back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Përtej Retorikës së Ben Blushit… nga Jozef Radi

Gazeta

Jozef Radi 2015
Jozef Radi 2015

Përtej Retorikës së Ben Blushit…

nga Jozef Radi

Siç edhe pritej, (edhe pse me mjaft nuanca retorike) zëri qartësisht oponent i Ben Blushit, u shfaq nga skena e Pallatit të Kongreseve në Kongresin e rradhës të socialistëve tashmë dominues të ndritshëm me ngjyrat fluoreshente të Rilindjes…
Duke e lexuar fjalimin e tij, ashtu të nxehtë e disi përvëlues po përpiqem me hedhë pak rreshta si refleksione të shpejta, mbi nji fenomen, ku sipas meje, cilatdo që mund të jenë konseguencat e së nesërmes, mendoj se duhet përkrahur ose më së paku duhet të mos e përcjellim sikur s’ka asnji lidhje me pjesën tjetër të botës politike shqiptare josocialiste…
Unë mund të mos jem dakort me Ben Blushin, për njimijë çeshtje, me arsye o edhe thjesht si model, por sot do të përpiqem të ndalem të dal edhe nga vetja e t’i jap sado pak dritë “fenomenit Blushi”, jashtë çdo raporti apo paragjykimi me “personin Blushi”…
Prej kohësh, Ben Blushi ndjehet si zëri më oponent në kët vend, ku duket se kahera po shuhet çdo frymë oponenca, e ku ndjhet ku po zbehet frikshëm shpirti i mendimit ndryshe…
Prej sot, Ben Blushi është guximtari që edhe sikur të jenë 100 kokat që e sugjerojnë apo e nxisin, sigurisht ai ka nji mendim të vetin, ka nji kurajo të vetën, ka nji emër dhe nji të frymë jashtëkorale, në fund të fundit ka nji model të vetin, që as mund t’ia mohosh e as t’ia lëshosh në harresë lehtë…

Ben Blushi - Zëri oponent i Kongresit të PS 2016
Ben Blushi e di mirë, se në krah të tij mund të jetë valvitet humbja, prej nji partie të mësuar historikisht t’i nënshtrohet nji vullneti të padukshëm, e që krejt lehtësisht bëhet me intrigën e më të fortit… Nderim për këdo, (këtu futet edhe Ben Blushi) që humbjen e pranon si luftëtar dhe jo si pamundësi objektive e përplasjes me më të fortët…
Ben Blushi, ndjehet përfaqsues i nji shumice që reduktohet në pakicë (simbas fjalës së tij), po nuk e lë sheshin bosh pa alternativë… Shqipëria e ka njohur dhe e ka vuajtur mjaft këtë të vërtetë tragjike, kur shumicat bëheshin pakica me pasoja katastrofike, por ai as rrudhosi shpatullat, as ra në konformizëm… por u dëshmoi të gjithëve se: “Unë jam këtu në betejë…!” Edhe nëse del humbës, pak rëndësi ka, Ai në çdo çast mund të shfaqet edhe me nji “fitore si të Pirros!”
Ben Blushi, mund ta ketë bërë kët betejë edhe për qëllime karrieriste, po politika është gjithnji edhe betejë karriere, ai edhe nëse është karrierist, shumë elemente pozitivë tashmë i ka nga ana e tij…
Ben Blushi, bën nji lëvizje që mund të shkëlqejë në mënyrën e saj. Ai mund t’i heqë një fetë të mirë Partisë socialiste, por më shumë të grumbullojë konsensus prej elektoratit të atyre partive që lëvizin prej kohësh nëpër këneta mendimi dhe guximi…
Ben Blushi ka plotësuar me veprimet e tij figurën e munguar të opozitarit që tërheq… Pra Partia socialiste në vetvete mund të mbajë edhe pushtetin të bëjë edhe opozitën… Ben Blushi mund të shfaqet edhe si i tillë!!!
Ben Blushi edhe pse si intelektual, ka nji dozë pasinqeriteti dhe keqdashje historike, kjo nuk ia zbeh aspak vlerën për të krijuar qoftë edhe oponencë intelektuale, ndërkohë që figura e intelektualit në Shqipëri është në zgriptin më të frikshëm e më të trishtë të asgjësë…
Ben Blushi, në të keqen më të madhe, po kërkon të mbushë nji boshllëk humneror të politikës. Ai është njeriu më pak i përfolur në afera korruptive… kjo e bën atë, si të thuash modelin e munguar të politikanit në krejt këtë krizë morale të shoqërisë e në veçanti të politikës shqiptare…
Ben Blushi e di mirë se sot ka nji boshllëk të madh të krijuar nga politika shqiptare e të gjitha rrymave, kështu që alternativa e tij si antinjeri i fortë i pushtetit, mund të mbledhë konsensus, po edhe në s’mbledhtë konsensus mbledh respekt të maskuar…
Ben Blushi, gjithsesi mbetet njeriu i vetëm në krejt kët kënetë politike që kundërshton dhe përballet. Edhe sikur ai të mos e fitojë në betejën e nisur me të drejtën e votës dhe lirisë së opoinionit, atij padashje i ka mbetur e drejta e fitores morale në dorë…
Koha ndihmon guximtarët… Ben Blushi u shfaq si i tillë!
19 mars, 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.