Pesë poezi… të Pier Kolond
dhe nji shenimi vogel
Pier Kolond, asht emni artistik i Pjerin Ndrekës, i cili shpesh më ka fut “detyrimin” me e lexue “pa kushte” poezinë e tij… Nji poezi që asht e tija, veç e tija dhe e askujt tjetër… Pjero me nji natyrë të shtrueme rrëfimtare, me at shpirtin e djaloçit të përjetshëm, me at sinqeritetin pothuaj fëminor të godet me vargje të nji bukurie rrëmbyese, me nji muzikë poetike të mbrendshme, e cila shpesh s’mundet me i shpëtue nuancave epike… prej nga rrjedh si duket edhe shpirti lirik i Pjerinit…
Mbas leximeve të herpashershme, si ai që s’rrin dot pa ba ndonji vërejtje, ndalem dhe i them, Pjerin ktu, e Pjerin atje… Pjerin kët e Pjerin at… dhe ai më ndigjon me vëmendje e me jep të drejtë, pothuej gjithnji… dhe mue s’më mbeti rrugë tjetër veçse me i tregue Pjeros, historinë e famshme të Fidias me Sokratin…
“Skulptori ma i madh i Antikitetit grek, Fidia ishte bashkohas i Sokratit… dhe mbas çdo kryevepre që ai nxirrte prej duerve të veta, e ftonte urtësinë e Sokratit me i dhanë mendimin e tij, të cilin Ai e vlersonte mjaft. Dhe Sokrati… si mendje e mprehtë që ishte, merresh me imtësitë e imtësinave ma të vogla, aq sa nji ditë Fidia mbasi e ndigjoj i tha: Po këto janë gjana krejt të vogla o Sokrat, mund ti bash edhe ti vetë… dhe i dha limën… Kështu që asnji kryevepër e Fidias, nuk asht edhe pa firmën e limës së Sokratit… E gjitha kjo paralele filozofike, vlen me theksue faktin se poezitë e Pier Kolondit (alias Pjerin Ndreka), janë të bukura, por ndodh që n’at shkujdesjen e së përditshmes dicka i tret, por gjithsesi ai e kryen ma së miri misionin sa lirik aq edhe epik me vargjet e veta…
Prandaj s’munda që kët shijim temin të mos t’kërkoja me e zgjanue… sepse asht poezia e tij që e meriton kët gja… kërkush tjetër…
7 janar 2014
…dhe rrezet e diellit m’i nxirrte sysh…
poezi nga Pjerin Ndreka
S’ishte zor…
Jo, s’ishte zor
m’e pa vedin n’andërr me sy çilë,
kur isha veç tremdhjet vjeç,
e kurrë s’më buzqeshte e njajta vajzë,
e tjetra m’gjuete n’guralec.
Unë recitojshe rolet e Allen Delonit,
pa za
e tanë shokt e klasës
m’brohoritshin me zili.
A ju kujtohet E……a,
kangtarja ma e mirë e shkolls,
që s’lènte rast pa m’thirrë “Artist”,
e rrezet e diellit m’i nxirrte sysh?
Jo, s’ishte zor
m’e pa vedin n’andërr me sy çilë
tuj i vu n’rresht
vajzat e klasave ma t’nalta,
kur shoqet e klasës
u shtijshin indiferente
tue lexue me za teoremat e algjebrës.
Sod, mue, plota e jets
m’a ka marrë tremdhjet vjeçarin
ma shumë se katër herë,
po jo at t’vjetrin zakon
m’e pa vedin n’andërr me sy çilë.
E kurrë veç s’e shof.
Ende mendja m’shkon
n’andërr…
zhgjandërr
vedin s’e njof.
7 janar 2014
Shkambi i Diells
At’ ditë që s’erdhe
jam njitë majeshkambi
pagzue prej meje
Shkambi i Diells.
Kam pa nji çerdhe
me do zogj t’vegjël me skjep të hapun,
sikur diçka pritshin prej qiells.
A pritshin t’amen, a t’pritshin ty,
a i thoshin diellit “Xej! Kena t’ftoftë!”
Mejherë e lane kangën
e m’panë n’sy
tue’ u dridhë friget se s’më kanë njoftë.
Kam lmue shkambin
aty n’at kand
ku përditë gjoksin ke mbshtetë,
e prej gzimit kjeç tuj u trandë
kur emnin tem n’të
t’shkruem e kam gjetë.
Kam britë si i marrë
“Diellë, emnin tand
e mbaj në zemër.
Lexoje vetë!”
Me vedi qeshi dielli;
m’bani me dorë
e ma shumë rreze i lshoi qiells.
E zogjt ndër çerdhe
ia nisën n’kor
nji kangs të gzueshme
me emnin tem
edhe të Diells.
29 dhjetor 2013
Pasqyra
Deshta me u pa n’pasqyrë
n’bebe t’syve t’babs.
Aty kishte aq shumë dritë;
e s’mujta me hi.
Prej dy piklash lodes s’gzimit
dolën dy djelm t’ri.
Prej majes s’Taraboshit,
dielli m’i lshoi sytë.
Se ça desht me m’thanë, s’e di;
po pse u pendue?!
Mandej
uli sytë e mori rrugën e Ulqinit.
Vala po e pret n’breg,
shtratin me ia shtrue.
Po e pvet vala me t’butë:
-Ça ke qe je mrrole?
Pava gjyshin me dy nipa
– ia nisi me folë –
lodja synin ma përvloj;
e pata zili.
29 dhjetor 2013
Dimën
E kam pa diellin
tuj u njite qiells me sy përtokë.
Nji hije deket n’boje t’ndryshkut
ftyrs i ka ra.
Na shikjon mrrolshëm;
e s’i shkon ndër mend me na ‘xe.
S’di pse dreqin m’ra ndërmend
shefi i zyrs.
S’jam inatçuer;
e s’di ku rrin inadi me shpi.
Jena n’dhetuer;
verì i hakmarrjes m’shpoi në bri.
18 dhjetor 2013
Pata mall
Iu ktheva edhe ‘i herë
do rreshtave t’mshehun
n’fletoren e vjetër, që s’ia kallxoj kuj.
N’nji sekond m’kalon nata;
bubazheli i pakrehun
m’shtihet si dreqi në andërr.
E thrras n’emën, e m’thotë:
-Mos truj!
-M’à tha fyti… s’di ç’ka pi!
Buzt e plasuna prej edit
syve u kërkojnë ‘i pikë ujë.
E di mirë se çka po m’gjen;
po prap zhytem n’ata rreshta.
S’e di pse e mundoj vedin.
Pse me hi n’at purgator?
Do kujtime që m’mundojnë
me i nda me ju un’ deshta.
Shpirti, fjalt i pat ndry n’burg
po unë due me i qitë jashtë me zor.
A mos pata mall për pranverën,
tesh që edhe vjeshta mbaroi.
12 dhjetor 2013