Me ndihmën e Alfredo Martinit
rigjeta poezinë e Vexhi Buharasë
“Poeti” kushtuar Lasgush Poradecit,
botuar së pari në Gazetën “Tomorri i vogël”,
më 1 janar 1942, dhe përfshirë në librin e Izedin Himës
“Vexhi Buharaja, pa mite dhe mjegull”.
Marrë nga muri i Fb i Pëllumb Kurtit
Poeti – poezi nga Vexhi Buharaja kushtuar Lasgush Poradecit
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
Jo vetëm shkrimtarë… por edhe njerëz Gjigandë… nga Robert Martiko
Eskili është një nga dramaturgët-poetë më të mëdhenj të Lashtësisë greke. Veprat e tij u admiruan e komentuan prej shkrimtarëve dhe filozofëve më të mëdhenj të njerëzimit. Para se të vdiste ai kërkoi që në varrin e tij, të mos përmendej si autori i një sërë veprash gjeniale, por si luftëtar pjesëmarrës në betejën e Maratonës. Eskili kërkoi një gjë të tillë për arsye se donte që qytetari i thjeshtë athinas të vlerësonte më shumë vlerën e tij si njeri se sa si shkrimtar. Eskili veproi në këtë mënyrë dhe pse në këtë periodë, lindën për herë të parë në botë, jo vetëm tragjedia, filozofia dhe mendimi politik por edhe gjithë ato gjëra të jashtëzakonshme të lidhura me Civilizimin Antik Grek.
Lasgush Poradeci, muza lirike e të cilit shteroi kur në Shqipëri hyri komunizmi, i përket pikërisht kësaj shkolle mendimi. Poeti rrezikoi në këtë mënyrë jo vetëm jetën e tij por edhe të familjes së tij. Ndonëse talent gjenial, Lasgush Poradeci pranoi më mirë të heshte sipas parimit: ‘‘Më mirë i ndershëm dhe i persekutuar se sa një vegël e mjeruar diktature, vëllavrasës- faqezi.’’
(Robert Martiko muri i fb. i Marie Lasgush Poradecit, 4 nentor 2016)