back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Populli nuk ёshtё gjithmonё i pafajshёm…

Gazeta

Beteja e Piramidave 1810
Beteja e Piramidave 1810

Populli nuk ёshtё gjithmonё i pafajshёm…

Muhamed Kerimi u dënua me vdekje, pasi i bëri rezistencë të ashpër okupimit francez ndaj Egjiptit, të cilin e udhëhoqi Napoleon Bonaparti.
Mirëpo, para se të ekzekutohej, Napoleoni kërkoi që ta sjellin Muhamed Kerimin tek ai. Kur e sollën aty, Napoleoni i tha:
“Unë jam më i ndershëm sesa që të vras një hero si ti, i cili me guxim dhe me gjithë zemër e mbrojti vendin e tij dhe nuk dua që historia të më përmendё si vrasёs qё i kam vrarë heronjtë të cilët e mbrojtën atdheun e tyre. Prandaj, unë dua të të fal në këmbim për 10.000 monedha ari, të cilat do të m’i japësh si shpagim për ushtarët e mi që i keni vrarë.”
Muhamed Kerimi u përgjigj: “Unë nuk kam kaq para, por do të marr hua nga tregtarët 100.000 monedha ari nëse është e nevojshme.”
Napoleoni i tha: “Unë do të jap kohë që t’i mbledhësh paratë me të cilat do të shpaguhesh.”
Pas kësaj, Muhamed Kerimi, i lidhur me zinxhirë dhe i rrethuar nga ushtarët pushtues francezë, çdo ditë shkoi në treg për të kërkuar para nga tregtarët, por në fund e humbi shpresën në ata për të cilët u sakrifikua, sepse asnjë tregtar nuk iu përgjigj.
Dhe jo vetëm kaq, por ata madje e akuzuan atë edhe si fajtor për shkatërrimin e Aleksandrisë dhe si shkaktar i përkeqsimit të kushteve ekonomike.
Kështu, Muhamed Kerimi iu kthye Napoleonit duarthatë.
Kur e pa atë në një gjendje të tillë, Napoleoni i tha:
“Unë nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të të vras. Jo për atë se na ke bërë rezistencë të ashpër dhe i ke vrarë ushtarët e mi, por për shkak se e ke sakrifikuar jetën tënde për frikacakët, të cilët janë të preokupuar me tregёti dhe të cilët nuk kanë ndjenja për lirinë e atdheut.”
.
Marrë nga Faqja e FB e Vehap Kolës, 30 dhjetor 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.