back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Përshëndetje me rastin e vlerësimit nga Organizata e Grave “Motrat Qiriazi” – nga Pertefe Leka

Gazeta

Pertefe Leka
Pertefe Leka

Përshëndetje me rastin e vlerësimit nga Organizata e Grave “Motrat Qiriazi”

nga Pertefe Leka

Ju falenderoj për organizimin e kësaj mbrëmje festive dhe për vlerësimin që më bënë drejtueset e kësaj organizate me emrin e nderuar të Motrave Qiriazi.
Për çdo njeri është e rëndësishme festa “Dita e Nënes”. Përtej statusit “Nënë”, si burim i jetës, emri i saj ka kuptim më të gjerë edhe në vështrimin filozofik, juridik, njerëzor, shpirtëror…
Kështu figura e Nënës, është një institucion më vete.
Ne duke jetuar në ShBA, jemi bërë pjesë e kësaj feste në sajë të Presidenti Wilson, i cili e institucionalizoi, e shpalli “Mother Day”, festë e cila i kaloi kufijtë e Amerikës dhe po ndërkombëtarizohet vit pas viti.
Është një privilegj për ne, që e festojmë si amerikanët, dhe trajtohemi njësoj si Ata, gëzojmë gjitha liritë e mundësitë për t’u shprehur, për t’u organizuar e për të protestuar. Nuk kemi asnjë pengesë për të folur në gjuhën tonë, dhe kemi lirinë që fëmijët tanë të mësojnë në shkollat shqipe.
…krahasojeni me shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre çfarë vështirësish kanë në këtë drejtim.
Ata që kanë ardhë para nesh edhe ne që jetojmë këtu, nuk jemi rrënjëdalë, nuk erdhëm nga një vend i zbrazët, kemi ardhë me një histori të pasur dhe me krenari për parardhësit tanë e sidomos për Nënat Tona.
Nuk besoj që të ketë në botë Obeliskë natyrorë që kanë të gdhendur në themele madhështinë e Gruas si Nënë: Rozafa në kalanë e Shkodrës dhe Argjiro në Kalanë e Gjirokastrës që ia kalojnë edhe institucionit, janë bërë qendra peligrinazhi edhe për të huajt.

Parashqevi Qiriazi (1887-1971) dhe Sevasti Qiriazi (1871-1949)
Parashqevi Qiriazi (1887-1971) dhe Sevasti Qiriazi (1871-1949)

