze shtetërore dhe
4 private;
me një personel mësimor prej
803 persona në institucionet shtetërore dhe
89 në ato private në shkollat fillore,
25 në Internate; si dhe
929 persona në shkollat e mesme shtetërore dhe
122 në ato private.
1.me universitet 446 individe
2.me gjimnaz 1.773 individe
3.me fillore 60.552 individe
4.me studime nëpër Europë 727 individë.
Krahasimi i pikës 1 me 4 tregon se me 1927, shteti shqiptar kishte filluar arsimimin masiv të popullatës së vet sipas kushtit europian të zhvillimit historik.
Në vitin shkollor 1938/1939 në Shqipëri, në kuadrin e arsimit të kulturës së përgjithshme, kishte 649 shkolla, 55.404 nxënës dhe 1.477 personel mësimor; në arsimin e ulët tekniko-profesional kishte 11 shkolla, 2.056 nxënës dhe 109 personel mësimor; në arsimin e mesëm tekniko-profesional kishte 5 shkolla, 879 nxënës dhe 171 personel mësimor; në arsimin e mesëm pedagogjik kishte 3 shkolla, 675 nxënës dhe 18 personel mësimor; në arsimin e mesëm profesional kishte 2 shkolla, 204 nxënës dhe 16 personel mësimor. Kurse arsimi i lartë në Shqipërinë e asaj kohë nuk ekzistonte (këto të dhëna janë marrë nga Vjetari statistikor i R.P.SH. 1964), çka tregon argumentueshëm se klasa intelektuale Qytetare shqiptare ishte arsimuar në universitetet europiane të kohës dhe nuk ishte produkt social shqiptar.
Deri në atë kohë (1927) Shqipëria kishte 3 teatro, 5 kinema, 7 orkestra, 12 gazeta, 11 shtypshkronja.
Ndërsa Bota fetare shqiptare deri në fund të 1927, kishte këto permasa: Xhami 1127, 17 Medrese, 1306 Hoxhallarë, 260 Teqe, 65 Baballarë, 128 Shehlerë, 468 Dervishë, 844 Kisha Ortodokse, 147 Kisha Katolike, 6 Mitropolit, 3 Arkipeshkopë, 628 Priftërinj, 70 Manastire (të gjithë të dhënat janë marrë nga Shqiprija më 1927, Vjetari statistikor i R.P.SH. 1952, 1955, 1961,1964); bashkësia e të cilave e tregon një arsimim ndryshe nga ai shtetëror dhe që s’është marrë parasysh në asnjë rast, gjë që mund të ndryshojë shumë në konkluzionet mbi cilësinë e Qytetarisë shqiptare, por që është fshehur në të gjitha rastet nga statisticienet, duke filluar që më 1923 e në vazhdim. Kjo do të thotë se manipulimi i Historisë së Popullit Shqiptar ka filluar saktësisht pas 1923-shit.
Por klasa Qytetare historike shqiptare ka një veçori, që bashkëshoqëron të gjithë dinamikën historike të shqiptarëve, parashqiptareve, paraardhësve të afërt dhe të largët, duke mos u marrë parasysh në asnjë rast: është e formuar për një kohë shumë-shumë të gjatë, rreth 400-450 vjet në sajë të marrëdhënieve me popujt më të zhvilluar të Njerëzimit. Në këtë rast duhet studiuar kjo veçori dhe arsyeja përse zhvillimi i shqiptarëve-parashqiptarëve-paraardhësve të afërt-paraardhësve të largët bëhet në mënyre tepër të avashtë (këtu fshihet jo vetëm gjeneza historike e shqiptarëve të sotëm, por edhe metodika argumentuese e lidhjes së paraardhësve më të largët të shqiptarëve edhe pse ato nuk kanë pasur lidhje midis tyre (p.sh. ilirët me epirotët).
.
Gjyqet ku denohej ajka e inteligjences shqiptare
Gjyqet ku denohej ajka e inteligjences shqiptare

Periudha Komuniste e Qytetarise shqiptare (1945-1991)

Pas 1945 kemi eleminimin e kësaj Qytetarie Historike dhe formimin e një Qytetarie me parametra krejt të tjerë në të gjitha drejtimet (kjo është pika më e domosdoshme dhe e parë analitike kur flasim për Qytetarinë e epokës komuniste, por pikërisht këtë ka fshehur akademiku ynë a thua se ajo nuk ekzistonte). Parametri më kryesor që duhet të kihet në konsideratë, në këtë rast, është faktori Kohë i formimit të klasës Qytetare shqiptare të epokes komuniste, e cila përcakton në mënyrën më kokëforte cilësinë specifike të saj.
Nëqoftëse propaganda komuniste akuzonte Klasën Qytetare Historike Shqiptare për bashkëpunëtore të pushtuesve imagjinare, për grabitëse të të mirave materiale, për shfrytëzuese të punës së individëve shqiptarë, për shtypjen sociale të shqiptarëve, pas 1945, këto akuza të rreme i bëri realitet për subjektin e saj duke e përmbysur historinë e përjetuar nga shqiptarët përgjat gjysmës së parë të shek. të XX-të. Tërësia e këtij eleminimi ka kaq shumë përmasa pjesmarrëse sa është e pamundur t’i anashkalosh dhe t’i konsiderosh si inekzistente. Të paktën mënyra e formimit të klasës së re Qytetare përgjat epokës komuniste është e aftë të na argumentojë se çfarë ka ndodhur realisht me Qytetarinë Historike dhe përse klasa e re Qytetare (pas 1945 deri me 1991) jo vetëm që nuk mund të krahasohej me Historinë Qytetare, por ajo nuk mund të krahasohej as me vetë termin Qytetar në planin analitik ekuacional, sepse prejardhja e saj karakterizohej nga katër faktore:
1.qënia fshatarë të paditur,
2.fshatarë të varfër,
3.fshatarë të paarsimuar,
4.fshatarë kriminelë;
por që çuditërisht ndërlidheshin kaq mirë midis tyre sa nuk mund të kuptoheshin pa njëra-tjetrën. Këtë tërësi faktesh akademiku ynë e anashkalon si inekzistente edhe pse këto karakteristika janë interpoluar në të gjithe fazat e zhvillimit të klasave shoqërore shqiptare pas 1945-ës deri më sot, çka përbën notën më negative të mundëshme, por dhe pamundësinë për t’u rikthyer në pozitivitet social.
Krahas eleminimit të Qytetarisë Historike përgjat epokës komuniste lindën shumë qytete të reja në kurriz të qyteteve Historike, pavarësisht nga madhësia dhe roli specifik, duke ndryshuar konfigurimin cilësor të Qytetarisë shqiptare. Në këtë mënyre lindi Bajram Curri në kurriz të Tropojës, u zhvillua Kukësi në kurriz të Krumës (në të vërtetë Enciklopedia e Kukësit, Tiranë 2018, pretendon se me 25 gusht 1925 qyteti i Kukësit caktohet qëndër e prefekturës së Kosovës në vend të Krumës, çka nënkupton që rrokadën e cilësisë qytetare në rrethin e Kosovës së asaj kohe ta ketë bërë republika e Ahmet Zogut, por në asnjë rast nuk thuhet se qyteti i Krumës ishte rrjedhoje e zhvillimit të marredhënieve shumë shekullore të popullatave (Gjakovë-Krumë) që pas 1912, u ndanë politikisht çka nënkupton ndryshimin cilësor të Qytetarisë së asaj ane që në atë kohë), u zhvillua Puka dhe u rikrijua Fushë Arrëzi, u zhvillua Rrësheni në kurriz të Rubikut, Laçi në kurriz të Krujës, Librazhdi në kurriz të Prenjasit, Pogradeci në kurriz Starovës, Erseka në kurriz të Leskovikut, Lushnja në kurriz të Divjakës, u krijua Gramshi në kurriz te Elbasanit, u krijua Ҫorovoda në kurriz të Poliçanit, u zhvillua Gjirokastra në kurriz të Libohovës, Saranda në kurriz të Delvinës. Ky veprim politik realizoi sheshimin e diferencimit cilësor që kishin qytetet shqiptare midis tyre duke veçuar Tiranën, e cila, nga e ana e vet, u diferencua nga të gjithë qytetet shqiptare të kohës duke i suprimuar ato nga pikëpamja cilësore specifikisht.
Nga ana tjeter numri i banorëve të të gjitha qyteteve shqiptare u rrit në mënyrë tepër të ndjeshme. Të paktën vetëm për pesë Qytetet Historike pas vitit 1945, kemi këtë rritje të Qytetarisë pa e kuptuar se kjo do të ishte në kurriz të cilësisë Qytetare, pasi e suprimonte disa herë trendin natyror të raportit qytet/fshat në këtë drejtim, por tani duke përfshirë edhe kryeqytetin, Tiranën:
 
