back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Po me ty ç’patën o Skënderbe… – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu - në Horën e Arbëreshve
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – në Horën e Arbëreshve
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu në “Hora e Skënderbeut”

Më 30 gusht 2024, në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) u inaugurua shtatorja e Skënderbeut, dhuratë nga komuniteti shqiptar i Zvicrës…
Një nismë fisnike dhe me interes, e nisur në vitin 2023, në komunitetin shqiptar të Zvicrës, mori konturat e saj të plota, gjatë këtyre dy muajve të fundit. Nisma qe e një grupi veprimtarësh dhe artistësh të këtushëm për t’i bërë një dhuratë të çmueshme, shtatoren e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, qendrës së arbëreshëve të Siçilisë, Horës së Arbëreshëve.
Shtatorja është punim i skulptorit nga Prishtina, Gëzim Muriqi. E lidhur pas idesë dhe kontributit fillestar të aktorit Veli Genc Berisha, e ngriti nivelin e nismës, duke e regjistruar atë në organet kompetente të Zvicrës si një shoqatë me emrin “Hora e Skënderbeut”
Marrë nga https://www.albinfo.ch

Statuja e Gjergj Kastriotit - Vepër e Gëzim Muriqit
Statuja e Gjergj Kastriotit – Vepër e Gëzim Muriqit

***
Po shihja Elisën që kishte shkuar me ngritë Statujën e Ramës në Itali, te Arbëreshët.
Jam marrë shumë vite me skulpturë, dhe e njoh deri diku skulpturën. Ju them me plot bindje, se ky busti është Rama identik! Skulptori që e ka bërë duhet të japë shpjegime se përse ka vendosur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut!!
Alban Çakalli

Statuja e Gjergj Kastriotit - fragment
Statuja e Gjergj Kastriotit – fragment
Po me ty ç’patën o Skënderbe…
nga Adriatik Riza Dosti

As që do t’i këteë shkuar kurrë ndër mend në jetë të jetëve të gjorit Skënderbe… Heroit të vetëm kombëtar të Shqipërisë e të shqiptarëve se një ditë të bukur gushti, 550 e kusur vjet pas vdekjes së tij, pikërisht pasardhësit e tij, e veçmas ata të drejtëpërdrejtët, siç quhen Arbëreshët e Italisë, pikërisht aty në Kalabri… Siçili, apo siç thuhet rëndom në Horën Arbëreshë – do ta zbrisnin nga Kali e do ta linin në këmbë…
E frikëshme, me këtë rast tek kujton një shprehje tipike popullore shqiptare që thotë: “Kalova Lumin të dhjefsha Kalin…!”
Mirë kjo… po të kanë damkosur në atë farë palaço skulpturë me fytyrën e një pasardhësi tënd krejtësisht të paudhë… me një të pabesë, të pafè e të pa Atdhe o Skënderbe…!!
Të kanë vjedhur fytyrën e të kanë marrë erzin thotë populli ynë në kësi rastesh o Skënderbe…
Ti… i përjetësuar tashmë në një skulpturë “nderi” me trupin tënd e shpatën tënde… me një kalë që ta kanë mohuar, rrëmbyer a vjedhur… dhe i damkosur me fytyrën e një të paudhi si Rama i sotëm i shqiptarëve, të cilin po nxitojnë ta quajnë si pasardhësin tënd të denjë ose Ramabeun e shekullit të 21… O Skënderbe…!
Të kanë venë mbi supin e majtë edhe një Dhelpër o Skënderbe… që nga mitologjia e herëshme turke simbolizon kodoshin, qafirin e hileqarin… pra në atë skulpturë je Ti, është Rama, por edhe Erdogani… një kombinim aq çmendarak e një fantazi aq e guximëshme e autorit të veprës apo edhe e porositësit e pagatorit të saj sa zor ta mendosh… e jo më ta besosh e tashmë ta kesh edhe realitet…!
Gojët e liga po thonë se aty në Horën e Arbëreshëve, për të inauguruar skulpturën, bustin a shtatoren tënde nuk u gjend as kot e as rastësisht Spiropallesha apo Mamica e sotme e Ramabeut të sotëm… thonë që e kishte çuar vetë Ai… për të parë e për të vërtetuar nëse ai vërtet i ngjante për fytyrë personazhit në fjalë të shtatores se posainaguruar (siç duket fare qartë e s’ka nevojë për asnjë lloj komenti të tepërt…)
Ishte toidhjo Shef… ja konfirmoi Ajo që prej Kalabrie… dhe kaq desh ky kaqoli ynë… e hajde mbaje tani e mbrapa…!!
Pse duhej të ishte aty për këtë lloj ingurimi pikërisht Spiropallesha – Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë… e jo fjala vjen thjesht Ambasadori i Shqipërisë në Itali… dhe hop që mendja të shkon tek “e keqja” e zë e mendon… “Ore kush e çoi Elisën në Kalabri tek Arbëreshët… dhe pse e çoi… a po s’ishte veshur si vendalinjtë… O nëne, o nëne…!
Skënderbe a Ismail Qemal… zgjidh se cili ke qejf të jesh i tha një ditë Elisa… teksa vetë i sugjeroi të ishte si ai me kale se kali ka edhe “vega” të tjera shoqëruese e argetuese si psh. hallatet etj etj… ndërsa Ismaili vetëm me mjekër të bardhë ka kohë që s’i duhet më askujt…!
Dhe imagjinoni o popull shqiptar që një mëngjes të bukur të na i shkrepet edhe Spiropalleshës që të urdhërojë a të pagojë dikë që fjala vjen të na ngrejë në mes të Shkupit një shtatore të Shenjtores së famëshme shqiptare Nënë Terezës, por me fytyrën e Elisës…!!!
Larg qoftë, por në të tilla raste e ku të vjen aty ku s’mban më sikur të del nga shpirti shprehja e dhimbëshme fort… hidhe pra atë kodosh Bombë Bërthamore o Putin ç’pret më…
Më “keq” se kaq s’bëhemi dot!!
Marrë nga muri i Fb, Adriatik R. Dosti, 1 shtator 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.