back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Poezia e Asja Mulgecit është një prurje origjinale në letërsinë bashkëkohore shqipe, një përtëritje e saj nëpërmjet variantit gegë – nga dr. Mujë Buçpapaj

Gazeta

Mujë Buçpapaj
Mujë Buçpapaj
Poezia e Asja Mulgecit është një prurje origjinale
në letërsinë bashkëkohore shqipe,
një përtëritje e saj nëpërmjet variantit gegë
nga dr. Mujë Buçpapaj

Poezia e Asja Mulgecit është një prurje origjinale në letërsinë e viteve të fundit. Me gegnishten e saj letrare ajo ka sjellë freski në poezinë bashkëkohore, duke qenë e frymëzuar nga poezia më e mirë pararendëse shqiptare, si poemat epike të Mujit dhe Halilit të shkruara këtu e 12 shekuj më parë, poezitë e Bogdanit, Budit, deri tek poetët e shquar të Dukagjinit si Fishta, Mjeda, Gaspër Pali, Martin Camaj etj.
Moderniteti i krijimtarisë së Asja Mulgecit është një zhvillim i brendshëm letrar, një tendencë individuale që shënon një ripërtëritje të poezisë shqipe në përgjithësi, nëpërmjet variantit gegë, si dhe një tendencë e përhershme zhvillimi dhe komunikimi me botën.

Për disa shekuj me radhë qysh kur u shkrua kjo poezi në Alpet shqiptare dhe për rreth tyre deri në Shkodër, edhe tani pas vitit 1990, ajo po shënon një kthesë të rëndësishme drejt pasurimit dhe modernizmit të saj, si rezultat i shumë faktorëve letrarë dhe jashtëletarë që paracaktuan frymën e kësaj poezie pas rënies së kritereve ideologjike që e pengonin përdorimin e gegnishtes, jo vetëm si gjuhë standarde të administratës, por edhe si gjuhë e letërsisë dhe kërkimeve shkencore.
Poezia në gegnisht e Asja Mulgecit është e ndikuar nga një sërë fenomenesh, letrare, sociologjike dhe shoqërore dhe parasëgjithash nga trashëgimia kulturore dhe letrare e trevës së Malsisë së Gjakovës, Tropojës. Kjo trevë e përmendur për epikën legjendare dhe historike shquhet edhe për një lirikë simbolike të rrallë dhe shumë të pasur. Asja mbetët një vijuese e kësaj lirike dhe e frymëzuar thuajse në çdo poezi prej saj.
Në këtë kuptim, Asja përdor një leksik specifik, toponime, mikrotoponime, nëntekste të një stili metafizik, po kështu edhe një figuracion të mbyllur, gjuhë të pastruar nga teprime e stërhollime të tepërta, pra një ligjërim sintetik deri në përsosje formale që vjen në kontrast me një poezi të mbushur me vargëzime të thata kompjuturike të viteve të fundit, duke u kthyer lexuesve shqiptar shijen e humbur të poezisë së mirfilltë. Ja disa vargje nga poezia “Nuk e di”:

Si relikë e artë krahve t’hanës
Gdhendem do d
ëshira, do andrra
Sp
ërkatun pluhnit t’saj
Nji farfullimë e ftohtë rreth nadjes
Shploj synin e pagjumë
Ndërsa ai shtriqun krahve t
’saj
përmallshëm shkrehet n
’vaj.

