back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Petraq Kolevica ndёr pёrvjetorёt e jetёs dhe tri poezi prej tij

Gazeta

Petraq Kolevica
Petraq Kolevica

Petraq Kolevica ndёr pёrvjetorёt e jetёs

dhe tri poezi prej tij

Petraq Kolevica, lindi nё Korçё me 11.01.1934, kreu shkollёn fillore dhe gjimnazin nё Korçё. Gjimnazi i Korçёs ishte pasardhёs i Liceut francez dhe disa nga profesorёt e mёparshёm vazhdonin tё jepnin mёsim atje. Ndёr tё tjera ishin kёta mёsues qё ngjallёn tek Petraqi interesin dhe dashurinё pёr artin e sidomos pёr poezinё.
Nё atё kohё pati kontakte edhe me piktorёt Vangjush Mio e Vangjush Tushi qё ndikuan shumё nё formimin e tij.
Studimet pёr inxhinieri ndёrtimi i kreu nё periudhёn 1952-1957 nё Universitetin politeknik tё Tiranёs.
Punoi shumё vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjatё gjithё veprimtarisё si arkitekt ai u mundua tё projektonte ndёrtesa moderne dhe funksionale. U kritikua shumё herё pёr ndikime tё huaja nga partiakёt e asaj kohe.
Mbas njё fjalёkёmbimi me Enver Hoxhёn nё ekspoziten “Shqipёria Sot” u dёrgua pёr tё punuar si teknik ndёrtimi nё Valias. Qё nga ajo kohё pothuajse nuk punoi mё si arkitekt. Jetёn e tij si inxhinier dhe arkitekt e ka pёrmbledhur nё librin “Arkitektura dhe diktatura”.
Qё nё rininё e hershme interesohej pёr poёzinё.
Nё vitet ’60-tё, botoi pёrkthimin e poemёs “Demoni” tё Lermontovit, qё u prit shumё mirё nga lexuesi i atёhershёm.
Nё vitin 1986, botoi librin me pёrkthime nga gjermanishtja “Poezi gjermane dhe austriake”
Eshtё i vetmi qё ka pёrkthyer poezi klasike japoneze, ndonёse jo nga origjinali.
Nё kohёn e demokratizimit tё Shqipёrisё kontribuoi si deputet nё parlamentin e parё pluralist tё Shqipёrisё dhe si pjestar i kёshillit botues tё gazetёs “Rilindja Demokratike”.
Nё vitet e mёvonshme, pёr shkak tё njё sёmundjeje tё rёndё, ai u tёrhoq nga politika aktive, por ka shfaqur shpesh mendimin e tij nё gazeta tё ndryshme.
Nё vitin 1992, u botua vёllimi i parё me poezi “Kёngё nga koha e keqe”. Poezi tё shkruara mё parё prej tij por tё pabotuara deri atёhere. Kuptohet pёr arsye tё pёrmbajtjes.
Mё vonё botoi dhe vёllime tё tjera me poezi. Sё fundi mё 2013, pёrmblodhi poezitё e tij origjinale nё dy vёllime “Tё korrat e vona”.
Tё rёndёsishme nё krijimtarinё e tij janё edhe librat pёr Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, tё cilёt i pati njohur personalisht dhe e lidhte njё miqёsi e ngushtё.
Librat “Lasgushi mё ka thёnё” dhe “Me Mitrushin” si dhe disa libra tё tjerё mund tё lexohen nё faqe internetit (http://www.petraq-kolevica.com/index.php?page=krijimtaria) nёn butonin “Librat online”.
Ky jetёshkrim ka pёr qёllim tё japё momentet kryesore tё jetёs plot tallaze tё Petraq Kolevicёs, e cila ёshtё pasqyruar mё mirё se kudo nё poezitё e tij.
.
Petraq Kolevica dhe familja e tij në 80 vjetor
Petraq Kolevica dhe familja e tij në 80 vjetor

Tre poezi nga Petraq Kolevica

E dashur, fli

E dashur, fli,/ e qetё,
Mos shih ёndrra./ Do gdhihet pёrsёri
Dhe pёrsёri do vij;/ nё rrugёn pёr tek ti
s’do mbijnё kurrё shpёndra.
Ti fli, e dashur./ Fli./ Dhe mos shih ёndrra…
 .

Shokut tim A. M.

Ne pleq qё s’u plakёm nё shpirt e nё zemёr
nga jeta qё shkon, do na mbetet njё emёr
do mbetet njё gjurmё e thellё mbas nesh
qё s’mundin ta fshinё as shi as rrebesh…
.

Radha

Radhё.
Radhё.
Radhё.
Refren i pёrditshёm i jetёs.
Jetё e ngrysur nё radhё,
Radhё me njerёz tё ngrysur,
Fёmijё, qё stёrvitёn nё radhё,
Tё rinj, qё rriten nё radhё,
Gra, qё pёrfliten nё radhё,
Burra, qё mёrziten nё radhё,
Pleq, qё sfiliten nё radhё.
Nё radhё,
Nё radhё,
Nё radhё,
Rri njeriu i zi
Nё tё ftohtё,
Nё erё,
Nё shi.
Rri pret si qen
Dhe ciknёn e ndjen
Gjer nё kёrthizё.
Dhe pyet njё
E dy
E tre:
“Do mbetet vallё dhe pёr ne
Gjizё?
.
(Faqja e pёrgatit nga Linku i Petraq Kolevicёs http://www.petraq-kolevica.com)

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.