back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

PerShkodren Mik i ftuem Piktori Gjergj (George) Pali

Gazeta

Sigla PerShkodren
Sigla PerShkodren
George Pali e Natali Grunska - Montecarlo 2012
George Pali e Natali Grunska – Montecarlo 2012

PerShkodren Mik i ftuem Piktori Gjergj (George) Pali

Organizatore Justina Filipi

(ditën e dielë me 7 Shtator, 2014; në ora 20:00)

George Pali - Triptik
George Pali – Triptik

Prolog mbi Gjergj (George) Pali
Në vitin 1988, kufirin e Shqipërisë Komuniste nuk mund ta shkelnin as zogjtë e qiellit. Nëse e provonte ndokush do të përfundonte nën breshërinë e plumbave të rojeve të kufirit. Por në këtë botë, ka edhe njerëz që kanë një guxim të çmendun, e gati të pabesueshëm…
Gjergj Pali largohet në Janar të vitit 1988, në mënyrë drastike e dramatike. Shumë njerëzve mund t’i duket nji aventurë, por asht nji tragjedi të arratisesh nga vendi yt, e të vendosësh kryet në rrezik, familjen gjithashtu… ç’ka kishte ma të shtrenjtë, e kishte në at kamion që theu postën e kufinit: Vajzën, nanën, gjithçka!! Ishin 12 vetë…
“Shumë lehtë mund të ishim përshku nga plumbat por, falë zotit jam mirë, jena mirë!! Kalova nji provë të vështirë, sa shpesh herë më duhet ta pickoj veten dhe të them, a isha unë a jo???”
Zgjodha ta filloj kët “tregim” në nji mënyrë disi ekstreme, edhe pse sot të thuash ekstrem, xene se ke thanë realitet!! Desha të tregoj se si nji artist kërkon të çlirohet me çdo kusht nga prangat e nji kalvari të mundimshëm pengesash që e rrethonin zemrën dhe mendjen e tij..!! Se si midis dhimbjes dhe rrezikut që i kanosej, Ai ikën nga vendi i tij, për t’ia lanë radhën nji jete të re, nji rifillimi të ri ku arti i tij, ta shprehte ma së miri dhe ma me forcë veten e tij, të mbrendshmen që mbart dhe që mezi pret  përmes ngjyrash pafund të shpërthejë..!!

George Pali - Gjeli Muzikant
George Pali – Gjeli Muzikant

Biografia
Gjergj (George) Pali, lindi në Shkodër në vitin 1957. Gjatë fëminisë, ishte i interesuem për muzikën, por dalëngadalë ai e braktisë atë për t’ju kushtue nji tjetër fushe, po aq të randsishme të artit, siç asht piktura, nëpërmjet së cilës, ai ndihet sikur e shpreh ma së miri veten e tij!
George Pali, asht artist pamor bashkëkohor shqiptar. Mbasi diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve në Shqipni, në vitin 1980, ai kualifikohet edhe me gradën Master i Arteve të Bukura në Michigan State University (1991). Aktualisht Gjergj (George) Pali jeton në North Stamford – Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjergj (George) Pali, asht fituesi i Luanit të Artë për artin në vitin 2012, në Monte Carlo (Monaco).

Për ma shumë https://www.youtube.com/watch?v=bJ3cFXCoFWY  

George Pali - Orchestra...
George Pali – Orchestra…

Ekspozita dhe Koleksione

•GKA, Galeria Kombetare e Arteve, Tirana, One Man Show, Tetor 28 – Nentor 14, 2013
•Gallery 444, 444 Post Street, San Fransisco, California – [Gallery Representation]
•Design Domain Gallery, Morristown, New Jersey – [Gallery Representation]
•Aikona Gallery, Bermuda, On going [Gallery Representation]
Coconut Grove Gallery, 2790 Bird Ave., Miami, Florida 33133 – [Gallery Representation]
•GR Art Gallery corp., 191 Hillside Ave., Yonkers, NY 10703 – [Gallery Representation]
•City Gallery, Yonkers Gov., Center, 2010, 2011, 2013 (3 months, Group Show)
•Art Essex Gallery, 10 Main Street, Essex, CT, Group Show, Dec., 2012 (by invitation)

George Pali - Vallja e Jugut
George Pali – Vallja e Jugut

•Ward Nasse Gallery, Soho, 178 Prince Street, New York 10012, February 2008, April 2014, (One man show)
•New York ArtExpo 2007, 2008, 2009, 2011, 2012, 2013
•Las Vegas ArtExpo, 2007
•Broome Street Gallery, Soho, 2005-2006 (One man show)
•III-rd Biennale Internazionale Dell’Arte Contemporanea 2007, 2009, 2011, Ermitage De Rioe, Mandelie, Cannes, FRANCE
•Broom Street Gallery, 498 Broome Street, SOHO, NYC, Sep.1st, 2003 (One man show)
•Walnut Street Gallery, 221 East Walnut St., Springfield, MO 2002 [Represented ]
•Western Publishing, 350 Third Avenue, New York, NY – May- June 2003 (One man show)
•Biennale Internazionale Dell’Arte Contemporanea, December 2004, Florence, ITALY
•The International Academy of Modern Arts, March 2003, Rome, ITALY
•Images of Art, 540 Nepperhan, Yonkers, NY, Nov16-Dec 30 2002, (One Man Show)
•Gora Gallery, Montreal, Canada, June 19 – July 10, 2002
•Purple Gallery, New Rochelle, Two Year Round Show, November 1997 – November 1999
•Art Coalition of Manhattan, Group Show, 96 St. and Broadway, New York City, December 1996
•The Wall Gallery, New York University, One Man Show, 44 West 4th St. SOHO New York City
•Kresge Art Center, East Lansing Michigan, One Man Show, 1991
•Center Art Gallery, Calvin College, Grand Rapids, Michigan, Group Exhibition, 1989
•Group Exhibition: Albania 1980, 1983, 1985, 1986, 1987

George Pali - Piano Music
George Pali – Piano Music

Epilog
Duke e falenderue artistin Gjergj (George) Pali që pranoi me bashkëbisedue me ne, ju ftojmë tanë ju antarve të ktij grupi të postoni këtu poshtë pyetjet tuja, përgjigjet e të cilave kanë me u dhanë në datën dhe orën e caktueme për bashkëbisedim/intervistë.

Organizatore Justina Filipi
Organizatore Justina Filipi

Ftoi dhe përgatiti (PerShkodren)
Justina Filipi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.