A duhet që këto vlera të na i kujtojnë të huajt… Kur ne kemi jetuar atje… por dimë shumë pak.
Akademikja franceze Margaret Jursenar, (1903-1987) autore e shumë veprave, analiste dhe psikoanaliste, (qytetare amerikane që në vitin 1947 )shkroi tregimin “The Death of Milk” (Qumështi i Vdekjes) e inspiruar nga legjenda e kalasë së Shkodrës i dha jetë e vazhdimësi jetës nëpërmjet qumështit çudibërës që rridhte nga gjoksi i nënës së murosur, e bëri burim jete për djalin që do të rritesh e për brezat në vazhdimësi. Qumështi çudibërës i legjendës u bë shërues për shumë nëna të reja që donin fëmijë. Ata besonin. së qumështi i Rozafës vazhdon të rrjedhë, ndaj shkonin e gërryenin gurët gëlqerorë në muret e kalasë me mendimin së aty buron jeta . E pra ky autosugjestion, i shpjeguar shkencërisht nëpërmjet Self Hypnosis, vazhdon ta ketë magjinë e vet. Po kështu është edhe Historia e Argjiros, nëse në këto i trajtojmë si legjenda, aktin e Argjirosë e përsëriten Gratë Suliote të Çamërisë, duke e bërë fakt historik, sakrificën sublime të tyre. Ndaj Bajroni i ngriti ne pjedestal në kryevepren e tij “Udhëtimet e Çajd Harold-it”!dhe prej Bajronit i përjetësoi Ari Shefer në pikturën “Gratë e Sulit”. Kështu historinë e tyre e njohu Bota mbarë. Për gratë shqiptare guximtare, të cilat luftojnë si burrat, shkruante edhe “Neë York Times” (21 Maj 1911), ku përshkruan burrneshën, Tringë Smajlja duke e cilësuar – Zhan d’Arka e Shqipërisë – e cila shkëlqeu për trimëri në Betejën e Deçiqit dhe për urti në Kuvendin e Greçës gjatë Kryengritjes së Malësisë Madhe në prag të pavarësisë.
Me Zhan d’Arkën e Orleanit krenohet Franca, Shqipëria ka lindur shumë Zhan d’Arka e Amazona shkruante Kryeipeshkvi i Tivarit që drejtoi kuvendin e Arbërit 1703, me inisiativen e Papa Klementit XI, me origjinë shqiptare.
E në vazhdimësi të historisë sonë po përmend – Gratë – Nëna – që iu drejtuan Presidentit Wilson në Konferencën e Parisit… Nuk mund te harrohet Letra e Zonjës nga Çamëria, Lejla Dino, e cila në emër të Komuniteti të gruas shqiptare që krijoi në Bruksel, i drejtohet Presisentit ëilson: “…hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që Nënat shqiptare, Gratë dhe Bijat duruan duke parë… të dhemshurit e tyre të rrokullohen nën zgjedhen e shtypësve të huaj… kanë për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do t’na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur.”
14 pikat e ëisonit, siç i quajti Fishta, ëilsoniane, zgjuan shumë lëvizje për liri e pavarësi, Heroinat e Epopesë së Lavdishme në Luftën e Vlorës Sade e Kadëne, i ka përjetësuar edhe biri i Trieshit të Malësisë, Nikollë Ivanaj në vargjet: “Sot po vlon Vlona…” Po ashtu gratë shkodrane së bashku me Gratë – Nëna të Malësisë, u dalluan në Luftën e Koplikut. Shaqe – Marie Çoba, Universitare e shkencave politike ne Zagreb, e cila krijoi komitetin “Gruaja Shqiptare” me kryetare Habibe Bekteshi… të cilat populli i ka përjetësuar në vargjet: “Krisi pushka n’përrua të thatë/ Në Koplik kanë ardhë gratë…”
Në një kohë me to janë edhe Motrat Qiriazi, të diplomuara në Kolegjin Amerikan “Robert Kolege“ me një kontribut të vyer në fushën diplomatike. Nuk harrohen peticionet e Sevastisë drejtuar Konferencën e Paqës dhe pjesëmarrja efektive e Parashqevisë në atë konferencë… përballë Presidentit ëilson! Letërkëmbimet e Parashqevisë me Edith Durham, “Mbretëresha e Malësisë” në atë kohë e cila lobonte për Shqipërinë në emër të shoqatës së krijuar “ Anglo- Shqiptare”, janë dëshmi të qarta të rolit të patrioteve që e ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare.
Nëqoftëse nobelisti ëilson e shpalli një ditë të Majit “Mather Day”, Shqiptarët i dhanë Botës, Nobelisten Shenjëtore: “Mother Tereza” – e cila nuk lindi fëmijë por rriti dhe ngjalli fëmijë.
E këto gra përmenden nga mjaft personalitete të huaja.
