back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Prizreni qytet muze nga Frrok Kristaj

Gazeta

Frrok Kristaj
Frrok Kristaj

Prizreni qytet muze

nga Frrok Kristaj

Përcaktimi i Therandës antike,
në Prizren apo në afërsi të tij, bënë që,
që nga koha e hershme antike të trashëgohen pak a shumë shënime historike
e objekte të kulturës materiale,
siç është “Vrapuesja e Prizrenit”, që gjendet në Muzeun e Londrës (Angli)
dhe Cjapi i Bronzit, në Muzeun e Vranjës (Serbi)

Prizreni nga Kalaja
Prizreni nga Kalaja

Të gjithë ata që e kanë vizituar qytetin e Prizrenit së paku një herë, e kanë përjetuar gurgullimën e lumit, ujin e Shatërvanit, bukurinë e Kalasë, rrugët me kalldrëm, trokëllimën e nallaneve prej druri, djathin e Sharrit… Prizreni deri në vitin 1949, ishte kryeqyteti i Kosovës. Në vitin 1949, serbit Predrag Ajkiç, i është kujtuar se kufiri shtetëror ishte afër kryeqytetit dhe kishte propozuar që t’i merret epiteti i kryeqytetit dhe kështu ishte vendosur që kryeqyteti i Kosovës të bartej në Prishtinë. Pos të kaluarës historike dhe trashëgimisë kulturore, e cila cilësohet si më e pasura në vend, pozita e volitshme gjeografike, klima dhe burimet e ujit, janë elementetë rëndësishme për Prizrenin. I njohur si qyteti më i lashtë i Kosovës, është quajtur ndryshe edhe Venediku i Jugut, apo Dubrovniku kontinental. Prizreni posedon një numër të madh objektesh me vlerë të kulturës materiale, e cila është dëshmia më e sigurt për nismën e hershme dhe zhvillimin e jetës në hapësirën urbane të qytetit. Sipas hulumtimevetë fundit, 1992-1994, thuhet se kompleksi arkeologjik, Kështjella e Epërme dhe Manastiri i Kryengjujve, që gjenden në Kompleksin memorial ‘Gryka e Bizhtricës’, i takojnë periudhës së eneolit.

Prizreni - Shtepi dhe veshje qyteti
Prizreni – Shtepi dhe veshje qyteti

Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit

Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike, është qytet i lashtë historik që shtrihet brigjeve të Bizhtricës, nën shpatijet pitoreske të Maleve të Sharrit. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetet më të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Emrin (në varianta të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), të dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohës së re). Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin, Pri-sareno, Pri-zirendi, Pre-zren, Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Pri-serand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni. Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit (deri në shekullinXIII). Ndërkaq, në vitin 1455 ra nën sundimin e Perandorisë Otomane. Ndaj monumentet e shumta e të begatshme të kulturave të lashta janë dëshmitare të kaluarës së pasur të Prizrenit, i cili edhe me të drejtë njihet si qytet-muze.

Prizreni - Foto e vjetër
Prizreni – Foto e vjetër

I nënshtruar lëvizjeve të mëdha shoqërore gjatë periudhave të caktuara kohore, Prizreni përjeton dhe baticat e zbaticat e zhvillimit ekonomik, social e kulturor. Shënimet historike flasin se lulëzimin më të madh të zhvillimit Prizreni e kishte përjetuar gjatë shekullit XIV dhe XIX, kur njihej si qendër tregtare, fidanishte e zejtarisë, kulturës dhe artit, çka dëshmon edhe prania e më se 65 përmendoreve historike të patundshme dhe mbi 600 të tjerave të lëvizshme.

Vrapuesja e Prizrenit (Londer)
Vrapuesja e Prizrenit (Londer)