Periudha e viteve: 1938-1945-1955-1960-1969-1979 1990
Berati – 9.584 – 11.911 – 14.374 – 18.686 – 24.700 – 33.400 – 43.800
Durrrësi – 10.506 – 14.183 – 25.579 – 39.937 – 49.200 – 66.200 – 85.400
Elbasani – 12.718 – 14.701 – 23.616 – 29.786 – 39.100 – 61.200 -83.300
Korça -2 1.221 -24.602 – 31.833 – 39.363 – 45.100 -52.800 – 65.300
Shkodra – 25.293 – 34.335 – 38.564 – 43.306 – 52.200 – 65.000 – 81.800
Tirana – 25.079 – 59.950 – 108.183 – 136.295 – 152.700 – 189.000 – 243.000
 
(sipas Vjetarit Statistikor i RPSH 1964, Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1985, Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991).
Por ajo që për klasën Qytetare historike ishte një veçori historike e lidhur me parametra përshpejtues të jashtëzakonshëm, në formimin e klasës Qytetare shqiptare përgjat kësaj epoke ajo nuk ekziston dhe procesi i formimit jo vetëm që u bë në mënyrë të rrufeshme, por bota e relacioneve me botën jashtë shqiptare u eleminua në mënyrë tinzare pa e kuptuar se procesi në fjalë nuk mund të realizohej sipas historisë së përjetuar dhe në asnjë formë historike të paraparë nga Njerëzimi.
Parametri kryesor i rritjes së numrit të qyteteve dhe banorëve të tyre ishte arsimimi masiv i shqiptarëve, ku numri i “intelektualëve” me arsim universitar u bë lejtmotivi formal i Qytetarisë komuniste i emërtuar si shtresë drejtuese e shoqërisë që pajtonte dy klasat shoqërore shqiptare: qytetarët me fshatarët. Kjo bëri që jeta qytetarë, edhe pse me nivel të ulët cilësor, të shtrihej edhe në fshat sipas formulës së barazimit të jetës fshatarë me atë qytetare. Në mënyrë të përmbledhur epoka komuniste Zvogëloi (kjo fjalë është thënë për mirësjellje, pasi në realitet epoka komuniste e grabiti dhe masakroi Qytetarinë Historike) nivelin e jetës Qytetare Historike duke e barazuar me jetën qytetare me prejardhje fshatare. Kjo gjë u ndie shumë në jetën dhe produktin intelektual shqiptar të epokës komuniste ku sasia e zhvillimit social u bë në kurriz të cilësisë intelektuale, e cila u zerua me të ardhur viti 1991. Në këtë mënyrë viti 1991, ndan Qytetarinë e mirëfillte komuniste (kjo qytetari nuk ka asnjë shans të krahasohet me Qytetarinë Historike shqiptare, por ajo ka qënë shumë me pozitive në produktin e saj specifik në raport me Qytetarinë e epokës postkomuniste; vetëm me këtë kusht mund të realizohet krahasimi i epokës komuniste me çfarëdo lloj epoke historike tjetër) nga Qytetaria e re, që i përket periudhës postkomuniste duke mos u përputhur kërkund me rritjen natyrore të popullsisë shqiptare.
Të dhënat e kësaj rritje dhe raporti i banorëve qytetare me ato të fshatit për të gjithë periudhat e Qytetarisë shtetërore shqiptare të epokës komuniste është si më poshtë:
Me 30 Shtator 1945, popullata shqiptare ishte 1.122.044 banorë prej të cilëve 238.812 shtetas me banim në qytet dhe 883.232 shtetas me banim ne fshat, e shprehur ne përqindje 21,3% qytetarë dhe 78,7% fshatarë. Pra, kjo faze e zhvillimit të Qytetarisë shqiptare karakterizohet që në fillim nga rritja e numrit sasior të saj dhe këtu qëndron fillesa kriminale e Qytetarisë përgjat epokës komuniste, pasi banditët e brigadave partizane u instaluan nëpër qytete, kryesisht në Tiranë duke pushtuar pronat e Qytetarëve historikë, por dhe duke i vrarë, burgosur e internuar (këtu fillon krimi i vërtetë historik mbi Kombin shqiptar).
Me 3 Shtator 1950, popullata shqiptare ishte 1.218.943 banorë prej të cilëve 249.783 shtetas me banim në qytet dhe 969.160 shtetas me banim në fshat, e shprehur në përqindje 20,5% qytetarë dhe 79,5% fshatarë.
Me 2 Tetor 1955, popullata shqiptare ishte 1.391.499 banorë prej të cileve 383.169 shtetas me banim ne qytet dhe 1.008.330 shtetas me banim ne fshat, e shprehur në përqindje 27,5% qytetare dhe 72,5% fshatarë.
Me 2 Tetor 1960, popullata shqiptare ishte 1.626.315 banorë prej të cilëve 502.456 shtetas me banim në qytet dhe 1.123.859 shtetas me banim në fshat, e shprehur ne përqindje 30,9% qytetarë dhe 69,1% fshatarë.
Me 1963, mesatarja vjetore e popullatës shqiptare ishte 1.762.375 banore, prej te cileve 578.590 shtetas me banim ne qytet dhe 1.183.785 shtetas me banim në fshat, e shprehur në përqindje 32,8% qytetare dhe 67,2% fshatarë. (sipas Vjetari Statistikor i RPSH, Tiranë 1964).
Me 1970, popullata shqiptare ishte 2.135.600 banorë, prej të cilëve 579.700 banorë (në tekst është 479.700) shtetas me banim ne qytet dhe 1.455.900 shtetas me banim ne fshat, e shprehur në përqindje 31,8% qytetare dhe 68,2% fshatare (sipas Vjetari Statistikor i RPSH, Tirane 1964).
