back to top
5.5 C
Tirana
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Po pse djemtë e nipat e spiunëve dhe ish nomenklaturës! – nga Elida Buçpapaj

Gazeta

Gazetarja dhe Poetja Elida Buçpapaj
Gazetarja Elida Buçpapaj

Po pse djemtë e nipat e spiunëve dhe ish nomenklaturës!

nga Elida Buçpapaj

Mosdekretimi nga Presidenti i Republikës i 28 vjeçarit nga Kosova Genc Cakaj
si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ka nxjerrë në pah edhe një herë
profilin e elitës në Kosovë e Shqipëri, pa kontribute veç me trashëgimi!
.
CV-të e tyre dallohen kryesisht:
Ky asht i biri i filanit, baba i tij spiun i Serbisë,
Ky asht nipi i filanit, axha i tij spiun i Serbisë,
Kjo asht mbesa e filanit, axha i saj spiun i Serbisë
Ky asht i preferumi i një spiuni të Serbisë
Ky asht kryefilani, me program në TV dhe pasunar e i kamur pa trashëgu prona veç zanat nga baba, i kryegjindur në gjithë mediat në Shqipëri, deri në zyrat kryesore të shtetit shqiptar, ky është dora vetë spiun i Serbisë,
Nëse të kap emëruesi me togfjalëshin “spiun i Serbisë”, nip, bir, i preferum e më the të thashë je me fat, nëse jo, të merr lumi!
Po bij e nipër spiunësh me kontribute a ka?
Sepse kush ka e kriju vetë emrin e pastër me kontribute personale në të mirë të Kosovës e paqes në Ballkan nuk na duhet se i biri i kujt asht! Sikur thotë populli, modifikuar pak prej meje: kush asht i ndershëm e i zoti i shkoftë vaj jeta e moti!
Kur them paqe në Ballkan, për të gjithë shtetasit në mënyrë të barabartë, pa dallim etnie, race e feje!
Po figura me kontribute në Kosovë a ka?
Po ka, po nuk i përfill kush, janë pa punë, partitë nuk i duan, as mediat jo, as administratat.
Po bij e bija të atyre që kanë dhënë jetën e shpirtin për Kosovën në politikë a ka?
Veç Teuta Rugova që i bëjnë shantazhe dhe presione psikologjike e Doruntina Maloku që tash ha e pi me ata që i ka akuzu si vrasësit e të jatit, e ndonja ca të tjerë që i kanë blerë me poste!
Po pse Serbia nuk i dorëzon ende dosjet e bashkëpunëtorëve të saj?!
Nuk ia kërkon kush, se pastaj do të jenë të detyruar të largohen nga politika!
Përse BE nuk e kërkon si kusht për dialogun në Bruksel?
Pyetje e bukur!
Në Shqipëri e njëjta situatë!
Copy past! Në fakt, këta të Kosovës prej shtetit amë kanë marrë leksione si nxënës të bindur e shpesh herë ia kanë kaluar edhe mësuesve të tyre.
Ky asht filani, kryeministri i Shqipërisë, nip nga nëna i një anëtari të byrosë politike dhe i biri i anëtarit të presidiumit të Kuvendit Popullor;
Kontribute personale a ka?
Piktor mediokër është që ka shfrytëzuar uzurpimin e pushtetit politik për t’i hapur vetes ekspozita nëpër botë!
Ky asht filani, ministër i Jashtëm, i biri një ish anëtari të komitetit qendror, i akuzuar për krime kundër njerëzimit;
Ky asht filani ministër, i martuar me ish bashkëshorten e kryeministrit aktual, dmth nuk ka konflikt interesi, se dy ishët sot janë miq shumë të mirë, edhe ky nipi i një tjetër ish anëtari të KQ të Partisë të Punës.
Ky ish ambasadori ish censor në KQPPSH dhe kandidat i KQPPSH.
Ky ambasadori tjetër i biri dhe i nipi i një ish anëtari tjetër të KQPPSH dhe nr. 2 të politbyrosë.
Ky opinionisti është i nipi i një byroisti dhe një anëtareje të KQPPSH, dhe kështu vijon!
A kanë kontribute në demokraci?
Asnjë kontribut, veç përfitime dhe keqpërdorim të pushtetit!
Po viktimat e diktaturës sot ku janë?
Viktima kanë qenë e viktima kanë mbetur, brez pas brezi, diktaturë e tranzicion! Paguajnë për etërit e gjyshërit e tyre të cilët partia shtet i shpalli armiq dhe të padëshiruar! Vijojnë të jenë bij e nipa armiqsh të Partisë së Punës nga trashëgimtarët e nomenklaturës!
Po shoqëria çfarë bën?!
Kur heshtin elitat, shoqëria bëhet tuafe, lodër me kurdisje!
Gjatë këtij tranzicioni pikërisht nga kjo lloj elite është aplikuar teoria e amnezisë kolektive ndaj krimeve të diktaturës, deri kur të vijë momenti që viktimat t’i konvertojnë në xhelatë dhe xhelatët në viktima, pikë për pikë sikur gjatë regjimit autoritarist!
Sepse trashëgimtarët e ish byroistëve dhe persekutorëve vijojnë rrugën e etërve e gjyshërve me më egërsi, duke iu përshtatur kushteve moderne, të revolucionit teknologjik dhe parave të mëdha që qarkullojnë nga aleanca me mafien për të korruptuar brenda dhe jashtë vendit!
Unë që i shkruaj këto rreshta e di që këta “horra dhe zuzarë”*** që kam përmendur më sipër, duke nisur nga kryeministri, ministrat dhe ambasadorët do të më quajnë persekutore të tyre, bile do të ankohen deri në Beograd, Këshillin e Europës në Strasburg, Departamentin e Shtetit, Hagë dhe tek zonja Mogherini në BE!
By voal.ch | janar 13, 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.