Prenk Cali
sonet nga Uran Kostreci
Bash si vigan legjende, o Prenk Cali,
N’Kelmend, Turgut pashajt, i kalle frikë!
Luft’ me shkja bëre, Atdhen’ mbrojte o kreshnik,
Kristian ishe po me shpat’ si Shën Pali,
Zëri yt, at komision kufijsh e ndali
E shkjau n’Vermosh, tok’ s’mori asnjë bërxhik.
Kur kuqo u lidh me shkja, the: Vendi u fik…
N’Tamar me djajt’ u ndeshe, o komit mali.
Po nga truall shkjau, vjen kuqua tradhtar
E n’Vukël shpell’, mes bore të rrethon;
Shok’t e plagos’ sheh e fshan… një lot të shkon.
-S’ia vlen – the – gjersa Atdhen’ dreqi e ka marrë!
Pa pyet ç’ndodh del! Të vranë, o bajraktar,
Po nga hiri, si Feniks u ngrite, o trim.
.
Marre nga Muri i Fb i Uran Kostrecit, 24 janar 2020
.