Me 1980 popullata shqiptare ishte 2 670.500 banore, prej të cilëve 897.300 shtetas me banim në qytet dhe 1.773.200 shtetas me banim në fshat, e shprehur në përqindje 33,6 qytetarë dhe 66,4% shtetas me banim ne fshat (sipas Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991)
Me 1983, popullata shqiptare ishte 2.841.300 banorë, prej të cilëve 33,8% shtetas me banim në qytet dhe 66,2% shtetas me banim në fshat sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, 1985).
Me 1990, popullata shqiptare ishte 3 255.900 banorë, prej të cilëve 1.176.000 shtetas me banim ne qytet dhe 2.079.900 shtetas me banim n. fshat, e shprehur në përqindje 36,1% në qytet dhe 63,9 në fshat (sipas Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991).
Me 1991, popullata shqiptare ishte 3.259.800 banorë, prej të cilëve 1.173.500 me banim në qytet dhe 2.086.300 me banim në fshat, e shprehur në përqindje 36% në qytet dhe 64% në fshat. (sipas Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991-1999).
Pranohet se rritja e popullatës qytetarë përgjat periudhës 1945-1980 ishte në masën 8,4%, rreth 2 herë më shpejt se në periudhën 1923-1945, dhe numri i qyteteve të ishte 66, afro 3 fishi kundrejt 1945, çka argumenton qartësisht se rritja e popullatës qytetare ishte për arsye politike dhe aspak ekonomike, apo progresive. (të dhënat janë sipas: Vjetari statistikor i R.P.SH, 1964; Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, vëll. 3-2009; INSTAT, Population projection 1995-2010, Tiranë 1999).
Interesantja e zhvillimit formal të shoqërisë shqiptare përgjat periudhës 1945-1991 është rritja sasiore e profesioneve inproduktive, që në gjuhën politike emërohet art-sport-kulturë. Nëqoftëse deri me 1944 arti-sporti-kultura shqiptare u zhvillua sipas parametrave shpirtëror të individëve (sasia e individëve deri në këtë vit, duke përjashtuar gjininë e teatrit në Shkodër që ishte masive, binte në sy në pikturë, skulpurë, muzikë, letërsi) duke iu nënshtruar parimit ofertë-kërkesë, pas 1945 arti-sporti-kultura u bë pjesa më kryesore e propagandës komuniste dhe profesioni privat i politikës komuniste. Pa asnjë diskutim të gjithë individët në fushën e artit, letërsisë, gazetarisë, kulturës, sportit ishin krahu i djathtë i partisë-pushtet dhe niveli specifik i tyre konsiderohej një ndër arritjet më të mëdha të epokës komuniste. Në këtë drejtim, duke lënë mënjanë cilësine e veprave të artit dhe të mendimit letrar, politika komuniste kopjoi pikë për pikë, nga pikëpamja sasiore e profesioneve, rrugëzhvillimin e Rilindjes Italiane dhe u paraqit përpara shqiptarëve si subjekti më cilësor i zhvillimit të tyre duke realizuar një rritje sasiore në raport të zhdrejtë me rritjen e popullatës qytetare. Në këtë rast ligji dialektik hegelian (kalimet sasiore çojnë në ndryshime cilësore dhe anasjelltas) u kopjua dhe u kuptua për së mbrapshti mbasi rritja sasiore me të vërtetë çonte në ndryshime cilësore, por asnjëherë nuk është argumentuar që kjo cilësi përbente një nivel me pozitiv se e kaluara përpara 1945-ës. Eshtë e saktë që sasia e intelektualëve në shoqërinë shqiptare përgjat periudhës 1945-1991, u rrit në raport me të kaluarën disa qindra herë, por është po aq e vërtetë sa cilësia e kësaj inteligjence ishte qindra herë më e ulët se inteligjenca e epokës Mbretërore. Nëqoftëse klasa Qytetare Mbreterore prodhoi bazat materiale të zhvillimit të shoqërisë shqiptare, klasa Qytetare komuniste prodhoi bazat ligjore të krimit politik kundra Qytetarise historike duke e mohuar atë dhe duke pohuar krimin historik në një formë kaq të hapur sa si pa të keq pranohet rritja sasiore e intelektualëve pa dhënë asnjë shëmbull të cilësisë konkrete.
.
Byroja komuniste dhe Stalini
Byroja komuniste dhe Stalini
Tabela e mëposhtme tregon gjendjen e arsimimit të shqiptarëve përgjat periudhës 1950-1990 (kemi marrë për bazë vetëm arsimin e mesëm dhe atë të lartë):
 
Arsimi i mesëm
Vitet 1950 1960 1970 1980 1990
Shkolla 23 – 69 – 131 – 280 – 513
Nxënës në mijë 7 – 30 – 80 – 164 – 206
Me shkëputje nga puna 5 – 16 – 40 – 71 – 145
Mësues 262 – 1013 – 2362 – 5392 – 9708
 
Arsimi i mesëm profesional
Shkolla 17 – 26 – 85 – 263 – 466
Nxënës në mijë – 5 – 14 – 50 – 133 – 138
Me shkëputje nga puna – 4 – 10 – 20 – 52 – 89
Mësues – 171 – 511 – 1205 – 3660 – 7390
 
Arsimi i mesëm i përgjithshëm
Shkolla – 6 – 43 – 46 – 17 – 47
Nxënës në mijë – 2 – 16 – 30 – 31 – 68
Me shkëputje nga puna – 1 – 6 – 20 – 19 – 56
Mësues – 91 – 502 – 1157 – 1732 – 2318
 