Një lirikë që mbart gjithë peshën e njohjes dhe gjetjes së dashurisë së jetës në një peisazh gati kozmik ku mungojnë vetëm Lugjet e Verdha dhe Zanat e Epikës për të rindezur fantazinë tonë, një poezi që është gjithnjë në paqe me natyrën dhe vetvetën, por që përqendrohet tek detajet dhe peisazhi.
Nga pikëpamja e cilësisë estetike, poezia e saj është një vijim i arritjeve tashmë të njohura të letërsisë së viteve ‘90, një konsolidim i risive që pati arritur brezi pararendës i shkollës së poetike të Tropojës dhe i atyre arritjeve në përceptimin dhe refleksionin poetik, në strukturimin poetik dhe subjetin poetik, në mendimin poetik, në sferën poetike, kuptimore dhe ndjesore dhe në shumë elementë të tjerë që dalin veç e veç tek autorët e Tropojës si Ndoc Papleka, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Almona Bajrami etj.
Ndërsa kam lexuar një numër të konsiderueshëm të poezive të saj të botuara në gazetën letrare “Nacional”, kam konstatuar se veçori të poezisë së Asjas janë metaforizmi, misticizmi, simbolizmi dhe krejt modelet e tjera të përvetësimit të poezisë disashekullore të Alpeve. Këto veçori e dominojnë gjithë krijimtarinë e saj, si stil dhe ndjenjë individuale krijimi, me një synim të pandërprerë për të krijuar një ndërgjegjësim gjuhësor, se gegnishtja është një gjuhë e poezisë, për shkak të strukturave leksikore të ngjeshura, shpesh njërrokëshe që e bëjnë gegnishten shqipe edhe sipas studiuesve të huaj në një studim 150 autorëve të botuar këtë verë në revistën e famshme “Shkencore” në Gjermani “gjuhë mëmë të botës”, apo “gjuha e vetme primitive në botë akoma e gjallë.”
Këtë frymë përcjellin poezitë: “Dashnia ankorohet aty përjetë”, “Je apo s’je”, “Nuk e di”, “Dashnia jeme e pathinjun”, “Hirshëm projektohet çdo dashni”, “Mos ndodhtë kurrë”, “Ndalni”,“Mos vini dorë”, “Det ndjenjash trazue”, “Dorzan i fikjes së diellit n’sy”, “Ah moj dashni” etj.
Një tjetër veçori e poezisë së Asja Mulgecit është përdorimi i një figuracioni të ri, autentik, duke e pasuruar leksikun e poezisë shqipe, duke rikthyer simbolikën identare të përdorur nga poezia shqipe që është shkruar në Kosovë dhe troje në vitet 1960-1990, por edhe nga poetët e famshëm të Tropojës, pas vitit 1970 dhe në vijim.
I interesuar për parapëlqimin e autores për të shkruar në një gegnishte letrare kam marrë si përgjigje të sinqertë se autorja ka zgjedhur të shkruaj në gegnishte jo si sfidë ndaj standardit letrar, por si një mënyrë për të ndikuar në pasurimin e standardit me fjalë dhe forma të reja poetike të brumit të shqipes, fjalë që fjalori në fuqi i Akademisë nuk i ka përfshirë. Ja poezia “Ndalni mos vini re”:

…E padurimit, ditën e thirra pa zbardh mirë
Frigueme, e vetme, shtratit n
’errsinë

Mandej, krejt papritë m’vinte afshi i tij
Si melhem m
’futej n’dej
M
’shtrëngonte mallshëm n’grykë
Un e lumnuemja tek shtriqja shpirtin lulnajash,
S
’i mbaja dot trupit dallditë…

Poezia e Asjas ka nota ekzistencialiste, hermetike si një kontrast i qartë në krahasim me poetët tjerë bashkëkohorë.
Duke u përqëndruar posaçërisht tek analiza e gjuhës poetike, bashkë me ambiguitetin apo dykuptimësinë e tyre, mendoj se poezia e Asja Mulgecit, mbart kuptimet më të fshehta dhe shtresat më të thella kuptimore, e shprehur përmes një forme sintetike, të ngjeshur, ritmi dhe figuracioni origjinal, me një fjalë ky është edhe stili i poeteshës me origjinë nga Tropoja, i cili mbart dukshëm prirjet për ndryshim dhe eksperiment stilistik.
Poezia e Asjas është një poezi lirike e virtytit poetik dhe njerëzor që pavarësisht stilit të lartë dhe frymëzimit të fortë dhe shpesh të mbyllur, është e lidhur me fatin e shoqërisë së saj dhe kombit t e saj. Poezia “Hirshëm projektohet çdo dashuni”:

Unë shpirtin kam ngul, palcës t’ksaj toke
Zemrën kam ngjyrue, në t
’kuqin flamur
Njatij zhguallit t
’artë, oazë e mjaltë
Ku dhimbjet shuhen e pritë ban loti
E hirshëm projektohet çdo dashuni!

