back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Petro Zheji Përkthyes – (1929-2015)

Gazeta

Petro Zheji (1929-2015)
Petro Zheji (1929-2015)
Petro Zheji Përkthyes – (1929-2015)
Vjollca Hysenbegas: Bibliografi e letërsisë artistike të përkthyer

Petro Zheji deri në vitin 2000, ka përkthyer mbi 55 vepra nga letërsia e huaj, prozë dhe dramë. Shumë prej tyre janë kryevepra të letërsisë botërore.
Petro Zheji është një nga përkthyesit më të spikatur në historinë e përkthimit shqip.Përkthimet e tij datojnë që nga vitet ‘50 dhe vijnë gjer në në vitet e fundit.Gjeografia e përkthimeve të tij është shumë e gjerë dhe shtrihet thuajse në të gjitha kontinentet.Veprat e përkthyera nga Zheji janë kryevepra të letërsisë botërore, ndaj dhe përgjegjësia ka qenë e madhe.Thuajse për të gjitha përkthimet ai ka marrë lëvdatat dhe vlerësimet e atyre që i njihnin këto vepra në origjinal.Petro Zheji ka përkthyer mbi 55 vepra letrare, kryesishtromane të vëllimshëm, trilogji, tregime dhe novela.Ai çoi gjer në fund punën e nisur nga Fan Noli dhe përktheu vëllimin e dytë të romanit “Don Kishoti i Mançës”
Po rëndisim më poshtë disa nga përkthimet më të njohura të Petro Zhejit sipas letërsive dhe gjuhëve të origjinalit:

Petro Zheji (1929-2015)
Petro Zheji (1929-2015)

Disa nga titujt e veprave të përkthyera nga Petro Zheji:

Miguel Servantes: “Don Kishoti i Mançës”, pjesa e dytë, – 1977.
Gëte: “Vuajtjet e Verterit të ri”,
Tolstoi: “Ringjallja”, – 1961
Gorki: “Universitetet e mia”, 1985 “Foma Gordajev”, – 1960
Gollsuorth: “Farisejt e ishullit”, – 1975
Lui Aragon: “Këmbanat e Bazelit”, – 1964
Asturias: “Papa jeshil” & – “Zoti President”
Vladimir Beljajev, “Kështjella e vjetër”, – trilogji – (1966, 1968, 1970)
Gonnçarov: “Obllomovi”, – Vëll. 1, 2 – viti 1960
F. Ponverov, “Bruski”, – në katër vëllime, viti 1958 (përkthyer së bashku me Gjergj Zhejin) Andreas Brink: “Një sinë e thatë dhe e bardhë”, – 1986
Xhon Stainbek: “Vitet e zëmërimit”, – 1990.
Zhorxh Simenon: “Qeni i Verdhë” – 1973, “Vëllezërit Riko”– 1985.
Hans Kirk: “Klitgordi dhe bijtë” – 1986
Dymfa Kysak: “I thuaj vdekjes, Jo!” – 1972.
Sant Antuan Ekzysperi: “Princi i vogël” – 1986.
Irving Stoun: “Etja për jetën” (Van Gog)
Viktor Eftimiu, “Xha Veriu dhe pranvera”, – 1984 etj.

Njohësit dhe lexuesit e rregullt të letërsisë së huaj mund të gjykojnë më së miri vlerat artistike dhe ndihmesën e Petro Zhejit në lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe edhe nëpërmjet përkthimit cilësor.
Petro Zheji me këto përkthime tregoi se ai bashkë me tërë atë plejadë përkthyesish të talentuar se shqipja është e aftë që të japë me fjalën e saj jetë dhe art kryeveprave të letërsisë botërore.
Petro Zheji është sot shembulli i gjallë për përkthyesit e sotëm dhe të së ardhmes.
(shkruar më 28 qershor 2022)

Vjollca Hysenbegas: Bibliografi e letërsisë artistike të përkthyer në shqip (1944 -2000) Botimet “TOENA”, 2004

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.