Arsimi i lartë
Shkolla – 1 – 6 – 5 – 8 – 8
Studentë në mijë – 0,3 – 7 – 26 – 15 -27
Me shkëputje nga puna – 0,1 – 4 – 11 – 9 – 22
Pa shkëputje nga puna – 0,2 – 3 – 15 – 6 – 5
Pedagogë – 13 – 288 – 926 – 1103 – 1806
Shkolla – 111 – 425 – 1187 – 1347 -1481
Nxënës në mijë – 129 – 174 – 381 – 387 – 383
Me shkëputje nga puna – 128 – 161 – 333 – 377 – 378
Mësues – 3.591 – 5.681 – 12.944 – 18.596 – 19.847
 
Studentët që mbaruan shkollat e larta:
Vitet 1960 1970 1980 1990
Gjithsejt – 690 – 1613 – 2877 – 3990
 
Ndërsa studentët që mbaruan shkollat e larta për disa specialitete ishin:
Vitet – 1980 – 1985 – 1986 – 1987 – 1988 – 1989 – 1990
Gjithsejt – 2877 – 3248 – 3623 – 3551 – 3916 – 4303 -3990
 
Dinamika e institucioneve artistike dhe kulturore ishte si më poshtë:
Vitet – 1950 – 1960 – 1970 – 1980 – 1990
Institu. artist. Profesi. – 4 – 18 – 25 – 27 – 27
Shtëpi e vatra kulture – 138 – 1222 – 1984 – 2096 – 2294
Biblioteka – 12 – 16 – 39 – 45 – 45
Muzeume – 7 – 13 – 80 – 1920 – 1774
Shtepi muze – 2 – 12 – 58 – 62 – 67
 
Bibliotekat ne qytetet kryesore
Nr. bibliotekave – Libra në fund të vitit – Lexues
Berati – 1 -149.200 – 5.255
Durrësi – 3 – 295.347 – 10.455
Elbasani – 3 – 140.134 -10.018
Korça – 1 – 166.187 – 8.100
Shkodra – 1 – 229.800 – 12.010
Tirana – 13 – 1.959.043 – 49.803
(sipas Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991).
 
Analiza e veprimtarisë politike të subjekteve shtetërore shqiptare përgjat kësaj epoke karakterizohet nga gjyqet politike ndër vitet: 1944-1948, 1954-1957, 1967-1977, 1981-1983 ku u ndëshkua produkti intelektual Qytetar i epokës historike dhe asaj komuniste brenda llojit. Pa frikë mund të themi se periudha 1945-1991 është periudha e krimit kundra Qytetarisë Historike dhe shkatërrimi i saj cilësor e sasior, e cila ra në sy tepër dukshëm pas 1991.
Në këtë periudhë, pas 1967, Bota Fetare shqiptare u eleminua plotësisht dhe shqiptarët filluan të avancojnë përsëmbrapshti në kundërshtim me Historinë sociale (kjo është pika më e rëndësishme që përcakton cilësine e Qytetarisë në çdo Komb të Njerëzimit).
Por tani do t’i lejojmë vetes të bëjmë pyetjen: Ku qëndron ndryshimi cilësor i arsimimit të Qytetarisë shqiptare përgjat periudhës 1945-1991, në raport me arsimimin e Qytetarisë Historike, meqënëse kemi një ndryshim shumë të madh sasior të pjesmarrësve në të? Përgjigja është vetëm një: Në përmbajtjen e teksteve shkollore, ku periudha historike e Qytetarisë këtë përmbajtje e kishte reale brenda parametrave historikë të ndodhur, kurse periudha komuniste këtë përmbajtje e kishte jashtë çdo realiteti të ndodhur dhe gjithçka ishte e shpikur nga gërma A deri te Z. Për fatin e keq të shqiptarëve informacioni i marrë në arsimin e detyrueshëm përgjat periudhës komuniste ishte fund e krye i trilluar deri në atë masë sa shqiptarët u futën në periudhën e tretë të Qytetarisë së tyre në mënyrë të keqarsimuar në ekstremin më të mundshëm dhe e gjitha kjo që në bark të nënës.
Nëqoftëse do të bënim një përmbledhje analitike të shtresave të Qytetarisë së epokës komuniste nuk do ta kishin të vështirë të zbulonim se ku qëndronte pika më e dobët e kësaj Qytetarie krejtësisht artificiale, krejtësisht inproduktive, krejtësisht antishqiptare dhe krejtësisht antihistorike në mënyrën e formimit, jetesës dhe mbijetesës (pas 1991-shit). Fjala bëhet për shtresën e ushtarakëve të të gjitha niveleve, por sidomos të asaj të Ministrisë së Brendëshme dhe Gjyqësore, të cilët kanë komanduar dhe aplikuar krimin në shoqërinë shqiptare pas 1945-ës. Për të parë thelbin progresiv apo kriminal të Qytetarisë shqiptare të epokës komuniste mjafton të shihet shtresa e ushtarakëve, hetuesve, prokurorëve, gjykatësve të asaj kohe dhe kuptohet se çfarë ka ndodhur realisht në shoqërinë shqiptare përgjat epokës 1945-1991. Përmbysja e Historisë dhe lindja e një procesi antihistorik dhe antishqiptar përbën të gjithë kredon e asaj që ka ndodhur në Shqipëri pas 1945 deri më 1991 duke mos harruar se kjo kredo përbën bazën politike dhe historike të formimit të klasës Qytetare shqiptare të re postkomuniste.
.
Pashko - Berisha - Zogaj - Selami... 1990
Pashko – Berisha – Zogaj – Selami… 1990

Periudha postkomuniste (1992-2020)

