Presidenti Nishani dekoron Tef Palushin
Shtjefën Palushi “Mjeshtër i Madh”, mbas vdekjes…
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani akordoi sot titullin “Mjeshtër i Madh”, pas vdekjes, për artistin e mirënjohur të humorit, Shtjefën Palushi me motivacion “Për kontributin e shquar dhënë në jetën kulturore dhe artistike të vendit si karikaturist e humorist, si dhe për ndikimin e madh në zhvillimin e folklorit shqiptar” “Kurimi që Tefa i Shkodrës u bënte zemrave të helmuara dhe lënduara të të gjithë shqiptarëve në ato vite, i kapërcente përmasat e Shkodrës dhe mbante me shpresë të gjithë shqiptarët; ndaj për ne sot është e lehtë ta konsiderojmë këtë personalitet një “Mjeshtër të Madh të Fjalës”, një “Mjeshtër të Madh të Lapsit”- u shpreh në ceremoninë e dekorimit Presidenti Nishani. Kreu i Shtetit theksoi në fjalën e tij se ajo që meriton me të vërtetë Shtjefën Palushi, është mirënjohja e madhe e të gjithë atyre që shpresuan, jetuan dhe gjetën forcë për t’u rezistuar vështirësive të tmerrshme të kohës përmes fjalës, përmes shpresës, përmes mesazheve të tij.