back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Presidenti Nishani dekoroi ilirologun Aleksandër Stipçeviq

Gazeta

Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviq (1930)
Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviq (1930)

Kush është Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviq (1930)

Historiani, arkeologu, bibliografi, bibliotekari, eseisti, albanologu i mirënjohur Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviç, lindi në fshatin Arbënesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në një familje arbëreshe e shpërngulur nga Shkodra rreth treqind vjet më parë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Zarë, ndërsa studimet e larta universitare për arkeologji i kreu në vitin 1954, në Zagreb. Në vitin 1957, filloi punë në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Zagrebit. Gjatë viteve 1970-’73, ligjëroi në në katedrën e historisë të Universitetit të Prishtinës lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërkohë që në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ishte i angazhuar që nga viti 1971, si profesor ordinar ku edhe mbante kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë deri sa doli pension në vitin 1997. Në vitet 1974-1983, ishte drejtor i Bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë. Ka doktoruar në vitin 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët”. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., duke mbërritur deri në pozicionet më të larta shkencore në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Zagreb (Kroaci). Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviqit lidhet kryesisht me arkeologjinë, bibliologjinë dhe ilirologjinë, për rezultatet e të cilave ai natyrisht ëshët i njohur si ekspert i këtyre disiplinave në Kroaci edhe jashtë saj. Që nga viti 1967 ai ishte autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit si: “Historia e ilirëve”, “Arti i ilirëve”, “Simbolet e kultit te Ilirët”, “Bibliografi për ilirët”, “Historia e librit”, “Censura në biblioteka”, “Interpretime albanologjike”, etj.
Për më shumë se dyzetë e pesë vjet, emri i tij është ngushtësisht i lidhur me ilirët dhe ilirologjinë.
(marrë nga muri i fb i Kastriot Markut, 15 shkurt 2013)

Dekorimi i Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviq në Zagreb
Dekorimi i Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviq në Zagreb

Presidenti Nishani

dekoroi ilirologun Aleksandër Stipçeviq

me Urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani vlerësoi kontributin e akademikut dhe ilirologut arbënesh Aleksandar Stipçeviq me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, që i jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaj për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dekoratën me datë 30/1/2015, numër dekreti 8917 me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e rrallë në zbulimin dhe hulumtimin e rrënjëve ilire të popullit shqiptar krahas dijes dhe thjeshtësisë karakteristike të një albanologu të vërtetë.”

Perkrenarja e Gjergj Kastriotit
Perkrenarja e Gjergj Kastriotit

Presidenti i Republikës vlerësoi punën dhe veprimtarinë shkencore të ilirologut të njohur me përmasa botërore, arbëneshin nga Arbanasi (Arbëneshi) – Zarë (Kroaci), Akademik Aleksandar Stipçeviq.
Dekorata iu dorëzua familjes Stipçeviq, bashkëshortes Angjelka dhe djemve të tij, nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Florjan Nuri dhe Këshilltari i Presidentit për Rajonin, Flamur Gashi
Ceremonia e dorëzimit të dekoratës është zhvillua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zagreb. Në këtë aktivitet, ku u nderua dhe vlerësua puna dhe kontributi i akademikut, bibliografit, albanologut dhe ilirologut të shquar kroat, Aleksandar Stipçeviq, arbënesh i Kroacisë nga Arbanasi (Arbëneshi) i qytetit Zarë, morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptar, nga Këshillat dhe Unionet shqiptare të Kroacisë, shoqata e studentëve shqiptarë, përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorja e Kosovës në Zagreb, Shkëndije Geci – Sherifi dhe mikpritësi, ambasadori i Shqipërisë, Ilir Melo akademiku shqiptar Prof. Dr. Zef Mirdita, si edhe shumë të ftuar të tjerë.

Iliret - Prof.Dr Aleksander Stipceviq
Iliret – Prof.Dr Aleksander Stipceviq

Në ceremoninë zyrtare të dekorimit morën pjesë tre djemtë e Profesorit Sipçeviq si dhe zonja Angjelka Stipçeviq.
Në fjalën e saj zonja Stipçeviq pasi shprehu konsideratën më të lartë për Kreun e Shtetit shqiptar, presidentin Bujar Nishani si dhe për popullin shqiptar për vlerësimin që iu bë Profofesorit Stipçeviq, ndër të tjera theksoi: “Para dy ditësh e lajmërova në spital Shandrin (Aleksandrin) për Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“, dhe ai me lot në sy më tha: “Sa krenar do të ndihen me mua edhe në Shqipëri, tani arbanasit e mi …”
Është kjo dekorata e dytë që Akademik Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqit i akordohet nga Presidenti i Shqipërisë, pas dekoratës që i akordoi ish Presidenti i Shqipërisë, prof. Dr. Rexhep Mejdani, Dekoratën e artë, “Naim Frashëri”, të cilën edhe ia dorëzoi vet President i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, me motivacionin “Për kontribut në zbardhjen e historisë së ilirëve” më vitin 2001. Nisma për këtë vlerësim ishte nxitur nga agjencia e lajmeve INA dhe redaktori i saj Mehmet Latifi, i cili është i njohur për bashkëpunimin me akademikun Stipçeviq dhe ndjekjen e veprimtarisë së tij shkencore.
http://www.shqiperiaebashkuar.info

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.