Kjo periudhë shënon fundin propagandistik të epokës komuniste jo në planin njerëzor, por në atë shkresor.
E bukura është se viti 1991 e përziu shoqërinë shqiptare deri në atë masë sa vlerat e Qytetarisë Historike u zhdukën tërësisht dhe në pah doli mashtrimi politik, si forma e vetme e njësisë matëse të të qenurit qytetar. Për ta thënë hapur politika e kësaj epoke e sfumoi termin shtetas dhe ngriti ne shkalle sipërore termin qytetar edhe pse prejardhja shumë e afërt e këtyre qytetarëve të rinj ishte safi fshatare e epokës komuniste. Pas vitit 1991, shoqëria shqiptare e humbi konceptin e ndarjes klasore të krijuar pas 1945, dhe në pah doli figura kriminale e fshatarit komunist. Ky është koncepti metodik më i saktë i përcaktimit analitik të shoqërisë shqiptare pas 1945-ës dhe pas 1991-shit, por që na shërben për të përcaktuar karakteristikat përfundimtare të qytetarëve shqiptarë nëpër tre epokat e njohura të shek. të XX.
Por, kjo periudhë ka një karakteristikë të çuditshme: ka të përcaktuar njeriun që lidh këtë periudhë me paraardhësen me anë të një vepre: “Një dosje për Homerin”. Me anë të kësaj periudhe ne zbulojmë se Ismail Kadare lidh epokën komuniste me epokën e të Marrëve ë madhështisë shqiptare, prej nga e kanë burimin plagjatorët, hajdutët kompjuterikë dhe harbutët intelektualë. Një përmbledhje e autorëve që pretendojnë të realizojnë studimet mbi gjuhën shqipe zbulon përmasat e kësaj dukurie.
Kësaj periudhe të jetës Qytetare shqiptare do t’i bëjmë një modifikim analitik për shkak të ndarjes së informacionit statistikor në trë pjesë: 1991-2000; 2001-2010 dhe 2011-2020.
Pas 1992-shit kemi ndryshimin sasior të banorëve qytetarë me vlera jashtëzakonisht të mëdha:
Vitet – 1990 – 2000 – 2001 – 2005 – 2008 – 2010
Berati – 43.800 – 63.932 – 70.000 – 64.473* -63.701 – 60.000
Durrësi – 85.400 – 142.511 200.000 193.310 – 217.000
Elbasani – 83.300 – 116.466 – 145.000 – 135.560(2005) – 130.000
Korça – 65.300 – 79.528 – 90.000 – 87.637 – 85.000
Shkodra – 81.800 – 104.667 – 110.000 – 113.624 – 110.000
Tirana – 243.000 – 436.016 – 343.500 – 617.375 – mbi 600.000
(sipas Fjalor Enciklopedik Shqiptar, vëll. 1- 2008, vëll. 3-2009; Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991-1999, Tiranë 2002, ndërsa me shenjën – janë marrë nga Fjalori Enciklopedik i Pasho Baku-t, 2002 dhe 2011; me shenjen* nga Berati Enciklopedi me autor dhe botues Zylyftar Plaku 2010).
-Më 1992 popullata shqiptare ishte 3.190.100 banorë, prej të cilëve 1.165.000 ishin qytetare dhe 2.025.100 fshatarë, e shprehur në përqindje 36.5% qytetare dhe 63,5% fshatarë.
-Më 1995 popullata shqiptare ishte 3.248.800 banorë, prej të cilëve 1.381.000 shtetas banonin në qytete dhe 1.867.800 në fshatra, e shprehur në përqindje 42,5% qytetarë dhe 57,5% fshatarë.
-Më 2000 popullata shqiptare ishte 3.401.200 banorë, prej të cilëve 1.598.600 në qytete dhe 1.802.600 në fshat, e shprehur në përqindje 46,9% qytetarë dhe 53,1% fshatarë.
-Më 2001 popullata shqiptare ishte 3.069.300 banorë.
Pranohet se pas dekadash rritjeje të qëndrueshme, numri i përgjithshëm i banorëve të Shqipërisë është ulur me 113.000 banorë në periudhën midis dy regjistrimive të fundit 1989 dhe 2001.
-Me 2004 popullata shqiptare ishte 3.127.300 banorë, prej të cilëve 44,2% ishin qytetarë dhe 55,8% ishin fshatarë.
-Me 2004, pranohet se në Shqipëri kishte 74 qytete dhe 2962 fshatra.
(sipas Vjetari statistikor i Shqipërisë 1991-1999, Tiranë 2002, dhe Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, vëll. 3, Tiranë 2009).
 
-Më 2015 pranohet se popullata e Shqipërisë ishte 2.885.796 banorë
-Më 2016 pranohet se popullata e Shqipërisë ishte 2.875.592 banorë
-Më 2017 pranohet se popullata e Shqipërisë ishte 2.876.591 banor.
-Më 2018 pranohet se popullata e Shqipërisë ishte 2.870.324 banorë
-Më 2019 pranohet se popullata e Shqipërisë ishte 2.862.427 banorë
 
Eshtë pranuar se kjo periudhë fillon me çarsimimin e popullatës shqiptare me banim në fshat. Kështu nëqoftëse në vitin arsimor 1992-1993 kishte 56.625 nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, të përgjithshme dhe profesionale të fshatrave, një vit me vonë, pra në vitin 1993-1994, kishte afërsisht 10.000 më pak, 46.437 nxënës të regjistruar. Ky numër pas katër vjetesh pothuajse u përgjysmua duke arritur në shifrën 26.705, kur ky numër në shkollat e mesme të qytetit mbetet pothuajse i pandryshuar.
E njëjta situatë është edhe për numrin e shkollave në fshat. Në këtë mënyrë për vitin shkollor 1992-1993 në Shqipëri funksiononin gjithsejt 650 shkolla të mesme të përgjithshme, nga të cilat 428 në fshatra. Ndërkaq në vitin shkollor 1993-1994, numëroheshin gjithsejt 577 shkolla të mesme të arsimit të përgjithshëm dhe profesional, nga të cilat në fshat janë vetëm 371. Në harkun kohor të një viti në zonat rurale u mbyllën më shumë se 50 shkolla. Ndërkaq, katër vite më vonë, hendeku thellohet edhe më shumë. Gjithsejt në vend numëroheshin 400 shkolla të mesme, ndërsa ne fshat nuk ka më shumë se 252 prej tyre.
Po kështu edhe mësuesit që punojnë në shkollat e fshatrave po pakësohet. Në vitin 1992-1993, në Shqipëri kishte gjithsejt 9.298 mësues të arsimit të mesëm, të përgjithshëm dhe profesional, prej të cilëve 3.630 punonin ne shkollat e fshatit. Pas katër vjetëve gjendja ka ndryshuar ndjeshëm: në vend numëroheshin gjithsejt 5.989 mësues, prej të cileve vetëm 1.839 punonin në fshat.
Të dhënat statistikore dëshmojnë se në krahasim me mësuesit e qytetit, mësuesit e fshatit janë më të rinj në moshë, me përvojë profesionale më të pakët, me nivel shkencor profesional më të ulët. Kështu për shëmbull numri i përgjithshëm i mësuesve të Shqipërisë që i përkasin kategorisë së parë të kualifikimit (me përvojë me mbi 20 vite punë dhe me një nivel të avancuar kualifikimi pedagogjik) në vitin 1995-1996, do të ishte 13.729. Ndërkaq prej tyre, në fshat do të punonin 7.494, pra pak më shumë se gjysma. Në të kundert, numuri i përgjithshëm i mësuesve të Shqipërisë që i përkasin kategorisë së katërt të kualifikimit (mësues që sapo kanë mbaruar studimet dhe pa kualifikim pedagogjik passhkollor) në vitin shkollor 1995-1996, do të ishte 11.680, ndër të cilët 8.411, ose 72% e tyre punonin në shkollat e fshatit. (i gjithë ky informacion është marrë nga A. Fuga, R. Gjoka, Z. Dervishi, Midis humbetirës kulturore dhe gjallimit – studim sociologjik mbi formimin arsimor dhe psikokulturor të rinisë në zonën rurale shqiptare, Tiranë 1998, f. 7, 8).
Por këto shifra kanë nevojë për një interpretim të vogël për t’u konsideruar të sakta, pasi lëvizja demografike e popullatës shqiptare në ato vite ka sens nga fshati në qytet dhe, nga të dy këto lloj vendbanimesh drejt jashtë Shqipërisë, çka do të thotë se banorët e fshatit e zvogëlojnë numrin në fshat (për rrjedhojë edhe numri i shkollave, nxënësve dhe mësuesve) dhe e shtojnë atë në qytet; kështu që konstantja e numrit në shkollat e mesme ndër qytete duhet t’i dedikohet edhe ardhjes së fshatarëve drejt qytetit dhe largimit të tyre jashtë kufijve shtetërorë shqiptarë. Të paktën tabelat e mëposhtme na tregojnë se numri i nxënësve dhe mësuesve në qytete rritet dhe zvogëlohet ai në fshatra:
1990-91 – gjithsejt 557.127 nxënës, 174.642 në qytet dhe 382.485 në fshat.
1991-92 – gjithsejt 540.438 nxënës, 176.103 në qytet dhe 364.355 në fshat
1992-93 – gjithsejt 525.892 nxënës, 181.537 në qytet dhe 344.355 në fshat
1993-94 – gjithsejt 535.713 nxënës, 188.455 në qytet e 347.258 në fshat
1994-95 – gjithsejt 550.737 nxënës, 190.074 në qytet dhe 360.663 ne fshat
1995-96 – gjithsejt 558.101 nxënës, 197.671 në qytet dhe 360.430 në fshat
1996-97 – gjithsejt 560.731 nxënës, 208.024 në qytet dhe 352.707 në fshat
1997-98 – gjithsejt 559.324 nxënës, 213.049 në qytet dhe 346.275 në fshat
1998-99 – gjithsejt 553.411 nxënës, 213.775 në qytet dhe 339.636 në fshat
1999-00 – gjithsejt 543.967 nxenes, 213.053 ne qytet dhe 330.914 në fshat
(marrë nga Vjetari statistikor 1991-1999, Tiranë 2002, f. 151)
 
