back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Probleme Ekonomike a Sentimentale çështja e Detit me Greqinë – nga Vehap Kola

Gazeta

Deti Jon - midis Shqipërisë dhe Greqisë
Deti Jon – midis Shqipërisë dhe Greqisë

Probleme Ekonomike a Sentimentale

çështja e Detit me Greqinë*

nga Vehap Kola

Të paktën 3 miliard fuçi naftë dhe rreth 4 deri 30 trilion metër kub gaz natyral fshihen në detin Jon dhe në jug të ishullit të Kretës.
Këtë e konfirmon në maj 2018 Yannis Bassias, Drejtor Ekzekutiv i Administratës Helene të Burimeve Natyrore. Kërkimet do të nisin rreth vitit 2021.
Fitimet për qeverisë greke (15% e të ardhurave në formë taksash dhe tarifash konçesionare) nga shfrytëzimi i këtyre rezervave pritet të arrijnë në 600 miliard euro përgjatë një periudhe 25 vjeçare.
Në vitin 2019, Greqia dha katër kontrata konçesionare me një vlerë investimi prej 140 milion eurosh për kërkimet që do të realizohen nga kompani si ExxonMobil, Greek Petroleum Consortium, Edison dhe Repsol-Hellenic Petroleum Consortium.
Qeveria greke i ka dërguar qeverisë Rama një njoftim ku e vë në dijeni se Greqia ka vendosur të zgjerohet me 12 milje në det. Në vend që edhe Shqipëria të ndërmerrte reciprokisht të njëjtin hap, Rama dhe enturazhi i tij i propagandës janë lëshuar të diabolizojnë këdo që e hap këtë temë.
Po ashtu, siç nuk do të kishte vepruar asnjë qeveri sado kuislinge, oficerët e propagandës së regjimit Rama-Veliaj po luftojnë të bindin shqiptarët se Greqia po vepron si duhet.
Edhe kritikat kryesore ndaj Ramës nisen nga motive romantike nacionaliste. Përse të na e marrë greku detin?
Ajo që nuk po diskutohet pothuajse aspak është dëmi i madh ekonomik që po i bëhet Shqipërisë nga Greqia dhe qeveria kuislinge e Ramës.
Sa janë rezervat e gazit në zonën e diskutuar?
Çfarë efektesh kanë ato vëllime tregtare në ekonominë e vendit?
Po buxheti i Shqipërisë sa humbet në dekadat e ardhshme nga qasja e Ramës për t’i lënë Greqisë dorë të lirë në pëecaktimin e kufirit detar?
Çfarë humbjesh në bilancin tregtar pëson Shqipëria nga humbja e investimeve të huaja në fazën e kërkimit të burimeve?
.
Titulli redaksional radiandradi.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.