back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Përtej keqardhjes për atdheun tim… nga Klodi Stralla

Gazeta

Burgjet shqiptare - Burgu i Spaçit
Burgjet shqiptare – Burgu i Spaçit

 

Përtej keqardhjes për atdheun tim…

nga Klodi Stralla

Po lexoj një libër me kujtime të një të burgosuri politik të diktaturës, aktualisht me banim në SHBA, që u lirua vetëm në marsin e vitit 1991, pas 22 vjet burgimi të pandërprerë, e mbas dy ridënimeve…
Janë kujtime të shkruara thjesht, me vërtetësi dhe ndjenjë, që të habisin për forcën morale të atij njeriu që mundi të përballojë atë kalvar vuajtjesh fizike dhe poshtërimesh morale që historia njerëzore i ka lënë pas para disa shekujsh. Por ajo që më detyroj ta bëj edhe status fb-ku është biseda e zhvilluar midis tij dhe një zyrtari amerikan në Kosullatën amerikane në Athinë.
Pas daljes nga burgu, ai së bashku me familjen e vet (nënën dhe dy vëllezërit më të vegjël), morën rrugën e emigrimit, fillimisht në Greqi me synimin që, prej aty, të shkonin në Amerikë. Aplikoi për të kërkuar “vizë emigrimi”, me bindjen se i plotësonte të gjitha kriteret për të përfituar “green card-in”.
Në datën dhe orën e caktuar për të marrë përgjigjen syri i zuri një person shumë të njohur nga vitet e gjata të burgut – operativin e tij, një njeri mizor që edhe ai po priste përgjigjen për aplikimin e tij familjar. Sigurisht e pa me përçmim dhe nuk i hodhi as sytë, ndonse tjetri i buzeqeshi dhe shfaqi dëshirë t’i afrohej. Por në atë moment zyrtari i Konsullatës u shfaq tek dera dhe filloi të lexojë listën me emrat fitues. Dëgjoi edhe emrin e torturuesit të tij, të pak muajve më parë, por për habinë e tij nuk dëgjoi emrin e vet. I habitur por njëherazi edhe i revoltuar iu afrua zyrtarit amerikan për t’i kërkuar arsyet e refuzimit të kërkesës të tij, ndonse ai ishte ndër të rallët në listë që i takonte ligjërisht të përfitonte. Ja cila ishte përgjigja e zyrtarit të Konsullatës:
-Habitem me ju të përndjekurit politikë që po shpejtoni ta braktisni vendin tuaj sa më parë, pikërisht tani që ky vend ka më shumë nevojë për ju. Ju fituat lirinë me ligj dhe për këtë patët edhe ndihmën tonë, por që Liria të bëhet edhe faktike ju duhet të qendroni aty për të vendosur drejtësinë dhe për të marrë përsipër barrën e përparimit të vendit. Ja, ne po ua lehtësojmë edhe punën: njerëz si A. H, operativi yt, po e marrim në Amerikë që, jo vetëm të mësohet ta nxjerrë bukën me djersën e ballit (jo si deri sot), por edhe ju të kini aty sa më pak pengesa prej njerëzve të tillë.
Ula kokën dhe nuk thashë asnjë fjalë, ndonëse kërkesën e ripërsërita kohë më pas deri sa ia arrita qëllimit…
Banoj prej dy dekadash në SHBA, ndjek me mall dhe keqardhje gjithçka ndodh në atdheun tim, por nuk më hiqen nga mendja fjalët e zyrtarit amerikan… Mbase kishte pasur të drejtë!!

Ps. Në foto burgu famëkeq i Spaçit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.