Poeti heq, rënkon, qesh, digjet e djeg, por zjarri i tija kurrë nuk mbaron.”
Ali Asllani – Një intervistë e vitit 1942 dhe… kërkesa për pension në vitin 1963.
.
Në shkurt të vitit 1942, në gazetën ‘Tomorri”, Ali Asllani ka dhënë të parën intervistë të tij si poet. Të shkruante poezi ai kishte filluar dyzet vjet më parë. Intervistuesi ishte gazetari, Stefan Shundi (pseudonim Stefan Morava) që e titullonte intervistën: “Flet Ali Asllani, rapsod i tokës, dhe jetës shqiptare.” Ai shprehet midis të tjerash: “Ali Asllani është poeti që u lidh ngushtë me Tokën dhe jetën shqiptare… Përqafoi me dashuri shpirtin e pasur shqiptar, u mundua bashkë me të, u gëzua dhe qau si njeri i vërtetë. Mund të themi pa frikë përgënjeshtrimi se është poet i jetës në kuptimin e thellë të fjalës…”
Është një intervistë e pakushtëzuar, një model edhe për gazetarët e sotëm. Ali Asllani, ka një mendim të vetin për artin, sidomos për krijimtarinë poetike. Sqaron fare thjeshtë me fjalë të pakta nevojën e të shkruarit dhe temat që trajton. Ai thotë se poeti shkruan për njerëzit, jo vetëm për veten e tij. Sepse në të kundërt arsyeton Ali Asllani, le t’i mbaj poezitë në sirtar të pabotuara. Dhe më tej: “…Artistët e mëdhenj janë mërguar nga qielli në tokë, janë dhuratë për gjithë botën. Arti është art, kur është i zoti të na sjellë në botën e tij, kur na prek, por nuk do të thotë se duhet të jetë i pakuptueshëm ose i thellë, i errët me zor. Kemi nevojë për një art që të prek të egërit dhe të qytetëruarit, të kulturuarit dhe injorantët. Dhe që të kuptojë populli artin duhet që ky të jetë i thjeshtë, si një vepër klasike.”
Gazetari, e ndërpret me një pyetje që lind vetvetiu për poezinë dhe poetët: “Është në gjendje populli të kuptojë artin, artin e thjeshtë që del nga jeta e tij?” Njeriu i ditur, që i këndoi aq bukur atdheut, njeriut të thjeshtë e dashurisë përgjigjet: “…Këtu nuk do të flasim për popullin analfabet ose për atë, që nuk ka hapur një libër në jetën e tij…”Me poemën e pavdekshme “Hanko Halla” ai u bë i njohur jo vetëm për njerëzit e civilizuar, por edhe analfabetët e ata, që kishin kryer nga dy apo katër klasë fillore. Pjesë të Hanko Hallës do të këndoheshin në dasma, në lindje, e në festa familjare në çdo shtëpi të Jugut veçanërisht në Vlorë. Kam hasur në adoleshencën time gjyshër e gjyshe, nëna e baballarë me nga dy klasë shkollë madje edhe nga Çamëria, që dinin përmendësh, recitonin, e interpretonin dhjetëra vargje të Ali Asllanit. Vargjet “Hankua e do nusen/ Ta ketë si i biri/ Rrënjët prej ergjëndi/ Degët prej floriri…”i kam dëgjuar për herë të parë qysh fëmijë nga nëna ime, kur më këshillonte dhe ëndërronte, që kur të rritesha të gjeja një nuse siç ka thënë Hanko Halla. Plot modesti e përulësi Ali Asllai thotë për këtë poemë: “…Përgjithësisht në këngët e mia kam dashur të këndoj traditat kombëtare, burrërinë tonë, bukurinë e vendit, dhe mbi të gjitha dhuratën ton’ të madhe, bukurinë e vajzës shqiptare.”Poema ndahet në tri pjesë që kalojnë të gjitha nën sitën e Hallës me një mjeshtëri të rrallë plot humor e të papritura.
.
Me një gjuhë shumëngjyrëshe, ku nuk mungojnë, historitë, lavdia e të parëve, paralelizmat, figurat e pamumërta letrare dhe nostalgjia e një kohë të përënduar që nuk kthehet më, Hanko Halla nis e tregon: “Pa dëgjoni zonja? – nisi halla plak’/ Do ju them një fjalëz, fjalë pa kapak/ Erdhi koh’e keqe, koha e flamosur/ Na u prish dynjaja/ Bota është marrosur…”Sigurisht historia fillon me trimat e parë zulmëmëdhenj, që i lanë nder, nam e lavdi vendit: “Ku është Fejzo Xhafua, dif i vendit tënë/ Rrapua i Hekalit, burr’i lerë me hënë/ E ku është Gjoleka, kryetrim i Kuçe/ E ku jan’ këmishat, për mbi gju hajduçe/ E ku janë Ajanët, burrat hane hane/ Pleqësi e vendi veshur me fustane…?”Fjalët e Hankos rrjedhin e rrjedhin si ujrat e kthjellta të burimeve malore, duke përshkruar një kohë ku çdo gjë është në vendin e vet kurse sot: “…Mu si lesh arapi bota u trazua/ Duaxhiu i djeshëm sot na u harbua/ Jo vetëm ha bukën edhe përmbys kupën/ Po guxon e dashka/ dhe për grua çupën?”Pikë e dobët e Ali Asllanit është Vajza Shqiptare të cilën ai e ngre në qiell. Veç fjalëve të Hanko Hallës ai në intervistë shprehet: “Vajza shqiptare dashuron, i ndjen të gjitha këto bukuri natyre, i përqafon, i mbyll në zemrën e saj fisnike. Dashuron por mbi të gjitha në gjakun e saj sjell detyrimet e historisë, racës së familjes…”Dhe shpërthen me vargje diellore që të drithërojnë: “A e more vesh kush më ka qëndisur?/ Është drit e diellit, që më ka stolisur/ Ësht’ drit e diellit, ësht’ dritë e hënës/ Më shumë nga të gjitha/ është sisë e nënës…”
.