Ndërsa numri i mësuesve në arsimin 8-vjeçar publik ishte sipas tabelës së mëposhtme:
1990-91 – 28.789 mësues prej të cilëve 19.847 në fshat
1991-92 – 29.553 mësues prej të cilëve 20.437 në fshat
1992-93 – 30.557 mësues prej të cilëve 21.131 në fshat
1993-94 – 32.098 mësues prej të cilëve 21.947 në fshat
1994-95 – 30.893 mësues prej të cilëve 21.013 në fshat
1995-96 – 31.369 mësues prej të cilëve 21.121 në fshat
1996-97 – 30.926 mësues prej të cilëve 20.886 në fshat
1997-98 – 30.111 mësues prej të cilëve 20.228 në fshat
1998-99 – 29.428 mësues prej të cilëve 19.457 në fshat
1999-00 – 29.055 mësues prej të cilëve 19.207 në fshat
 
Po kështu kemi të dhëna mbi numrin e shkollave të mesme publike, ku kemi pakësim të numrit të tyre dhe ndryshim të raporteve cilësore brenda tyre sipas tabelës:
 
Gjithsej – E përgjithshme – E bashkuar – Profesionale
1990-91 – 827 – 75 – 177 – 575
1991-92 – 763 – 89 – 465 – 209
1992-93 – 650 – 107 – 448 – 95
1993-94 – 577 – 161 – 329 – 87
1994-95 – 472 – 362 – 41 – 69
1995-96 – 430 – 352 – 24 – 50
1996-97 – 408 – 337 – 20 – 51
1997-98 – 400 – 337 – 3 – 60
1998-99 – 394 – 331 – 9 – 54
1999-00 – 386 – 326 – 9 – 51
 
Ndërsa numri i nxënësve në shkollat e mesme të qytetit dhe fshatit ishte si më poshtë, ku dhe duket pakësimi i numrit të nxënësve në shkollat e mesme në shkallë republike:
1990-91 kemi 205.774 nxënës 82.637 në qytet e 123.137 në fshat.
1991-92 kemi 146.541 nxënës: 67.046 në qytet e 79.493 në fshat.
1992-93 kemi 116.047 nxënës: 59.422 në qytet e 56.625 në fshat.
1993-94 kemi 103.291 nxënës: 56 854 në qytet e 46.437 në fshat.
1994-95 kemi 93.830 nxënës: 54.781 në qytet e 39.049 në fshat.
1995-96 kemi 89.895 nxënës: 56.591 në qytet e 33.304 në fshat.
1996-97 kemi 93.058 nxënës: 66.166 në qytet e 26.892 në fshat.
1997-98 kemi 98.721 nxënës: 70.513 në qytet e 28.208 në fshat.
1998-99 kemi 102.161 nxënës: 71.714 në qytet e 30.447 në fshat.
1999-00 kemi 102.963 nxënës: 72.806 në qytet e 30.165 në fshat.
 
Ndërsa shkalla e arsimimit në shkollat e larta të studentëve kishte trendin rritës sipas tabelës:
 
Gjithsej – Sistemi i Ditës – Sistemi me korrespondencë
1990-91 – 27.461 – 22.059 – 5.402
1991-92 – 28.001 – 22.705 – 5.296
1992-93 – 32.684 – 22.835 – 9.849
1993-94 – 30.185 – 20.190 – 9.995
1994-95 – 28.331 – 17.792 – 10.539
1995-96 – 30.086 – 17.235 – 12.581
1996-97 – 34.257 – 17.094 – 17.163
1997-98 – 35.902 – 18.550 – 17.352
1998-99 – 38.502 – 20.696 – 17.806
1999-00 – 40.125 – 21.991 – 18.134
(marrë nga Vjetari statistikor 1991-1999 i Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2002).
 
Në vitin shkollor 1999-2000 në të gjithë Shqipërinë kishte
1828 shkolla tetëvjeçare,
386 shkolla të mesme dhe
11 shkolla të larta.
(Vjetari statistikor 1991-1999, Tiranë 2002, f. 143).
 
