Pesë netët “Koliqiane”
nga Denata Rroji
Nën Hanën e plotë, rrethue me erëmiralule mbi barin jeshil të sapokositun, sot do të ndodhë në Oborrin e Golemve, Miranda Golemi, një nga pesë netët “Koliqiana” interpretuar nga trupa e Teatrit të Migjenit me titull “Tingëllimet”, vu në skenë nga Rajmonda Marku, njëkohësisht edhe aktore e re e talentueme.
Mendohet të kthehet traditë e përvitshme ky projekt, si rruga e qumshtit me oborre shkodrane…
Trupa e teatrit “Migjeni” po realizon një ndër aktivitetet ma të për zemrt të këtij viti. Mbas nji faze të parë të suksesshme dramatizimit të tregimeve dhe poezive të shkrimtarit të modernitetit, Ernest Koliqi, ndër ambiente të hapuna, që kishin lidhje me kalimet apo vendqendrimet e Koliqit, u mendua nji fazë e dytë.
Me idenë e drejtueses Rita Gjeka, dhe të trupës së teatrit, u mendue që ky koncept të shetiste në oborret e luleve tëe familjeve shkodrane.
U përzgjodhën pesë oborre shkodrane që krijonin hapsinën e duhun për të dhanë shfaqje nga trupa e aktorëve si dhe për të pritë spektatorë sa më të shumtë në numër.
Çdo aktor në këtë shfaqje mori përsipër jo vetëm të përformojë, po edhe ta konceptojë shfaqjen për nga ana regjizoriale. Kjo trupë e miksuar me aktorë të vjetër e të rinj po prezantohet me shfaqje mbreslanëse ku spektatori ndihet i mikluem mes së shkuemes nostalgjike në nji oborr të vjetër shkodran me magjinë e sjellë në kohë të tregimeve simbolike apo i mikluem ndër ndjesi që vetëm vargjet e tij din me ta falë…
Në pesë oborre shkodrane po shetit trupa e aktorëve, në pesë regji të ndryshme për t’ u finalizue me dhanien e shfaqjes së fundit në oborrin e Teatrit Migjeni, natën e së shtunës me 26 qershor.
Shkodra asht dashni…!
.
Marrë nga faqja e FB Gegnisht – e Denata Rrojit
.