Në pjesën e tretë Ali Asllani jep dasmën e vajzës shqiptare. Floriri që zbukuron gushat dhe ballin e grave, me cohërat e shtrenjta ardhur nga Stambolli, bollëku i paparë me mishra të pjekur, byreku, qoftet, kabuni, pilaf i bardhë me piper, dhjetra gjellëra, dhe më tej: “Krici një kobure, edhe një peshqesh/ Krici dhe një tjetër një cjap e dy deshë…” Janë plotë katër ditë nga e enjtja në të dielë që do të vazhdojë dasma. Dhe çdo ditë një sebep, derisa dasma mbaron. Më tej: “Pa më thuaj të lutem/ Në se bot’ paska/ Kaq të mira nuse/ kaq të mira dasma?” Të hënën nis jeta e re po zakonet ruhen: “Dit’e hën’ mëngjes, ngritur që me vesë/ Nisur e stolisur unjur syt e zesë/ Cilido të vijë, që të gjithë me rradhë/ Do i puth në dorë pëllumbeshë e bardhë…” Në fund intervista e vitit 1942, mbaron me fjalët e Ali Asllanit me shpresën, që poezitë e tij një ditë ndoshta së shpejti do të botoheshin në një libër, shpresë kjo që u bë e vërtetë në vitin 2011, plot 69 vjet më vonë!!
Pasi Shqipëria u çlirua dhe në pushtet erdhën komunistët (tashmë ai ishte plot 63 vjeç) u ndalua të shkruante e botonte. Shkonte çdo ditë atje me shpresën se një ditë do ta pranonin në Lidhje e do të bëhej anëtar i saj. Nasho Jorgaqi në parathënien e tij për librin “Ali Asllani. Vepra e plotë poetike” do të shkruajë: “…Një ditë kur erdhi në redaksi i thashë miqësisht: Dërgo një letër lart. Pa një miratim andej nuk bëhet gjë…”Aq e madhe ishte dashuria e poetit për poezinë sa i shkroi Hysni Kapos shokut të ngushtë të Enver Hoxhës. Ishte i qartë se ç’po bënin komunistët dhe kush e di sa ulërima i buçisnin në kokë, kur mendonte se tashmë për të shkruar një vjershë duhej të merrte leje në parti. Poeti me zemër të plasur shprehet: “…Kujt t’i lutem/ Kujt t’i vete t’i qaj hallë/ Nuk më merr lopata ujë/ E prandaj po vij vërdallë…” Duhet të merrte leje te një komunist gjysmë i shkolluar, që me shokët e tij po shuante nga faqja e dheut ajkën e inetelektualëve shqiptarë, duke i vrarë, burgosur e internuar pa gjyqe ose me gjyqe partizane. Por poeti, tashmë 78 vjeç (ishte viti 1960) e kishte aq të shtrenjtë poezinë dhe etjen për t’u shprehur e folur, sa “kapërxeu ylberin’e i bëri letër Husniut.
.
Në përgjigjen dërguar Poetit, udhëheqësi komunist kishte vënë shënimin me shkrimin si këmbët e pulës plot gabime ortografike: “T’i plotësohen të dy kërkesat këngëtarit të Luftës së Vlorës”. Kërkesat e Aliut, ishin t’i jepej e drejta e botimit dhe të ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Por shokët e Lidhjes i kërkuan edhe më shumë: Të shkruante edhe për Partinë… U botua përmbledhja e cunguar (1960) e vjershave me titullin: “Vidi vidi pëllumbeshë.” Kritiku i realizmit socialist Razi Brahimi me hanxharin e kasapit në njërën dorë dhe me gërshërët e bariut të deleve në dorën tjetër, u kujdes, që asnjë poezi e varg të mos binte ndesh me vijën e partisë. Poeti tre vjet më vonë, shumë i sëmurë, bëri kërkesë për pension pleqërie. Në shkresën-përgjigje nga kryeministria, datë 16.12.1963, me Nr. Prot 40/358, shkruhet “…Në bazë të dispozitave ligjore që janë në fuqi, nuk ka mundësi t’u jepet ndonjë lloj pensioni. Ndërkaq duke marrë parasysh gjendjen tuaj ekonomike u pa me vend t’u jepet një ndihmë menjëhershme prej 10.000 lekësh (dhjetëmijë lekë te vjetra. Shën. im). Sekretari i Përgjithshëm Spiro Rusha (firma)”. Tre vjet më vonë më 20.12.1966, Poeti që i këndoi atdheut, natyrës dhe dashurisë, si pak bashkëkohës të tij ndahet nga jeta. Nipi dhe mbesa e Aliut, Ardian Asllani dhe Selma Dino, që u kujdesën për botimin e plotë të Veprës (2011) së tij, shkruajnë në kujtimet e tyre: Më 1963, Aliu u sëmur me cirozë në mëlçi, nga e cila vuajti tre vjet. Gjithmonë ka qenë i qetë, megjithëse i sëmurë. E ndiqte në mjekime dr. Sezai Agalliu që kish mbaruar patologji në Pavia të Italisë…
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.