Malësorja, nënë e ve me dy fëmijë, burrin ia kishin vrarë serbët, u bë pikë referimi dhe frymëzimi, për shkrimtaren amerikane, Rose Wilder Lane, kur ajo erdhi në Shqipëri si misionare e Kryqit Kuq Amerikan, për të ndihmuar shqiptarët për pasojat e Luftës Parë Botërore. Ajo asistoi në një gjyq familjar në Malësi, ku mbeti pa fjalë nga guximi i një nëne të re, e cila mbajti një qëndrim të palëkundër përpara Kuvendit të Fisit për kërkesat e saj, për të jetuar më vete me dy jetimet e saj. Kjo ngjarje u bë pikënisje për kryevepren e saj. “The Discovery of Freedom…”
Berit Beker, një antropologe ndoqi po këtë rrugë, kur ishte në Kosovë, dhe u bë një zë i fuqishëm për të drejtat e popullit mikpritës të Kosovës që kërcënohej nga gjenocidi serb.
Edith Galt direct pasardhëse (great niece) stër stërmbesa e Pocahontas, trashëgimtare e fiseve Virginia Colony, Zonja e parë, gjatë Presidencës Wilson dhe Presidentja e parë grua në hije gjatë paralizës së ëilsonit u bë ndërlidhëse dhe transmetuese e Peticionit të Lejla Dinos në emër të “Komunitetit të Grave Shqiptare”
Edith Durham, Antropologe, publiciste, artiste q quajtur edhe “Mbretëresha e Maleve”. Në 7 veprat e saj ngriti lart figurën e malësoreve në veprën “High land Albania”. (Shqipëria e Epërme) A mund të lemë pa përmendur bijën e Çamërisë, Princeshën Romune, dijetaren e famshme shqiptare, Elena Gjika e cila u prit në mënyrë madhështore nga shkrimtari amerikan Henri Longfellow 1880, i cili kishte shkruar poemën “Skënderbeu” 1873. Për këtë printje të veçantë Ai shprehet (ëe have a house full of people and today a Princess Dora d’Istria is coming for dinner). Plaku i urtë, pas shumë vlerësimesh, për Zonjën e mençur, për karakterin, për sjelljen dhe për gjithë formimin e saj mbivlerësoi thjeshtësinë: (The suprime excellence is simplicity. To the Women of America she must ever be a shining example, a brilliant star.) Vlerësimi i Elena Gjikës nga personalitete të larta deri të vlerësimi që i bënë vajzat e thjeshta shkodrane stigmatine, me Letrën e Penën që i dërguan asaj në shenjë nderimi. Po kaq lart qëndrojnë shkodranet, Motrat Juka, Safete e Lume. Studiuesit e kanë quajtur dijetaren Safete një Dora d’Istria e dytë. Këto shembuj plot virtyte na ngrejnë në këmbë…
Vajzat tona, gratë tona këtu në këtë vend, kanë të gjitha të drejtat dhe mundësitë të zëvendësojnë luftëtaren e paepur për të drejtat e njeriut për liri e pavarësi; Avokaten e zjarrtë të Kosovës, Madalen Ollbrjat (Madeleine Albright) e cila gëzon përjetësisht nderimin e gjithë shqiptarëve.
Ollbrajt u largua nga gjenocidi nazist dhe me vonë nga ai komunist dhe erdhi në Amerikë si shumica e grave dhe vajzave shqiptare që u larguan nga gjenocidi sllavo-komunist.
Unë shpresoj se vajzat dhe gratë shqiptare, këtu në diasporë, do të ecin në shembullin më të mirë të bëhen avokate të mbrojtjes të drejtave njerëzore sidomos për botën shqiptare dhe duhet ta dinë së nga 110.000 km2 kemi mbetur me 28 mijë km2, e ku fqinjët veriorë dhe jugorë shtyhen çdo ditë me të ashtuquajturin minoritet, i cili kurrë nuk ka ekzistuar as nuk ekziston, por sajohet nga mendjet shoveniste helene e serbe.
Nuk kam pikë dyshimi që do të kemi zëra të fuqishëm nga Organizatat e grave që të mbrojnë me dinjitet të drejtat njerëzore po edhe të Grave, pavarësisht nga prejardhja, deri në instancat më të larta këtu ne Amerikë. T’i kemi vajzat tonë në Kongresin Amerikan e pse jo edhe në Shtëpinë e Bardhë. Mirënjohje të thellë për këtë vend që na mban dhe na mbron dhe jemi shpresëplotë se një ditë, Shqipërinë e ndarë në pesë shtete, SHBA-të do ta bashkojnë në një shtet të vetëm, siç janë të bashkuar edhe Ata vetë!
Po e mbyll me vargjet e Fishtës “Edhe Hana do ta dijë/ Edhe Dielli do t’ket pa/ Se përqark kësaj rrokullije/ Si Shqypnia, i vend nuk ka!” edhe për ata që nuk kuptojnë mirë shqip le ta mësojnë:
“Even The moon might know/ Even the sun might have seen/ There is no place, like Albania/ Lika Albania on this Earth scene…”
Me një mirënjohje të thellë për SHBA-të të këndojmë sëbashku këngën Himn, që këndon Celine Dion!
God Bless Amerika
Land that I love/ Stand beside her/ And guide her/ Through the night/ with the Light/ From above./ From the Mountains/ To the prairies/ To the oceans/ white with foam/ God bless America/ My home sweet home…”
Faleminderit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.