back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Poeti i Madh i Malit të Zi Jevrem Berkoviq (1933-2021) – nga Visar Zhiti

Gazeta

Jevrem Berkoviq 23 Dhjetor 1933 - 24 Janar 2021)
Jevrem Berkoviq 29 Dhjetor 1933 – 24 Janar 2021)

Poeti i Madh i Malit të Zi Jevrem Berkoviq (1933-2021)

nga Visar Zhiti

Jevrem Bërkoviq është një nga më të fuqishmit në Ballkan e më gjerë, rebel, opozitar i përhershëm, akademik, mik i shqiptarëve, vëllamë i poetit Ali Podrimja…
Kam qenë në shtëpinë e tij në Podgoricë, më çoi miku im, poeti dhe kineasti Nezir Sefaj. Na priti me madhështi, dua të them që ai ishte madhështor, emblematik, zëlartë, i përzemërt…
I tregova që në romanin tim “Në kohën e britmës” është personazh.
-M’i vizo në libër ato pjesë, – më tha.
-Në një kapitull është aventuara juaj në Shqipëri. – Buzëqeshi si një shkëmb.
-Poemën tuaj për Stalinin dhe pianisten, – vazhdova t’i them, – e gjetëm kur s’kishte rënë diktatura dhe ia çuam në internim prizrenasit poet, Lazër Radi, për të na e përkthyer. I kam treguar në libër…
Pasi na dha medalionet e akademisë, na përcolli deri jashtë dhe na tregoi në rrugë se ku i kishin bërë atentatin. Shoferi iu vra…! Dhe më pas nga Mali i Zi kam marrë letra prej Jevremit, kolegut të tij dhe mikut, Martinoviqit, përkthime të poezive të tyre nga miku ynë i përbashkët Smajl Smaka, kemi shkëmbyer libra, dhe kam dhe atë që ia ka përkthyer aq bukur Azem Shkreli.
Dje Jevrem Bërkoviqi mori udhën e Qiellit dhe e ndjej si ka shungëlluar Mali i Zi prej tronditjes.
Stalini Moxarti dhe Maria Judina - Jevrem Berkoviç
Stalini Moxarti dhe Maria Judina – Jevrem Berkoviç
Pastë Paqen e Përjetëshme poeti rebel e antikonformist Jevrem Bërkoviq…
Lajm i trishtë e i dhimbshëm, një humbje për të guximshmit…
Do ta kujtoj përmes poemës së e tij antidiktature “Stalini Moxarti dhe Maria Judina” që e solli në Shqipërinë e diktaturës në 1989, dhe që im atë e përktheu, dhe ajo qarkulloi dorë më dorë… Më 1993, poema u botua e plotë
Nderim e respekt për kët poet të fuqishëm të Malit të Zi… ndërsa më 2019, doli ribotimi tejet cilësor i kësaj vepre edhe me plotësimet e nevojshme…
Jozef Radi
.
Jevrem Brkoviç - Autori i Poemes
Jevrem Brkoviç – Autori i Poemes “Stalini, Moxarti ehe Marija Judina”
Ka vdekur në moshën 88 vjeçare shkrimtari malazez, Jevrem Berkoviq. Shkollën fillore e kishte kryer në fshatin Kopilje dhe Seoci, teksa të mesmen e kishte vazhduar në Titograd dhe Sarajevë në drejtimin e gazetarisë. Krijimtaria e tij arriti të vlerësohet nga juri të shumta profesionale, duke bërë që Berkoviq të fitojë shumë çmime. Ai është fituesi i
Çmimit të Trembëdhjetë Korrikut;
Çmime dhjetori;
Çmimet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Malit të Zi;
Çmimet e mbrëmjes së poezisë Ratkoviq;
Karta e Goran Kovaçiq;
Çmime për tekstin më të mirë dramatik në Pozorje të Sterijës në 1972;
Çmimi Kepi i Shpresës së Mirë, 2005 (fituesi i parë është Çmimi Kepi i Shpresës së Mirë i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës së Kosovës, fituesi i dytë është Ismail Kadare, dhe fituesi i tretë është shkrimtari amerikan John Updike);
Çmimet e Unazës Mesdhetare 2007 (Çmimi Ndërkombëtar). Në vitin 2010, Berkoviq-it iu dha statusi i një krijuesi të shquar. Ai fitoi çmimin Teuta në 2013 dhe çmimin Ali Podrimja në 2015. Berkoviq ka lindur në Seoci në Piperi më 29 dhjetor 1933
Marre nga Kultplus. 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.