Teknika e qartë dhe zgjerimi i sferës poetike deri tek figuracioni shpesh i errët dhe abstrakt, e bën akoma më të veçantë këtë poezi.
Liria njerëzore, humanizmi dhe pamja e brendshme e jetës, janë veçori poetike të saj. Po kështu lirizmi individual, është një tjetër element i përbashkët i poezive të saj.
Poetesha ka jetën e saj të veçantë dhe njëkohësisht edhe stilin e saj krijues, fjalorin, procedimin formalist, strukturën e të menduarit dhe të shprehjes, pra prurjen poetike individuale, mendoj krejt të veçantë.
Ajo krijon përgjithësisht një poezi refleksive, meditative, ndërsa kur shkruan bazuar mbi motive të së shkuarës, poezia e saj përshkohet edhe nga nota të metafizikës së epikës veriore. Sugjestioni ndaj qetësisë së përjetshme të Alpeve, është një motiv i përhershëm i poeteshës në këtë periudhë.
Metafora e kudogjendur, strukura e çlirët konceptuale dhe vargu i lirë tërësisht jashtë rregullave tradicionale, i japin asaj ngjyrat e një poeteshe specifike dhe moderne si p.sh: “digjesh si andërr, vjeshtë e mjegullt drunjore, dashni e ankorueme n’qiell, e yllzueme n’dritë rrufeje, me buzqeshje bjeshke, krahve t’hanës përqafohet ethshëm, ngjitem qiejsh të shpresës, bujashkë zemre në pakthim”, etj.
Siç konstatohet lehtë gjendja ekzistenciale dhe dilemat që fshihen në shumë poezi e shprehur kjo në forma të ndryshme procedimi, sintakse dhe ligjërimi poetik të lirë dhe të mëvetësishëm, e bëjnë Asjan një poete originale shqiptare.
Kritika përpos vlerësimeve shumë të mëdha, në ndonjë rast e ka sulmuar poezinë e Asjas si shumë “hermetike dhe të ftohtë’, për “përdorimin e gegnishtes dhe strukturave të saj morfologjike dhe kuptimore”, duke shprehur thjeshtë një moskuptim, apo një kulturë të sipërfaqshme të autorëve të këtyre kritikave, e cila mbetet sipërfaqësore dhe e pabazuar në argumente estetike. Një kulturë gjuhësore e ngushtë dhe shpesh me probleme të shumanshme, nuk e ka ndihmuar kritikën e viteve të fundit që të zerë vendin e saj në gjykimin e drejtë dhe të paanshëm të letërsisë bashëkohore, pra që të fitojë me meritë edhe vendin e saj.
Unë mendoj se ka patur një paragjykim për shkak të përdorimit prej saj të gegnishtes, pasi poezia e saj mbart autencitetin e llojit të poezisë meditative, filozofike, pa zhurma dhe britma, por që komunikon me jetën dhe njerëzit me gjuhën e saj shpirtërore dhe specifikën e saj të mendimit.
Mendoj se Asja është një poete i lirizmit natyror, burimor, poezia e saj krijon një ndjenjë të fuqishme dhe befasuese tek çdo lexues.
Asja ka edhe një strukturë të lirë poetike. Ajo shkruan me varg të bardhë, me varg të lirë, por edhe me rimë. Poetesha përdor strofën dyshe, strofën treshe, apo edhe strofën rregullt klasike, duke sjellë larmishmëri dhe mjeshtrì të lartë proceduese.
Ajo shquhet pikërisht për kujdesin ndaj gjetjes së strukturave komplekse të grupeve të veçanta gjuhësore, veçori të gegnishtes, prej të cilave rrjedhin edhe nëntekste e mbartje të rëndësishme semantike dhe ideoartistike.

