back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Pleqtë e burgosur, kundërshtarë të rrezikshëm të regjimit komunist – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

 

Pleq te burgosur ne Burgun e Zejmenit
Pleq te burgosur ne Burgun e Zejmenit
Pleqtë e burgosur, kundërshtarë të rrezikshëm të regjimit komunist
nga Kastriot Dervishi

Në mes të vitit 1985 në Repartin nr.302 Zejmen qëndronin të burgosur një numër i madh pleqsh të dënuar, të cilët nuk ishin në gjendje t’i shërbenin vetes. Fotografia tregon gjendjen e mjeruar të tyre, njëri prej të cilëve edhe me barelë. Ec e merre vesh pse trembej regjimi prej tyre e i mbante në burg. Një pjesë vdiqën pas kësaj fotoje. Arrij të dalloj në foto Frano Ilian (në rreth).
(Personat e këtij grupi, të cilëve u takon fotoja, pleq me sëmundje, bënin pjesë në Repartin nr.302/2 Zejmen Lezhë: Eduard Vata, Faik Margaritari, Gjek Dacaj, Ismail Sula, Isuf Tashi, Josif Muzha, Jeraz Gorica, Kristi Marko, Lec Sahatçia (prift), Mikel Koliqi, Rexh Çela, Urim Elezi, Safet Refugjati, Ali Kaziu, Abdyl Kalbaj, Demir Selenica, Dhimitër Konomi, Frano Ilia, Han Tota, Idriz Halluni, Luan Baçi, Mehmet Istrefi, Mandi Koçi, Mehmet Beqiri, Musa Lloshi, Nikoll Troshani, Sul Imeri, Hekuran Izeiri, Shanan Manaskalli, Tashul Kapurani, Xhemal Doçi, Zisa Pilo, Ziso Vangjeli, Dane Gjocaj, Shefqet Sheme. Këto emra mund të kërkohen në foto.
Veç tyre, në Repartin nr.302/1 figuronin 13 të dënuar jopolitikë pleq dhe në Repartin nr.302/3, figurononin dy emigrantë pleq të dënuar për çështje politike. Të gjithë kishin sëmundje deri të pashërueshme).

Marre nga muri i Fb Kastriot Dervishi, 2 tetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.