Të regjistruar në arsim për periudhën 2013-2019
Viti shkollor-akademik – gjithsej regjistruar në arsim – kopshte – arsimin 9 vjeçar: (fillore – cikli i lartë i arsimit bazë) – arsim i mesëm: (gjimnaz e social-kulturor-profesional) – arsimi i lartë*
2014-15; 748.488 – 82.494 – 188.371 – 175.037 – 140.042 – 117.241 – 22.801 – 162.544
2015-16; 704.779 – 82.623 – 179.564 – 163.935 – 130.380 – 108.956 – 21.424 – 148.277
2016-17; 677.818 – 81.194 – 174.836 – 153.264 – 127.114 – 106.133 – 20.981 – 141.410
2017-18; 652.592 – 81.026 – 170.861 – 148.810 – 120.062 – 99.457 – 20.605 – 131.833
2018-19; 641.161 – 78.942 – 167.104 – 139.426 – 116.646 – 95.359 – 21.289 – 139.043
*Të dhënat e Isced 4 janë riklasifikuar në nivelin Isced 5.
Burimi i informacionit: Të dhënat administrative nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë
 
Ndërsa numri i nxënsëve për gjithë nivelet e shkollave për periudhën 2013-2018 si më poshtë
Total – 9 vjeçar – të mesme – profesionale – arsim i lartë vetëm bachelor
2013-14; – 44.139 – 35.254 – 3.136 – 29.301 – 17.469
2014-15; – 44.001 – 39.629 – 4.702 – 33.654 – 19.152
2015-16; – 43.084 – 37.721 – 4.507 – 31.865 – 20.423
2016-17; – 36.546 – 36.436 – 5.215 – 31.865 – 20.423
2017-18; – 37.795 – 35.278 – 4.189 – 34.331 – 20.108
 
Raporti nxënës për mësues
Viti shkollor/ akademik – arsimin publik: (9 vje. cikli i ulët – 9 vje. cikli i lartë) – arsimi i mesëm – arsimin privat: (9 vje. cikli i ulët – 9 vje. cikli i lartë) – arsimi i mesëm
-2014-15; 18,9 – 12,2 – 16,2 – 15,3 – 8,3 – 9,1
-2015-16; 18,3 – 11,1 – 15,0 – 16,4 – 7,8 – 8,2
-2016-17; 18,2 – 10,4 – 14,4 – 15,1 – 7,6 – 9,0
-2017-18; 17,8 – 10,1 – 13,8 – 15,0 – 7,7 – 8,7
-2018-19; 17,4 – 9,5 – 13,3 – 14,5 – 7,5 – 8,5
**
 
Shënim: atje ku nuk jepet referenca materiali eshte marre ne adresen e internetit te INSTAT-it: www.instat.gov.al, të kërkuar nga unë në rrugë zyrtare, prej nga mora përgjigjet e mëposhtme, duke treguar korrektësen e institucionit ne fjalë:
1-From: Anila Kasneci
Sent: Friday, February 21, 2020 1:40 PM
To: ‘gentihoti@yahoo.com’
Cc: Majlinda Nesturi
Pershendetje,
Referuar kërkesë tuaj drejtuar INSTAT lidhur me numrin e nxënësve, mësuesve dhe institucioneve arsimore në vitet e kërkuar, ju njoftojmë se këtë informacion dhe shumë më tepër se kaq e gjeni në faqen www.instat.gov.al – rubrika Publikime ku sipas viteve gjeni te publikuar ne Vjetaret Statistikore, Vjetaret Rajonale dhe shume publikime te tjera me këto të dhëna.
Gjithashtu të dhënat që kërkoni i gjeni po në këtë faqe në: Tema/ Tregu i punës dhe Arsimi/ Arsimi ku ju shfaqën të dhënat për arsimin po të klikoni linkun:  
http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-punës-dhe-arsimi/arsimi
Po ashtu keni informacion të gjerë në databazën e kësaj faqeje e cila gjendet në fund.
Anila Kasneci
 
INSTAT
2-Olta Caca <ocaca@instat.gov.al>
To:genchoti@yahoo.com
Fri, Feb 28 at 12:10 PM
Përshëndetje
Më poshtë është link-u I databases se INSTAT për Popullsinë më 1 janar 2001-2019
http://databaza.instat.gov.al/pxëeb/sq/DST/START__DE/NewPOP_0002/?rxid=24849c15-361d-454b-ad28-49c9fd048258
Faleminderit
Olta Caca – Head of Population Statistics
Institute of Statistics
Rr. Vllazen Huta, Nd.35, H.1
Njësia Administrative Nr.2, 1017 – Tirane, Albania
Tel. +355 (-4-) 233 358/ext 195 – Fax: +355 (-4-) 228 300
E-mail: ocaca@instat.gov.al – www.instat.gov.al
.