“Mbas syve t’bukur, mos u ban i marrë,
Mos i puth tinëz, hala pa i prekë
Ata janë pasqyrë e shpirtit, smerald t’rrallë”
(Dashuria ankorohet aty përjetë).

Apo: “E padurimit, ditën e thirra pa zbardh mirë
Frigueme e vetme, shtratit n’errsinë…” (Ndalni, mos vini dorë).

“Mos me prè n’besë/ As ditën kur t’vdes!”

Apo: “E në ndodhtë naj ditë t’venitet kjo magji
Stinët ngjyra kurrë mos paçin
U ngrifsha e mjerë me krye n’frangji
E lulet praverave pa çilë u thafshin….” (Dorzan i fikjes së diellit n’sy)

Po kështu ajo përdorë të gjitha llojet e rimave me zhdërvjelltësi dhe larmishmëri të plotë, duke dhuruar emocione dhe kënaqësi estetike tek lexuesit.
Asja Mulgeci hyri në poezinë e viteve 2000 si një poete e identifikuar shpejt për stilin origjinal dhe kompeks. Ajo shumë shpejt solli një frymë të re konceptuale duke liberalizuar vargun dhe modernizuar atë, duke zgjeruar tematikën dhe fjalorin poetik, duke bërë një revolucion në këtë fushë me përdorimin e gegnishtes letrare.
Poezia e saj është demokratike, novatore dhe e hapur për t’i dhënë kënaqësi estetike lexuesit të çdo kohe, pasi ajo inspirohet nga dashuria për njeriun, cilësia e jetës në liri dhe krenaria kombëtare.
Asja mendoj se është një fenomen në poezinë moderne shqipe. Përfytyrimet saj te vendlindjes janë të gjalla, mali, guri, kroi, lisi, bjeshka me imazhet e papërsëritshme etj, do ta frymëzonin gjithnjë krijimtarinë e tij.
Këto imazhe dhe imagjinata e shfrenuar e vendlindjes së saj që do të ushqenin poezinë e saj në çdo rast dhe në çdo kohë.