Vrapuesja e Prizrenit

Koha e saktë e themelimit të qytetit nuk është përcaktuar deri më tash. Vendosja e qytetit antik Theranda në hapësirën e tanishme të Prizrenit është paksa diskutueshme. Arkeologët sugjerojnë se ky qytet antik duhet të kërkohet diku në Tarazhdë, në drejtim të fshatit Korishë, ose në rrethinën e Suharekës. Pa marrë parasysh përcaktimin e Therandës antike, në Prizren apo në afërsinë e tij, nga koha e hershme antike u trashëguan pak a shumë shënime historik edhe objekte të kulturës materiale, siç është Vrapuesja e Prizrenit, që gjendet në Muzeun e Londrës në Angli dhe Cjapi i Bronzit, që gjendet në Muzeun e Vranjës në Serbi. Për Vrapuesen e Prizrenit, shënimet tregojnë se është e punuar në bronz, se është gjetur në Prizren dhe se i takon shekullit V para kohës së re. Ndërkaq, figura e cjapit është gjetur në rrethinën e ngushtë të Prizrenit, përkatësisht në Kompleksin e Jaglenicës, ku dikur ishte një urë, që tanimë nuk ekziston, e cila ka qenë mbi përrockën Jaglenica, që formohej (përrocka) nga ujërat që rrjedhin nga Koxhaballkani dhe rrënjëzat të tij të quajtur Pusnica. Po të pranohet se Prizreni nuk është Theranda antike, atëherë shtrohet pyetja se çka ka qenë Prizreni në antikë, pasi që në hapësirën urbane të qytetit kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë mbeturit e objekte veprimare dhe sekondare të një vendbanimi të lashtë, të organizuara dhe të urbanizuara. Për këtë dëshmojnë: – Gërmadhat e periudhës romake, të zbuluara në vitin 1964 (pastaj të mbuluara) në rrugën ‘Ali Skënderi’, përballë godinës për fiskulturë të Gjimnazit ‘Gjon Buzuku’.- Bazilika në lokacionin e tanishëm të kishës ‘Shën Premtja’. – Muret e periudhës romake te Sahat Kulla, të shndërruar në hamam në mesin e shekullit XVIII. Një prej mureve të tilla gjendet në anën e majtë nga hyrja e tanishme në Muzeun Arkeologjiktë rajonit të Prizrenit. – Ara (monumentvotiv) e shekullit II-III, e zbuluar në rrugën ‘Çlirimi i popullit’, më 1976, gjatë hapjes së themeleve të një shtëpie. – Stellat (monumentembivarrore) e shumta të periudhës romake. Në vitin 1958, epigrafi i mirënjohur dalmatin Martin Gabriçeviq, evidencoi 18 stella në lokacionet e ndryshme te qytetit, ndërsa në vitin 1979, u gjetën edhe 4 sosh, që u vendosën në Muzeun Arkeologjiktë qytetit. – Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, e kështu me radhë.

Prizreni - panoramik
Prizreni – panoramik

Nga këto fakte mund të konkludohet se lashtësia urbane e Prizrenit bie në shekullin III e bile edhe më herët. Sipas hulumtimeve të fundit arkeologjike (1992-1994), rezulton se Manastiri i Kryeengjujve, që gjendet në Kompleksin Arkeologjik dhe Kështjella e Epërme, i takojnë periudhës eneolite, përkatësisht 3000 vjet para kohës së re. Objektet kryesore të trashëgimisë kulturore Objektet e palëvizshme të Prizrenit ndahen në Kompleksin memorial të Grykës së Bizhtricës (Ura e Gurit, pastaj Ura e vjetër e Gurit në Kërëk-bunar, Manastiri i Kryeengjëjve, Kështjella e Epërm (Kalaja e Çikave), Hidroelektrana ‘Prizrenasja’, e të tjera). Kompleksi përmendor ‘Marashi’, Kompleksi monumental i Lidhjes së Prizrenit, Kalaja e Prizrenit, Kompleksi i përmendoreve në Nënkala, Kompleksi i Potokmëhallës dhe Pantelia (Bunarllëku, Bogosllovia, Kisha e Shën Gjergjit, Xhamia e Sofi Sinan-pashës, Shatërvani i Prizrenit, Kisha ortodokse e Shën Gjergji, Asketorja e Shën Nikollës, Kisha e Shën Shpëtimtarit (Shëlbyesit), Hamami i Gazi Mehmed – pashës (Bajrakli xhamia), Xhamia e Emin – pashës, Xhamia e Saraçhanes (Kukli begut), Minarja e Arasta xhamisë, Përmendorja e dhjetë patriotëve të varur, Xhamia e Myderrizit, Xhami e Suzi Çelebisë, Namazxhahxhamia (Kërëk xhamia), Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Premtës e shndërruar në xhami, Xhamia e Mustafë – pashës, Sahat-kulla, Muzeu Arkeologjik i rajonit të Prizrenit dhe Konkatedralja e Zonja Ndihmëtare – Ordinariati Ipeshkvor i Kosovës. Ndërkaq, objektet reprezentative të arkitekturës folklorike të Prizrenit janë: Shtëpia e Musa Shehzades, Shtëpitë e Sarajit, ato të Sheh Hasanit, e Shaup Pashës, e Ismet Sokolit, e Adem Agës.

(Marrë nga gazeta “Ndryshe” 26.12. 2007)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.