2.Analiza Politike e Qytetarisë Shqiptare të shek. të XX-të

Nevoja e analizës politike të procesit social të kalimit nga jeta fshatare në atë qytetare është e nevojshme vetëm për një arësye: shqiptarët nuk e dine se çfarë është jeta fshatare dhe çfarë është jeta qytetare, qoftë nga pikëpamja e krijimtarisë sociale e qoftë nga pikëpamja e detyrimit social. Shqiptarët e sotëm nuk e kanë kuptuar akoma se të jetosh së pari është Detyrë dhe kjo Detyrë do të thotë Të duash dhe të Punosh. E meqënëse kjo Dashni e kjo Punë fillon, në mënyrë zanafillore, me jetën fshatare (një ligj natyror) defekti i Qytetarisë të epokës komuniste dhe postkomuniste është e lidhur pazgjidhshmërisht me zanafillën e tyre pas 1945-ës, ku qenia fshatare e politikanëve dhe intelektualëve të zanafillës së tyre historike është e lidhur vetëm me krimin duke mos pasur asnjë progres nga kalimi fshat-qytet.
Mënyra se si edukata dhe arsimimi i epokës komuniste ka ndikuar mbi shqiptarët duket në rreshtat e mëposhtëm të shkruara nga një i burgosur politik, me të afërm të pushkatuar, burgosur, internuar, rreshta të cilat “çuditërisht” përputhen me idetëe akademikut tonë.
Prej shumë vitesh ekziston një libër kompjuterik, “Odiseja e një dedektivi” me autor Agim Hamiti, në brendësi të të cilit gjendet dhe ideja e akademikut tonë.
Në kapitullin e fundit, në vënd të pasthënies, autori ka evidentuar një fakt të shtrëmbër, që komunistët e kishin mjaft për zemër, të cilin po e citoj të plotë: “Por ç’ndodh në Shqipërinë e shekullit XXI, e cila ka intelektualë aq sa kishte banorë monarkia?”. Autori (Agim Hamiti) nuk ka kuptuar një gjë nga e gjitha ajo që ka shkruar: një frazë e vogël e përmbys të gjithë veprën sado e madhe që të jetë ajo. Në këtë pikë qëndron i gjithë mashtrimi që arsimimi komunist realizoi me anë të dialektikës ku ligji i kalimit të sasisë në cilësi jo vetëm që u keqinterpretua, por ai u bë promotor i të gjithë politikës komuniste dhe është subjekti me të cilin krenohen komunistët e vjetër dhe postkomunistët e rinj. Tentativa për të paraqitur si arritje në zhvillimin social të popullit shqiptar numrin e madh të intelektualëve të krijuar nga regjimi komunist është e dështuar me ngjarjet e zhvillimit ekonomik në brëndësi të popullit shqiptar përgjatë viteve 1992-1996 ku u dalluan mirëfilli dy tërësi ngjarjesh të lidhur pikërisht me botën intelektuale postkomuniste. Nga njëra anë dolën në pah forcat e vërteta zhvilluese të popullit shqiptar, të cilët me anë të punës krijuan të mira materiale sa kishte krijuar populli shqiptar për 45 vjet me anë të diktaturës (ato vite kanë qenë vitet më të mrekullueshme të jetës sociale të popullit shqiptar pas 1945, por aspak si refleksione dialektike të diktaturës). Nga ana tjetër ato vite treguan se çfarë kapaciteti kishte intelektuali shqiptar i të gjitha fushave ku klasa e tyre u zhyt e gjitha në skamje pikërisht për paaftësi intelektuale. Ky fakt ka qenë një ndër shtytjet më kryesore të ngjarjeve të 1997, ku mund të dallojmë grabitjen shumë përmasore që klasa e politikaneve intelektualë realizoi përgjat atij viti e në vazhdim. Të paktën kjo ka qenë gjëja më e dukshme e veprës së intelektualëve komuniste në ngjarjet e 1997 e në vazhdim (për ta thënë më saktë kjo klasë vodhi pikërisht atë që krijuan njerëzit punëtorë (jo klasa punëtore) të Shqipërisë në periudhën 1992-1996). E nëqoftëse ne do të analizojmë tërësinë e intelektualëve sipas ligjeve të dialektikës do të dallojmë se pikërisht sasia tepër e madhe e tyre ka çuar në cilësinë tepër negative të klasës së intelektualëve të epokës komuniste mbi të cilët bie i gjithë faji i tragjedisë së popullit shqiptar në vitet 1997. Për këtë problem ideja e autorit është e pasaktë dhe kjo vjen jo thjeshtë nga përgatitja e tij botëkuptimore, por nga qëllimi për ta vënë në dukje. Analiza e përmbajtjes njerëzore të klasës së intelektualëve të epokës komuniste është e lidhur pikërisht me krahinën nga e ka prejardhjen autori ynë dhe ai me këtë kërkon të krijojë një aureolë lavdie të asaj klase, a thua se populli shqiptar nuk e di se ai segment i inteligjencës shqiptare është i lidhur me krimin kundra popullit shqiptar. Nuk ka qenë e rastit që gjeneralët e kolonelët e luftës civile 1943-1948 e kishin prejardhjen e afërt nga Zona Operative nr. 1 dhe nga familjet e tyre lindën intelektualët e shumtë që suprimuan, nga ana sasiore, inteligjencën e para 1945-ës. Por autori nuk e thotë se këta intelektualë, që ishin më të shumtë se popullata shqiptare e kohës së monarkisë, nuk ishte e aftë të luante as levën e Arkimedit e jo më të krahasohej me intelektualët e kohës mbretërore. Është njësoj si të krahasohet nata me ditën, apo vdekja me lindjen. Një Ismail Kadare (i pretenduar me madhështinë komuniste) nuk është i aftë ta përmbysë realitetin historik (Një dosje për Homerin) dhe kjo përbën në realitet tragjedinë reale të popullit shqiptar në fillimet e mijëvjeçarit të tretë.
Por nëqoftëse Klasa Qytetare historike shqiptare (shek. XVI-1944) i bëri popullit shqiptar një trajtim politik drejtues progresiv, Klasa Qytetare e epokës komuniste (1945-1991) u formua vetëm për një qëllim: për ta sunduar popullatën shqiptare në mënyrën më të mundshme antishqiptare dhe antihistorike, ndërsa klasa Qytetare postkomuniste u riformatua vetëm për qëllimin: për të mbuluar krimin e paraardhës dhe për të fshehur qëllimin politik përse u formuan në mënyrën më antihistorike të mundshme këto dy segmente të Qytetarisë shqiptare. Ky fakt bën të nevojshëm analizën dhe trajtimin politik të procesit në fjalë.
.

Përfundime

Përfundimet e kësaj analize nuk kanë dhe shumë lidhje me procesin e formimit të Qytetarisë shqiptare, por ato ndihmojnë në përcaktimin e parametrave analitike të shkencës së Historisë. Ato tregojnë paaftesinë e ndërgjegjes së Politikës për të ndikuar mbi historinë e popujve në mënyrëen progresive të zhvillimit. Shqiptarët kanë rast të nxjerrin përfundimet përkatëse sipas asaj që kanë përjetuar pas 1945 dhe, sidomos, pas 1991-shit.
Mënyra se si popullata shqiptare kaloi nga 15.4% qytetare në 46,9% të tillë (ndërsa klasa fshatare nga 84,6% në 53,1%) brenda 75 vjetëve, por duke kaluar nga aftësia historike në paaftësinë politike të jetesës sociale, duhet të jetë një tregues kryesor që procesi shoqëror i zhvillimit të Racës Njerëzore në Tokë duhet t’i nënshtrohet disa Ligjeve Natyrore që formacionet e organizmit ndërlëndor nuk i kanë. Kjo gjë e bën të domosdoshme aplikimin e metodave të reja dhe të tjera analitike që bëjnë të mundur nxjerrjen e përfundimeve perpara se të zhuken nga Historia. Të paktën këto 75 vjet (1945-2020) të përjetuara nga shqiptarët duhet t’i shërbejë Europës Politike për të kuptuar se mënyra politike e zbatuar mbi popujt europiane përgjat këtyre 2500 vjetëve nuk është e aftë ta zhvillojë Kombin Shqiptar sipas parametrave sociale të konsoliduara nën kushtet e globalizmit politik. Puna ka mbërritur në një fazë të tillë sa problemi duhet të shtrohet: nën kujdesin e kujt do të trajtohen shqiptarët politikisht dhe kush do t’i udhëheqë ata përgjat mijëvjeçarit të tretë të sapofilluar?
Europa politike duhet ta kuptojë me lehtësi që shqiptarët e sotëm e kanë kuptuar shume saktë së për 108 vjet me rradhë kanë qënë viktima të saj dhe jo rezultat i një zhvillimi progresiv. Të paktën periudha 1584-1944, në funksion të zhvillimit të Qytetarisë, është e aftë të argumentojë se zhvillimi progresiv i një shoqërie e paska pasur një suport ekzistencial (Shkodra). Eshtë mirë të ndiqen përmasat e asaj rruge për të eleminuar dhimbjet e shkaktuara mbi shqiptarët përgjat 75 vjetëve të epokës komuniste dhe postkomuniste.
Tiranë, më 12.03.2020
.
*P.s. Shkrimi ka numrin 145, çka përben temën me të njëjtin numër që ka trajtuar studiuesi Genc Hoti
** Mungon tabela grafike e bibliotekave, librave, dhe lexuesve, per arsye teknike, po nuk e humb asgje trajtimit…
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.