Asja Mulgeci
Asja Mulgeci

Konkluzion
Mendoj se Asja Mulgeci është një poeteshë përfaqësuese e gjeneratës poetike të viteve 2000 dhe një nga poeteshat më të shquara të letërsisë bashkëkohore.
Ajo së bashku me brezin e saj, u bënë nismëtare të një ndryshimi të madh në poezinë bashkëkohore shqipe, duke e zgjeruar shtratin tematik dhe natyrën strukturore të poezisë shqipe të kohës, fjalorin dhe metriken, duke e modernizuar dhe sofistikuar atë.
Asja ka një poezi metaforike, të bazuar kryesisht tek vargu i lirë me nëntekst të fortë filozofik si dhe të çliruar prej rregullave tradicionale të vargut klasik, po kështu përdorimit të metaforës dhe figuracionit abstrakt.
Asja ka krijuar një poezi si shprehje emocionale, individuale përmes një sistemi shpesh të ndërlikuar abstragimesh, përfshi edhe metaforën, si dhe një strukturë më të veçantë ligjërimore.
Kjo formë shkrimi i ka dhënë një kuptim të ri poezisë së fateve njerëzore, duke e çuar atë drejt prirjeve të poezisë bashkëkohore europiane.
Asja ka një kombinim të çuditshëm mes elementeve të poezisë abstrakte siç është shenja, imazhi dhe gjurma metaforike e fjalës, me elementë e poezisë sociale me një shqetësim njerëzor por edhe një frymë universale të dashurisë ndaj familjes, jetës dhe Atdheut.
Kam vërejtur se stili i saj konciz në gegnisht, kryesisht me vargje të shkurtra, dhe të ngarkuara emocionalisht, i kanë dhënë origjinalitet poezisë së saj dhe prirjeve të saj për ndryshim.
Ajo u përfshi me sukses në rrymën e ndryshimeve që pësoi poezia shqipe pas viteve 1990 me origjinalitetin e temave, ideve dhe strukturës poetike.
Mendoj se posaçërisht ajo ka sjellë në poezinë tonë më mirë se kushdo tjetër nga brezi i saj, imazhin e epikës së Bjeshkëve të Namuna, maleve të Tropojes, imazhin dhe mitin e Shkëlzenit etj.
Në lirikën e dashurisë Asja ndjek impulset e veta krijuese shpirtërore, shprehur me një spontanitet letrar gjithnjë në kërkim të një forme të re shprehjeje poetike. Asja ka një inspirim edhe nga poezia klasike tropojane e shkruar këtu dhe shekuj më parë me Poemat Epike të Mujit dhe Halilit, si një substrat i fortë jo vetëm frymëzimi, por edhe procedimi poetik.
Mendoj se duke hequr dorë nga letrarja standarde, Asja u dha me pasion pas kujdesit ndaj formës poetike, toneve, imazheve, ritmeve të brendshme dhe konteksteve të thella kuptimore, bazuar në një leksik origjinal dhe të bukur të gegnishtes, duke duke i dhënë shtysë një zhvillimi të ri, jo vetëm formalist, strukturor, por në përgjithësi gjithë jetës së poezisë shqipe të pas viteve 1990, si dhe duke e pasuruar me fjalë dhe shprehje të papërseritshme gjuhën shqipe, përfshirë edhe standardin letrar, i cili duhet të fillojë të hapet ndaj leksikut geg, fjalëve, strukturave dhe shprehjeve që do të pasuronin gjuhën tonë të bukur shqipe.
Mendoj se leksiku i saj shumë i pasur dhe i shpesh i rrallë, mund të jetë objekt studimi edhe për leksikografët tanë.
Asja shpesh shkruan një poezi ku fryma e vargut të bardhë të Eposit tonë ndjehet qartë në shumë poezi duke përdorur me sukses edhe vargun e gjatë, përsëritjet, enumeracionet, aliteracionet, sinekdotat, ritmet, zërin mistik dhe kozmik të Alpeve, njëkohësisht, me jehonën nga legjendat dhe mitet shqiptare.
Gjuha e saj e figurshme, imazhi poetik, ironia dhe metafora e bëjnë poezinë e saj një krijim të veçantë në krejt poezinë shqipe bashkëkohore. Pra, gjithë poezia e saj përfshi edhe lirikat e dashurisë, ka një strukturë konceptuale, vetërrëfyese dhe imagjinative të një stili modern të shkruari. Procedimi poetik, formacioni leksikor dhe figuracioni bazë e veçon natyrën ligjerimore të saj, e bën atë një poezi interesante.
Asja në përgjithësi në krijimtarinë saj është një poete që eksperimenton në stilin e vet të veçantë me plot larmi shprehjesh, gjetjesh dhe kuptimesh të figurshme dhe shpesh abstrakte. Në pikëpamje të stilit dhe karakteristikave të tjera metrike Asja është origjinale, me ndjesi të forta frymëzimi dhe ndryshimi të vazhdueshëm. Ajo shkruan me një sintaksë krejt të ndryshme, të veçantë si strukturë dhe mendim, krahasuar me poeteshat e tjera bashkëkohore.
Ky stil poetik i Asjas është një sintezë e përvojave të saj individuale, që shfaqet si një kombinim i miteve të Tropojës dhe rezistencës ndaj ndryshimeve sipërfaqësore që kanë përfshirë poezinë shqipe të 30 vjetëve të fundit.
Mendoj se ajo do të na japë edhe në të ardhmen një poezi të suksesshme, pasi e ka fymëzimin, kulturën e gjerë letrare dhe njerëzore, si dhe sigurinë e një mjeshtreje të vërtetë të vargut dhe figurës me rrënjë tek gegnishtja letrare.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.